Nga David Robson
Kërcënimi nga prekja me virusin mund të ndryshojë përgjigjet tona psikologjike ndaj ndërveprimeve të zakonshme, duke na bërë që të sillemi në mënyra të papritura.
Rrallëherë kërcënimi nga një sëmundje na ka pushtuar kaq shumë mendimet tona. Për javë të tëra, pothuajse të gjitha gazetat kanë lajme rreth pandemisë së koronavirusit në faqe të parë; radio dhe programet televizive kanë mbulim gjatë gjithë ditës për numrin e vdekjeve dhe në varësi të personave që ndiqni, rrjetet sociale janë të tejmbushura me statistika të frikshme, këshilla praktike dhe humor të errët.
Ashtu siç dhe të tjerë kanë raportuar, ky bombardim i vazhdueshëm mund të rezultojë në ankth të lartë, me efekte imediate për shëndetin tonë mendor. Por, ndjesia e vazhdueshme e kërcënimit mund të ketë efekte të tjera, më të fshehta në psikologjinë tonë. Për shkak të disa përgjigjeve shumë të zhvilluara ndaj sëmundjes, frika e ngjitjes së saj na çon të bëhemi më shumë konformistë dhe të fisëm dhe më pak pranues të ecentrizmit. Gjykimet tona morale bëhen më të forta dhe sjelljet tona sociale më konservatore kur konsiderojmë probleme të tilla si imigrimi ose liria seksuale dhe barazia. Kujtesa e përditshme e sëmundjes madje mundet edhe që të lëkundë përkatësitë tona politike.
Raportet e fundit që tregojnë ksenofobi të shtuar dhe racizëm në rritje, mund të jenë shenjat e para të kësaj por nëse parashikimet e kërkimeve shkencore janë të sakta, mund të reflektojnë ndryshime shumë më të thella sociale dhe psikologjike.
Sistemi imunitar i sjelljes
Ashtu si shumica e psikologjisë njerëzore, këto përgjigje ndaj sëmundjes duhen kuptuar në kontekstin e historikut të mëparshëm. Përpara lindjes së mjekësisë moderne, sëmundjet infektive do të kishin qenë një nga kërcënimet më të mëdha për mbijetesën tonë. Sistemi imunitar ka disa mekanizma të mrekullueshëm për të sulmuar e vrarë këto pushtues patogjenikë. Fatkeqësisht, këto reaksione na lënë të përgjumur dhe letargjik, duke nënkuptuar që paraardhësit tanë të sëmurë nuk do të kishin qenë në gjendje të bënin aktivitete thelbësore si gjuetia, mbledhjet ose rritja e fëmijëve.
Si frika nga koronavirusi po ndryshon psikologjinë tonë!
Të qenit i sëmurë është dhe shumë e shtrenjtë për psikologjinë. Rritja e temperaturës së trupit gjatë temperaturës së lartë, për shembull, është thelbësore për një përgjigje efektive imunitare, por kjo rezulton në një rritje 13% në konsumimin e energjisë së trupit. Kur ushqimi ishte i pamjaftueshëm, kjo do të kishte qenë një barrë shumë serioze. “ Të sëmuresh, dhe t’i lejosh sistemit të mrekullueshëm imunitar të punojë, është shumë e kushtueshme,” thotë Mark Schaller në Universitetin Britanik të Kolombias në Vankuver. “Është një tip siguracioni mjekësor-është shumë mirë ta kesh, por është shumë gjë e keqe kur të duhet ta përdorësh.” Çdo gjë që redukton rrezikun e infeksionit fillimisht duhet që të ketë ofruar një avantazh të dallueshëm mbijetese. Për këtë arsye, ne kemi zhvilluar një set përgjigjesh psikologjike të pavullnetshme, që Schaller i ka titulluar si “sistemi imunitar i sjelljes”, për të vepruar si një linjë e parë mbrojtje për të reduktuar kontaktin tonë me patogjene potencialë. Përgjigja e neveritur është një nga përbërësit më të dukshëm të sistemit imunitar të sjelljes. Kur në i shmangemi gjërave me erë të keqe ose ushqimeve që besojmë që nuk janë të pastra, ne instinktivisht po përpiqemi të provojmë të largohemi nga mundësia e prekjes. Thjesht ideja që mund të kemi ngrënë diçka të prishur mund të na bëjë të vjellim, duke e nxjerrë ushqimin përpara se infeksioni të ketë pasur mundësi të hedhë rrënjë. Kërkimet sugjerojnë që ne gjithashtu priremi të kujtojmë gjërat materiale që na neveritin duke na bërë që të kujtohemi(dhe shmangemi)situatave që mund të na bëjnë të infektohemi herët a vonë.
Që kur humanët janë specie sociale që kanë evoluar të jetojnë në grupe të mëdha, sistemi i imunitetit të sjelljes, gjithashtu modifikoi ndërveprimet tona me njerëzit për të minimizuar shpërndarjen e sëmundjes, duke na çuar në një lloj distancimi social instiktiv.
Këto përgjigje mund të jenë shumë të vrazhda, duke qenë se paraardhësit tanë nuk do të kuptonin dot shkaqet specifike të secilës sëmundje ose mënyrën e transmetimit. “Sistemi imunitar i sjelljes vepron në një logjik “Më mirë të ruhem, se të pendohem”, thotë Lene Aaroe në Universitetin Aarhus në Danimarkë. Kjo nënkupton që përgjigjet janë shpesh të drejtuara gabim, dhe mund të shkaktohen nga informacione irrelevante, duke shndërruar vendimet tona morale dhe opinionet politike në çështje që nuk kanë të bëjnë me kërcënimin aktual.
Prano ose largohu
Le të konsiderojmë fillimisht sjelljet tona të përgjithshme ndaj normave kulturore dhe njerëzve që i thyejnë ata.
Si frika nga koronavirusi po ndryshon psikologjinë tonë!
Eksperimente të ndryshme kanë treguar që ne bëhemi më konformistë dhe të respektueshëm ndaj rregullave kur ndihemi të kërcënuar nga një sëmundje. Schaller fillimisht bëri që të eksperimentuarit të ndiheshin të kërcënuar nga një infeksion, duke i kërkuar të përshkruanin një moment ku kishin qenë sëmurë më parë, dhe më pas i dha atyre disa teste që masnin tendencën e tyre ndaj konformizmit. Në një test, ai prezantoi studentët me një propozim për të ndryshuar sistemin e notave në universitet, për shembull-ata mund të votonin duke vendosur një monedhë në kavanozin “dakord” ose “nuk jam dakord”. Një sensitivitet i shtuar ndaj sëmundjes solli që pjesëmarrësit t’i vendosnin monedhat në kavanozin që kishte më shumë monedha brenda. Më shumë ndiqnin popullaritetin sesa të mbronin opinionin e tyre që ishte i kundërt.
Kur u pyesnin rreth llojit të njerëzve që pëlqenin, ndërkohë, pjesëmarrësit të cilët ishin të shqetësuar për sëmundjen preferonin individë më konvencionale ose tradicionalë, dhe kishte më pak gjasa për të zgjedhur njerëz kreativ ose artistikë. Siç duket çdo shenjë e të menduarit të lirë, edhe shpikjet dhe inovacioni-bëhen më pak të vlerësuara kur ka risk prekje nga sëmundja. Në disa pyetësorë, kishte më shumë gjasa të binin dakord me fraza si “të thyesh normat sociale mund të ketë pasoja të dëmshme, të paparamenduara.
Këto mund të duken shumë të largëta nga mbulimet televizive që po shikojmë sot. Por kërkuesit duket se janë shumë larg nga TV dhe mbulimi online që po përballemi sot. Por kërkuesit e universitetit të Hong Kong i kanë përballur njerëzit me skena nga filmi Outbreak, që mund ti përngjajë më shumë disa nga raportimeve të lajmeve sot; imazhet ndjellëse të pandemisë i bënë ata të vlerësojnë konformitetin dhe bindjen përpara ecentritetit dhe rebelimit.
Vigjilenca morale
Pse duhet që sistemi imunitar i sjelljes të na drejtojë në këto lloj mendimesh? Schaller diskuton se shumë nga rregullat sociale të nënkuptuara, të tilla si mënyra që duhet apo jo të përgatisim ushqimin, sasia e kontaktit social që është apo nuk është e pranueshme, dhe si të hidhen mbeturinat, mund të ndihmojnë për të reduktuar riskun nga infektimi. Në shumicën e historisë së njerëzimit, shumë norma dhe rituale i shërbejnë funksionimit të mbajturit larg të sëmundjeve, thotë Schaller. “ Njerëzit që janë pranues ndaj këtyre normave i shërbejnë shërbimit të shëndetit publik, dhe njerëzit që shkelin këto norma jo vetëm vendosin veten e tyre në rrezik por gjithashtu ndikojnë të tjerët.” Si rezultat, është e dobishme të bëhesh më i respektueshëm ndaj rregullave për tu mbrojtur nga një shpërthim i sëmundjes ngjitëse.
Si frika nga koronavirusi po ndryshon psikologjinë tonë!
E njëjta logjikë mund të shpjegojë se pse ne bëhemi më shumë vigjilentë moralisht në një trazirë të tillë. Studimet kanë treguar që kur kemi frikë se mos prekemi me sëmundjen, kemi tendencën të gjykojmë më ashpër mungesën e besnikërisë(për shembull një punonjës që flet keq për firmën e tij) ose kur shohim dikë që nuk respekton një autoritet (për shembull një gjykatës). Këto incidente të veçuara nuk do të bënin asgjë për të shpërndarë sëmundjen sigurisht, por duke ju shmangur rregullave, ata kanë dhënë një sinjal që mund të thyejnë dhe rregulla më të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë më mbrojtjen nga sëmundja.
Edhe kujtesa shumë pak të dukshme të sëmundjes mund të ndryshojnë sjelljen tonë. Thjesht duke i thënë njerëzve të qëndrojnë poshtë një dezinfektuesi bëri që pjesëmarrësit në një studim të shprehnin më shumë sjellje konservative të lidhura me respekt më të madh për traditën dhe rregullat.
Në të njëjtin studim, një kujtesë për të larë duart shpesh bëri që pjesëmarrësit të ishin më gjykues rreth sjelljeve jo konvencionale seksuale. Ishin më pak falës për shembull ndaj një çifti që kishte kryer marrëdhënie në shtratin e gjyshërve.
Frika nga të panjohurve
Përveçse na bën gjykues më të ashpër për njerëzit në grupin tonë social, kërcënimi i sëmundjes mund të na çojë të jemi më mosbesues ndaj të panjohurve. Ky është një lajm i keq nëse po del në takime me dikë. Në profilet online ose dhe në daljet ballë për ballë. Natsumi Sawada e Universitetit McGill në Kanada ka zbuluar që ne krijojmë përshtypje të para më të këqija për njerëzit e tjerë nëse kemi frikë mos na ngjisin sëmundjen. Kërkime të mëtejshme kanë treguar që njerëzit më jo tërheqës gjykohen vecanërisht më ashpër,- ndoshta sepse ne ngatërrojmë figurën e tyre me një shenjë të sëmundjes.
Mosbesimi ynë i shtuar dhe dyshimet tona do ndikojnë në përgjigjet ndaj njerëzve ose ndaj kulturave të ndryshme. Sipas Schaller, kjo gjë mund të nxitet nga frika ndaj jo konformitetit: në të shkuarën, njerëzit jashtë grupit tonë janë parë si me më pak gjasa për të ndjekur normat që ne ndiqnim për të mbrojtur popullatën nga infektimi, dhe ndaj ne kemi frikë që mund të shpërndajnë sëmundjen në mënyrë të pandërgjegjshme ose jo. Por sot, mund të shkaktojë paragjykim dhe ksenofobi.
Aaroe, për shembull, ka zbuluar që frika nga sëmundja mund të ndikojë qasjen e njerëzve ndaj imigrimit. Ajo thekson që kjo është pjesë e qasjes së sistemit imunitar të sjelljes “më mirë të ruhemi sesa të pendohemi”. “Është një keqinterpretim” që ndodh “kur mendja e zhvilluar takon multikulturën dhe diversitetin etnik në kohë moderne, të cilat nuk kanë qenë një fenomen për shumicën e historisë së evolucionit,” thotë ajo.
Si frika nga koronavirusi po ndryshon psikologjinë tonë!
Përballimi i Covid-19
Ndikimi i sistemit imunitar të sjelljes varion nga një individ te tjetri; jo çdokush mund të ndikojë në të njëjtën masë. “Disa njerëz kanë një sistem imunitar të sjelljes veçanërisht të ndjeshëm që i bën ata të reagojnë shumë fort ndaj gjërave që i interpretojnë si një risk ndaj infektimit,” thotë Aaroe. Sipas këtij studimi kërkimor, këto njerëz do të ishin më respektues ndaj normave sociale dhe më mosbesues ndaj të panjohurve sesa një njeriu normal, dhe një kërcënim i shtuar i sëmundjes vetëm do e përkeqësonte situatën e tyre.
Ne ende nuk kemi të dhëna të forta për mënyrat sesi ky shpërthim i koronavirusit po ndryshon mendjet tona-por teoria e sistemit imunitar të sjelljes sugjeron që është e mundshme. Yoel Inbar, në Universitetin e Torontos, diskuton që do të jetë një ndryshim relativisht i moderuar në opinionin e përgjithshëm të popullatës, dhe jo një ndryshim gjigand në qëndrimet sociale.
Ai zbuloi disa evidenca të ndryshimit social gjatë 2014 në epideminë e Ebolas, që u bë një fiksim i lajmeve ndërkombëtare: në një kampion në më shumë se 200.000 njerëz, sjelljet implicite ndaj meshkujve gay dhe lesbikeve u duk se u thelluan gjatë krizës. “Ishte një eksperiment natyral ku njerëzit po lexonin shumë rreth kërcënimeve të sëmundjes dhe u duk sikur i ndryshoi sjelljet disi.
Me zgjedhjet e ardhshme amerikane, është një pyetje normale nëse kjo do të ndikojë preferencat e njerëzve për kandidatë të ndryshëm ose reagimet e tyre ndaj politikave të caktuara. Schaller spekullon që do të luajë një rol të vogël, edhe pse është skeptik që do të jetë një faktor thelbësor. “Efektet më të thella mund të mos kenë të bëjnë me sistemin imunitar të sjelljes por janë më të lidhura në mënyrë direkte me perceptimin e se sa mirë zyrtarët qeveritarë po reagojnë apo jo mirë ndaj situatës,” thotë ai.
Edhe nëse këto ndryshime psikologjike nuk do të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në një nivel kombëtar, është e vlefshme të konsiderohet se si do influencohen reagimet tona personale ndaj koronavirusit. Pavarësisht nëse ne po shprehim një opinion konformist, po gjykojmë sjelljen e dikujt tjetër ose po mundohemi të kuptojmë vlerën e politikave të ndryshme të kontrollit, ne mund të vëmë në pikëpyetje nëse mendimet tona janë vërtetë rezultat i arsyetimit racional, ose nëse mund të jenë formuar nga një përgjigje e vjetër antike që ka evoluar mijëvjeçarë përpara zbulimit të teorisë së mikrobeve.