• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

FSHF publikon paketën financiare për futbollin, ja si do të shpërndahen fondet

15:38 : 09/04/2020
në SPORT

Federata e Futbollit do të mbështesë financiarisht punëtorët e futbollit: futbollistët, trajnerët, arbitrat dhe gjithkënd që është i punësuar në futboll. Kjo paketë financiare u prezantua sot nga Presidenti Armand Duka dhe vjen në një kohë shumë të vështirë për futbollin në vendin tonë, si pasojë e shtrirjes së virusit Covid-19 dhe ndalimin e çdolloj aktiviteti.

Presidenti Duka theksoi se në këto ditë të vështira, “armiku” ka lëvizur shpejt dhe ka dëmtuar jetët tona, ka dëmtuar edhe komunitetin tonë sportiv. Presidenti Duka ngushëlloi familjet e atyre që humbën jetën mes të cilëve edhe ish-sportisti Skënder Kurti.

“Gjatë kësaj kohe Federata e Futbollit është munduar të jetë afër anëtarëve të saj dhe afër shoqërisë shqiptare për të minimizuar apo për të ulur atë vështirësi të jetës së mbyllur; ndryshimin e mënyrës së të jetuarit nëpërmjet lojërave, konkurseve, apo trajnimeve “online” për futbollistët për të ruajtur formën e tyre. Federata gjithashtu është solidarizuar me mjekët në Ditën Botërore të Mjekësisë duke u dhuruar mjekëve një bluzë të kombëtares; të gjithë stafeve mjekësore që shërbejnë në vijën e parë që nuk takojnë dot as fëmijët, dhe fëmijëve të tyre nga një top në mënyrë simbolike” – tha Presidenti Duka.

“Një pjesë e komunitetit tonë të futbollit, futbollin nuk e ka një pasion, por e ka profesion, me të cilin jeton dhe mban familjen. Por virusi e ka detyruar të mbyllet dhe mos ta ushtrojë. Kështu që Federata është munduar të bëjë ndërmjetësin mes punëtorit sportiv dhe qeverisë shqiptare për të arritur të kompensojë në këto ditë të vështira punonjësit sportivë, futbollistë, zyrtarë etj. Kemi qenë të pasuksesshëm për të bindur qeverinë deri më sot. Në këto kushte, Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendosur të miratojë një paketë financiare, në ndihmë të futbollistëve, trajnerëve, arbitrave dhe gjithkujt që është i punësuar në futboll. Kjo paketë financiare parashikon, dhënien e një shpërblimi, rroge, apo ndihme financiare siç mund të quhet, për një periudhë një mujore nga 15 marsi deri në 15 prill, në mënyrë të barabartë me një pagesë prej 30 mijë lekësh të rinj; nëse nuk do të rikthehemi pas 15 prillit, e njëjta paketë do të përsëritet sërish. Detajet dhe e gjithë pagesa do të bëhet direkt për futbollistët, zyrtarët apo trajnerët e futbollit që nuk kanë mundësi të kenë një pagë tjetër, pra që futbollin e kanë profesion, dhe nuk marrin një pagë nga një burim tjetër shtetëror. Federata do t’i shpërndajë direkt pagesat tek individët, në numrat e llogarive bankare, besoj se në mënyrë të shpejtë administrata (e Federatës) duke filluar nga nesër do ta realizojë shpërndarjen e tyre. Burimi financiar i kësaj pakete, është kontributi i vetë administratës së Federatës, kontributi i stafit të ekipit kombëtar, duke filluar nga trajneri i ekipit kombëtar Edi Reja dhe stafi i tij. Të gjithë pagat e larta në federatë kanë shprehur solidaritetin për t’i përgjysmuar që të plotësojmë këtë buxhet dhe do të merret një kredi financiare, sepse siç dihet kjo është diçka e paparashikuar në buxhetin tonë. Pra edhe një kredi financiare të cilën ne mendojmë ta mbulojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm” shtoi Presidenti Duka.

https://www.youtube.com/watch?v=jt44PBqznqk&feature=emb_title

Lexo edhe:

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

 

Etiketa: fondetFSHFpaketën financiare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon debat parlamentar për abuzimet me fondet IPARD: Propozim për Komision të Posaçëm

13:05 : 03/10/2025
AKTUALITET

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

21:56 : 09/09/2025
Para

Aktori i njohur i rruan kokën së bijës para se të bëjë fotot gjysmë e zhveshur

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com