A do ja ngrejë traun Vuçiçi Ramës, ky është halli?

Nga Boldnews.al

Është vetëm një gjest burokrat ai që po ndodh mes kufirit serbo-kosovar ku pak kamionë me mallra janë bllokuar prej 24 orësh në pikën e kalimit kufitar serb. Një ngjarje tërësisht rutinë me “inate fëmijësh” që as nuk ngre dhe as nuk ul në politikën ballkanike, e aq më pak europiane, e kurrsesi botërore.

Bën përshtypje ndërhyrja e kryeministrit tonë Edi Rama, duke i nisur një mesazh aq të ndjerë, si dy të përballuar në kohë lufte, që i shkruajnë sho-shoqit nga llogoret që të vërshojnë plumba, predhat dhe bombat imagjinare në kokën e numrit një të qeverisë sonë.

Për të “zbllokuar” kamionët e Kosovës, Rama ynë i nis një mezazh të përzemërt, lutës dhe plot botë të thellë, mikut të tij, presidentit serb Aleksandër Vuçiç. “Aleksandar Vuçiç: Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën.

Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi”-shkruan Rama në shqip dhe serbisht këtë mesazh kaq të ndjerë, që të ngjeth mishtë dhe bën edhe “trarët” të lëkunden!

LEXO EDHE  Sistemi zgjedhor/ Manjani: Të ulet numri i qarqeve, rrit përfaqësimin dhe proporcionalitetin

Po, kryeministri gjeti kohën e tij të vyer që të merret me trarë dhe kamionë, që kurrsesi nuk tregojnë ndonjë konflikt në kohë coronavirusi mes dy vendeve të trazuara Kosovë-Serbi. Sipas mediave kosovare, është një ngjarje mëse rutinë që ekziston prej kohësh mes dy vendeve, për më shumë nuk tregon asgjë, kur ditën e nesërme Kosova do të heqë taksën 100 % për lëndën e parë që vjen nga Serbia.

Rama nuk pati kohë, dëshirë jo e jo, madje e fshehu deri në përulje reagimin ndaj mikut Vuçiç kur ai vizitoi Shqipërinë e pas tërmetit dhe nuk iu tha asnjë fjalë që minimalisht të kërkonte ndjesë se ishte shprehur se Maskra e Reçakut nuk ekzistonte. Aty ku gjymtuan, vranë dhe therën 46 kosovarë nga arma e terrorit serb.

Kjo e traut qenka me fort rëndësi dhe kryeministri ynë Edi Rama, që është konsideruar nga Vuçiç si “lider global” dhe kjo tallje e presidentit serb Edit tonë i ka pëlqeyr, sa ka nisur ta besojë, sot kthehet në përçundnim të një kreu qeverie, që nuk ul vetëm veten, por një komb.

Mos të habitet asnjë qytetar nesër kur Vuçiç ta ngrejë traun për Ramën. E të dy pastaj të nisin një “letërkëmbim” mirënjohje, ndjesie të thellë, duke e mbajtur atë “tra” si simbolin e përhershëm të një miqësie personale që asesi nuk solli paqe shtërore, e as popullsie.