Rama: Nga nesër pas orës 13:00 të gjithë në shtëpi, të Hënën zgjatet orari i daljes

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga ora 13 e ditës së nesërme deri javës tjetër, ashtu si javët e fundit, gjithçka do të jetë mbyllur. Kreu i qeverisë kujton se të Hënën do të zgjatet fasha orare deri pasdite.

“NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00. NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI. NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkruan Rama në një postim në FB.

COVID-19/ Të Hënën nis lehtësimi i masave shtrënguese, publikohet dhe paketa e re financiare

LEXO EDHE  ‘Më përndiqte nga puna në shtëpi’/ Luana Vjollca kallëzon në polici 28-vjeçarin