Covid-19, humb jetën 77-vjeçari nga Hasi, ishte shtruar te Infektivi

Një 77-vjeçar nga Hasi ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit. Ai dhe bashkëshortja e tij prej disa ditvsh ishin shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, si pacientët e parë nga Hasi të prekur me Covid 19.

Pacienti që ka humbur jetën është 77-vjeçari R.P. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa raportohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera.

LEXO EDHE  Covid 19/ Mjeku jep alarmin: Javën tjetër mund të kemi rritje të rasteve për shkak të festës së Bajramit

Mesditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 ishte 13, ndërkohë që në 24 orët e fundit u zbuluan 20 raste të reja, duke çuar numrin e pacientëve të prekur në 243.