• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Godet” sërish Xhaçka/ Blen 500 mijë euro ushqime e doreza tek një kompani interneti

18:46 : 31/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar së fundmi një tjetër tender të dyshimtë, me vlerë rreth 500 mijë euro, pas atij 1.5 milionë euro, të fituar nga kompania “Eurovia” shpknj.

Kompania “Xpert System” është shpallur fituese e një tenderi pa garë, për “Blerje materiale mbrojtëse për mbështetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”.

Vlera e tenderit ishte mbi 400 milion lekë të vjetra pa TVSH (rreth 500 mijë euro në total).

Lexo edhe:

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

Ky tender është hapur më datë 25 Mars 2020 dhe është zhvilluar me procedurën e negociimit paraprak, pa shpallje, në kuadër të veprimeve emergjente për shkak të pandemisë së Cov-19.

Tenderi është mbyllur një ditë më pas, në të cilin është shpallur fitues “Xpert System”.

Në bazë të të dhënave të tenderit, kompania fituese duhet të plotësojë nevojat e forcave të Armatosura për “antiseptikë dhe dizinfektues, pompa, produkte ushqimore, klor, ujë të pijshëm, doreza njëpërdorimëshe dhe materiale mjekësore të konsumueshme”.

Por, kompania e përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Olta Xhaçka, nuk ka asnjë lloj veprimtarie që të përputhet me kërkesat e tenderit.

Kompani kompjuterash
Kompania “Xpert System” është krijuar në Mars 2015, me ortakë Renald Gova dhe Darin Gezdari.

Kompania ka si objekt të aktivitetit të saj gjithçka që lidhet me pajisjet kompjuterike. Në përshkrimin e gjatë të objektit të saj, sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), “Xpert System” merret me “Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike…”.

Gjithashtu, kompania ka në aktivitetin e saj “Shpërndarje interneti. Krijim dhe mirëmbajtje faqesh interneti. Krijim dhe shpërndarje programe kompjuterike. Konsulencë teknike dhe riparim pajisje kompjuterike dhe elektronike. Shërbim Printimi. Tregtim, import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje dhe tregtim i sistemeve të fonise, sistemeve të alarmi..”.

Pra, konstatohet lehtësisht se “Xpert System”, në aktivitetin e saj, nuk ofron asnjë shërbim për dizinfektues, produkte ushqimore, klor, ujë të pijshëm, doreza njëpërdorimëshe apo materiale mjekësore të konsumueshme, të gjitha këto mallra që kërkoheshin nga Ministria e Mbrojtjes në tenderin pa garë, me vlerë 500 mijë euro.

Është e paqartë se përser Ministria e Mbrojtjes ka përzgjedhur “Xpert System”, e cila nuk mund të ofronte shërbimin e kërkuar, referuar të dhënave zyrtare mbi aktivitetin e saj tregtar.

“Xpert System”, bileta me urgjencë për “Rozafën”
Kompania ‘Xpert System” është shpallur, së fundmi, fituese edhe e një tenderi tjetër urgjent dhe të çuditshëm, të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Shkodër, strukturë në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Në 12 Mars 2020, pra vetëm një ditë pas qeveria nxori Aktin Normativ për kufizimin e tubimeve për shkak të pandemisë Cov-19, Drejtoria Rajonale e Kulturës në Shkodër zhvillon tenderin për blerjen e 103 mijë copë bileta elektronike për hyrjen në kalanë e Rozafës.

Tenderi mbyllej një ditë pas hapjes, në datë 13 Mars, duke konfirmuar se ai ishte konsideruar si prioritet nga institucioni prokurues.

Megjithëse me një fond relativisht të vogël, rreth 8 milionë lekë të vjetra, Drejtoria Rajonale e Kulturës Shkodër kishte vendosur ta zhvillonte sa më shpejt, pavarësisht se askush nuk do të mund të hynte në Kalanë e Shkodër.

Në 11 Mars 2020, pra një ditë para tenderit për 103 mijë bileta hyrjeje për në kalanë e “Rozafës”, Qeveria miratoi Aktin Normativ nr. 2, në të cilin parashikoheshin penalitete për institucionet publike e private që organizonin aktivitete me pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Kalatë dhe muzetë përfshiheshin në këto kufizime, si vende që mbledhin shumë qytetarë. Por, pikërisht, në ato ditë, Drejtoria Rajonale e Kulturës Shkodër vendos të zhvillojë tenderin e biletave, në të cilën shpallet fitues “Xpert System”.

Etiketa: abuzimetenderaxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

22:29 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zyrtari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa i jep tendera kompanisë që themeloi vetë (Dokumentet)

15:57 : 21/09/2025
AKTUALITET

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025
Para

Britani e Madhe/ Rekord viktimash nga COVID-19, 381 të vdekur në 24-orëshin e fundit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com