‘Mezi po e pres koronavirusin’/ Beruka tjetër deklaratë: Duhet infektuar 60 përqind e popullsisë

Kryeinspektorja e Shëndetit në Tiranë, e cila bëri bujë në media me deklaratën e saj se “mezi po e priste Koronavirusin në Shqipëri”, Areti Beruka, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë dhe po aq të çuditshme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2, ajo shpjegoi se çfarë nënkuptoi me deklaratën e disa javëve më parë, ndërsa shtoi se, duhet infektuar 60% e popullsisë që kjo e fundit të quhet e mbrojtur.

“Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji. Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur. Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e populates”, deklaroi Beruka.

LEXO EDHE  1.3 mld euro të bizneseve shqiptare janë investuar në Maqedoni/ Tabaku: Klimë mbytëse