• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fituesi i paracaktuar/ Ministria e Shëndetësisë, tjetër tender ‘sekret” 1.5 milionë euro për monitorë

12:28 : 04/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një tender për blerjen e 240 monitorëve për aparaturat mjekësore, me vlerë rreth 1.5 milionë euro, është mbyllur mbrëmjen e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, në mungesë të plotë transparence.

Në kuadër të masave emergjente për sigurimin e aparaturave mjekësore, me qëllim përballimin e epidemisë COVID-19, institucioni i drejtuar nga Ogerta Manastirliu, ka shpallur mbrëmjen e së Enjtes (dt.2 Prill 2020) një tender 24 orësh, për blerjen e monitorëve.

“Boldnews.al” ka mësuar nga burime konfidenciale se në tenderin, e zhvilluar me procedurë të drejtëpërdrejtë, Ministria e Shëndetësisë ka ftuar për të paraqitur ofertat e tyre 6 kompani.

Nga ftesat e Ministrisë së Shëndetësisë janë përjashtuar kompani në Shqipëri, të cilat përfaqësojnë produkte të firmave të njohura botërore, si Siemens, Toshiba, Philips, e të tjerë.

Lexo edhe:

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, numri i viktimave shkon në 930

Epidemia e heshtur/ Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

Burime e redaksisë deklarojnë se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të vlerësojë me 60% ofertën që siguron në afat më të shkurtër monitorët dhe 40% çmimin më të ulët të monitorëve.

Pra, Ministria e Shëndetësisë, për shkak të emergjencës, ka parashikuar që të vlerësonte më shumë kompaninë që i dorëzonte më shpejt.

Por, pavarësisht “urgjencës” së procedurave, “Boldnews.al” mëson se, në përfundim të procedurave të tenderit, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese.

Kjo “vonesë” ka krijuar dyshime tek ekspertët e fushës se, pavarësisht se ka deklaruar dorëzimin sa më të shpejtë të monitorëve, kompania fituese ende nuk i ka në gjendje ato.

E, për këtë arsye, është gjetur mekanizmi i “vonesës” në nënshkrimin e kontratës, me qëllimin që t’i largojë kompanisë fituese “stresin” e kohës së limituar.

Burime të redaksisë njoftojnë se tenderi është fituar nga një kompani, e cila është njohur për afërsinë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si edhe rezulton të jetë një prej konkurentëve që ka fituar tendera të shumtë gjatë mandatit të saj në krye të ministrisë.

Po ashtu, tenderat urgjentë dëshmojnë edhe për një problematikë të theksuar në menaxhimin e situatës nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Pavarësisht se pandemia COVID-19 ishte në portat e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaronin në fillim të muajit Mars se kishin marrë të gjithë masat për përballimin e pandemisë.

Por, tenderat “e urgjencës” dëshmojnë se institucionet shqiptare nuk kishin siguruara as kushtet minimale.

Në situatë emergjente, edhe pajisjet e reja mjekësore që blihen me tenderat e drejtëpërdrejtë, janë të një cilësie shumë larg asaj të nevojshme.

Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë bllokuar përkohësisht shitjen e aparaturave mjekësore, tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë, me shumë mundësi, do të sigurojnë pajisje të një cilësie shumë të ulët, nga vende jashtë Bashkimit Europian e, me shumë mundësi, në Kinë.

Etiketa: Manastirliushendetesitendera

Lajme të lidhura

BOTA

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, numri i viktimave shkon në 930

18:04 : 20/07/2026
AKTUALITET

Epidemia e heshtur/ Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

09:22 : 18/07/2026
AKTUALITET

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

10:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera!

17:34 : 03/07/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

16:23 : 19/06/2026
Para

8 lukse që Harry dhe Meghan nuk i kanë më pas largimit nga Familja Mbretërore

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet