E frikshme/ Në Lombardi kanë vdekur për dy muaj më shumë njerëz se gjatë luftës së dytë botërore

Rajoni i Lombardisë në Itali, ka shënuar më shumë të vdekur nga koronavirusi se sa gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur për emdiat vendase, komisari i Emergjencave Civile, Domenico Arcuri.

“Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shprehet ai.

“Midis 11 qershorit të vitit 1940 dhe 1 majit 1945 pra në 5 vjet në Milano kanë humbur jetën 2 000 civilë gjatë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Lombardi për 2 muaj kanë vdekur 11. 851 civilë pra 5 herë më shumë”, ka thënë ai më tej.

LEXO EDHE  Havana rihapet pa turistë

Duke parë këtë situatë, sipas Arcurit, Italia duhet të veprojë me kujdes gjatë fazës së rihapjes dhe rifillimit të jetës normale.

Italia numëron mbi 22 mijë të vdekur nga koronavirusi.