Kohët e fundit ka pasur shumë debate në lidhje me një mesazh në Twitter të sipërmarrësit të njohur Ilon Mask (Elon Musk) sipas së cilit fëmijët kanë imunitet ndaj koronavirusit.
Deri tani, ka ekzistuar një perceptim i tillë se ndërkohë që për moshën e tretë kjo sëmundje mund të rezultojë fatale, fëmijët duket se janë të sigurt.
Megjithatë, ka pasur një sërë raportimesh sipas së cilave virusi mund të ketë efekte serioze edhe ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Lind pyetja, a infektohen fëmijët nga COVID-19? Po. Si me çdo të rritur, edhe fëmijët që ekspozohen ndaj koronavirusit mund të infektohet prej tij dhe të shfaqin simptomat tipike të virusit.
“Në fillim të pandemisë, mendohej se fëmijët nuk infektoheshin nga koronavirusi, por tani është e qartë se numri i infeksioneve te fëmijët është njësoj si te të rriturit”, shpjegon Andrju Polard (Andrew Pollard), profesor i infektimeve pediatrie dhe imunitetit në Universitetin e Oksfordit për BBC.
“Ndryshimi i vetëm është se kur ata infektohen, simptomat janë më të lehta.”