Coronavirus/ Basha: 120 mln eurot e PPP-ve të shkojnë për qytetarët, Rama ka vetëm fjalë

I ftuar në Opinion kreu i Partisë Demokratike ripërsëriti  thirrjen e tij për të kryer sa më shumë testime. Ndërsa tha se është pajtuar dhe ka mbështetur masat e ashpra, ndonëse me disa prej tyre nuk ka qenë dakord, Basha u shpreh se Ministria e Shëndetësisë nuk është transparente.

Sipas tij askush nuk e di sesa kite kemi në dispozicion, dhe kjo sipas tij është shumë e trishtë. Për shefin e demokratëve, rama ka bërë vetëm demagogji .

Foli dhe për Cehk Up që sipas tij për vitin 2020 është akorduar  14 mln euro . Ndërkohë aparaturat e strerilizimit janë blerë nga shteti dhe kemi dhe një staf të stërvitur, pastaj kemi një firmë në Bolonja me një murator. Unë , tha Basha them që sterilizimi të vazhdojë. Por sipas tij nëse shteti I paguan vet punonjësit , këta pse janë marrë. 120 mln euro janë dhënë për të gjitha koncensionit. Basha tha se skemat e pastra, si ajo e inceneratorit qëndrojnë anëtarët e bandës së Lushnjës. Basha tha se këto leka tani u duhen qytetarëve ndaj nuk duhet të vazhdohet me koncesionet.

LEXO EDHE  VIDEO/ Momenti kur i riu me shpejtësi “sketerrë” çan derën e policisë në Elbasan

Edhe rruga e Arbrit duhet bërë, por sot kur ti nuk ke lekë nuk duhet bërë.

Në kushte e emergjencës tha Basha të gjitha duhet të pezullohen, por jo vetëm me fjalë gojë, sepse unë vendim nuk kam parë tha ai. Në këto kushte, tha Basha vetëm dializa nuk mund të ndërpritet.