Pas dyerve të mbyllura, në Kinë rritet dhuna në familje

Më 19 shkurt, Shi, një 23 vjeçar banor në Shenzhen, donte të dilte për të pirë. “Në kushte katantine nuk është koha për këtë,” i tha e dashura e tij, zonja Cao. Kështu që ai vendos të pijë në shtëpi. Dhe detyron edhe partneren ta shoqërojë. Ajo nuk pranon. Ai e rrah, e përplas për muri dhe kërcënon se do ta mbysë. Kjo para se të flinin gjumë.

Në 7 të mëngjesit, zonja Cao shkoi në komisariat. “Pse ta dëmtosh mikun tënd në këtë situatë?”, i sugjeroi polici. Në Kinë që nga maji 2016, dhuna në familje është një krim i dënueshëm me ligj. Ajo nis të dalë, por një polic i dytë i thotë që së pari të shkojë në spital.

Nga mbingarkesa në spitale nuk ka vend. Ajo përfundoi duke kërkuar në Spitalin Shenzhen të Universitetit të Hong Kong-ut. I masin temperaturënj: 37.6. Mos ka koronavirus? I bëjnë një provë ekzaminimi.

Nuk ka asgjë. Në shtëpi e pret rrahja e dytë. “Si mund të shkosh në spital këto ditë!” Vizitë tjetër në komisariat. Njësoj si herën e parë. Polici kërkon të thërrasë të dashurin për pajtim. Zonja Cao nuk pranon.

Kthehet në shtëpi, dhe e shkruan dëshminë e saj në mediat sociale më 26 shkurt. Dhjetëra mijëra njerëz e mbështesin atë. Të nesërmen, policia i kërkoi falje publike dhe e dënoi z. Shi me pesë ditë paraburgim dhe gjobë në 30 euro.

LEXO EDHE  “Ça kujtoni ju mor legena? Do tallni b**** me djersën time”/ Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

Ndërsa, në fillimin e krizës së koronavirusit, shumë bënin ironi për shënimin e kulmit të lindjeve, që do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme në vjeshtë në Kinë, në vend ka edhe një realitet krejtësisht tjetër. “Stacioni Policor i Qarkut Jianli (Hubei) regjistroi 162 raporte të dhunës në familje në shkurt. Tre herë më shumë se në shkurt 2019. Dhe në janar, numri i rasteve ishte sa dyfishi i një viti më parë.

Sipas statistikave tona, 90% e rasteve të dhunës janë të lidhura me pandeminë Covid-19,” tha në fillim të marsit Ëan Fei, një ish oficer policie që themeloi një shoqatë kundër dhunës në familje. Sipas China Daily, edhe një qark tjetër në Hubei, Qianjiang, gjithashtu raporton dyfishimin e rasteve të dhunës në familje krahasuar me vitin 2019. “Dhuna në familje nuk është një fenomen i ri.

Por gjatë epidemisë dhe mbylljes, të shkosh në spital ose në polici është edhe më e vështirë,” tha Guo Jing, një punonjës social, i cili  dyshon se rastet janë shumë më tepër nga se raportohen. Kriza e SARS në vitin 2003 ka patur të dhëna të ngjashme të këtij fenomeni, i cili edhe në atë kohë pati pësuar rritje të ndjeshme. /Le Monde

/Përgatiti: Mapo.al/