• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letër miqve të mij të Vetëvendosjes: Revoltohuni!

11:40 : 30/03/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë përmes një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë ju që nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh.

Ata po ju kritikojnë për gjithçka.

Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror.

Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë?

Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie ulëritëse.

Lexo edhe:

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

Ai se nuk përkulni shtyllën kurrizore ndaj një kaste, që ose i ka duart me gjak, ose xhepat me euro, ose të dyja këto së bashku.

Ai se shprehni hidhërimin dhe dufin tuaj, se si kjo pakicë, me një grusht të ndyrë shteti parlamentar, përmbysi vullnetin për ndryshim të votuesve të 6 tetorit.

Ai se nuk pranoni dot, që kjo bandë të uzurpatorësh, të dojë sërish të shmangë zgjedhjet, duke e lënë Kosovën peng të një qeverie të pavotuar dhe duke rifutur në institucione të njëjtat fosile që zvarriten aty prej dy dekadash.

Natyrisht edhe unë, ashtu si kushdo, e kam parë lumin e zhgënjimit tuaj në rrjetet sociale. I kam lexuar etetiketimet e forta që i keni vënë gjithësejcilit, i kam ndjekur denoncimet për ata që i ndryshojnë qëndrimet sipas flladit të parë që fryn në horizont.

Pikërisht për këto po ju akuzojnë, duke u shqetësuar se, në origjinë të dhunës është fjala, se në gjenezë të fashizmit është gjuha e urrejtjes, se në fund të fundit, diktaturat kanë në bazë atmosferën e një linçimi publik.

Por, ata harrojnë se, në këtë rast, gjuha e ashpër është vetëm kundërreagim ndaj dhunës së një kaste, se revolta është kundërshtim ndaj instalimit të regjimit të një pakice, se po, historia njeh vërtet edhe raste kur diktatura mund të vijë nga fjala, por se rëndom ajo buron nga vullneti i një grushti maskarenjsh, për të mos lëshuar me asnjë mjet privilegjet e tyre.

Pra, gjithëkush që është përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruan ju si rrezikun më të madh, pasi do të fshehi krimin e vërtetë, ju etiketon si fajtorët kryesorë, pasi s’ka forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë.

Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni?

Duan që të rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave.

Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie.

Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet.

Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën.

Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët.

Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës.

Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën.

Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror.

Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë.

Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti’u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë.

Natyrisht, unë e di se kjo fortunë në gotë, e stisur në sallonet meskine të Prishtinës, nuk ju bën aspak përshtypje.

Ju që keni parë shokët të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s’keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerëzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti’a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale.

Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë.

Prandaj, kjo letër për ju, nuk është një mbështetje, në kohë të vështrirë, sepse për të nuk keni nevojë.

Ajo është më tepër një thirrje për të hapur sytë ndaj atyre që nuk kuptojnë. Për të shkundur nga përgjumja idiotët e dobishëm, që e shohin të keqen tek gjuha dhe zemërimi juaj. Për të ndërgjegjësuar ata që nuk e dallojnë dot kontradiktën e vërtetë, atë të rikapjes së shtetit prej një grushti uzurpatorësh dhe rezistencës suaj të çfarëdollojshme për të ngritur barikada ndaj kësaj.

Në këtë kuptim, revolta juaj, me çdo kosto dhe me çdo çmim, është një nga vlerat e rralla të asaj shoqërie të re që po tentoni të ndërtoni.

Në çdo formë të saj, ajo është një aspiratë dhe një shpresë.

Ajo përbën një rast unik, jo vetëm për Kosovën, por pothuajse për të gjithë këtë rajon, që po tregon se e ka më të lehtë të nënshtrohet, sesa të mendojë.

Ajo është një rreze drite edhe për shqiptarët e pjesës tjetër të kombit, të dorëzuar ndaj rotacioneve që s’prodhojnë transformin edhe për serbët që përshtaten me lehtësi nga diktatura e Millosheviçit tek regjimi i Vuçiçit edhe për malazezët që durojnë prej tre dekadash sundimin e një familjeje të vetme.

Ndryshe nga ç’ndodh përreth, ju keni shancin real dhe privilegjin historik për të qenë faktor i ndryshimit.

Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla, se sa e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës. /Lapsi/

Etiketa: BushatileterVV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

09:23 : 30/05/2025
AKTUALITET

Bushati: Humbësit më të mëdhej të zgjedhjeve, janë ‘palaçot’ e SPAK

22:13 : 19/05/2025
AKTUALITET

Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

20:28 : 16/05/2025
AKTUALITET

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025
Para

"Nuk duam të kemi të ardhmen në depresion!"/ Thirrja e zëdhënëses së PD: Fëmijët po jetojnë me stres

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com