E konfirmon Tottenham, Heung-Min Son do të kryejë shërbimin ushtarak në Kore të Jugut

Heung-Min Son, do të ushtrojë detyrën e tij ushtarake ndaj shtetit të Koresë së Jugut. Ushtria është e detyruar në shtetin aziatik për 2 vite, por pas fitimit të medaljes së artë të Kupës së Azisë, Son nuk do të kryejë shërbimin e plotë por do ta shlyejë atë me vetëm 1 muaj.

Lajmin e konfirmoi skuadra e Tottenham me anë të një deklarate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale.

LEXO EDHE  E mbajtën të fshehur, zbulohen 7 anëtarë të Barcelonës të prekur nga coronavirusi

Situata e krijuar nga COVID-19 ka bërë që aziatikët të shfrytëzojnë menjëherë momentin dhe të thërrasin Son për të kryer ushtrinë.  Lojtari do të kthehet në Angli në muajin maj.