• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E mban mend njeri “mantunë”? / Vaksina kundër turbekulozit po studiohet për t´u mbrojtur nga Covid 19

08:05 : 29/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Vaksina që kemi bërë si fëmijë në atdhe kundër turbekulozit po studjohet seriozisht nga shkencëtarët si mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit

Mbi 1,000 mjekë, infermierë e punonjës të shërbimit shëndetësor në Hollandë po marrin vaksinën BCG si provë për të parë nëse i mbron gjatë punës në luftë me infeksionin e ri që po tmerron botën.

Në mënyrë të ngjashme, grupe të këtyre profesioneve në SHBA e Australi po e marrin në formë mbrojtjeje të mundshme vaksinën në fjalë.

Në fakt, lidhja më e thjeshtë që i shkon mendja njeriut është se si turbekulozi edhe koronavirusi godasin ashpërisht mushkritë.

Një shkrim në revistën “Shkenca” (Science) flet për interesin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve për vaksinën e vjetër 100-vjeçare që solli shpëtimin nga turbekulozi. (https://www.sciencemag.org/neës/2020/03/can-century-old-tb-vaccine-steel-immune-system-against-new-coronavirus).

Lexo edhe:

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka nxjerrë 33 fitues të çmimit Nobel e që ka prodhuar një vaksinë me këtë bazë po fillon një program masiv vaksinimi për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor që janë më të rrezikuarit.

Një analizë e botuar nga Research Gate tregon se vendet ku vaksina kundër turbekulozit është ende e detyruar dhe universale, përfshi edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve. Që mund të shpjegojë se pse në Kinë të rinjtë nuk kanë pasur probleme që po shihen në Itali, Europë e SHBA mes të rinjve. Në vendet perëndimore zhdukja e turbekulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme.

Sipas kësaj analize edhe përhapja në vendet ku ende është e detyrueshme dhe universale ka qenë shumë më e ndagalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, MB, e Spanja ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt. (Përjashtimi këtu është Wuhani dhe kjo lë mënjanë masat ekstreme të Kinës autoritare që mund të kenë qenë një faktor i jashtëzakonshëm në luftën ndaj virusit.)

Sipas kësaj llogjike, kjo është arsyeja pse ndonëse Shqipëria është gati një provincë e Italisë në kuptimin e udhëtimeve të shumta mes dy vendeve përhapja në Shqipëri ka qenë shumë me e ngadalshme se në Itali.

Shqipëria e ka ruajtur vaksinimin universal kundër turbekulozit, të paktën si është trashëguar si praktikë që nga Shqipëria komuniste. (Nuk mund të flas sot për zbatimin rigoroz të regjimeve të vaksinimit se demokracia e liria vjen edhe me mundësinë për t’iu shmangur apo zbutjen e praktikave të detyruara.)

Në Amerikën Latine, Ekuadori ishte i vetmi vend që nuk e ka pasur vaksinimin universal kundër turbekulozit. Numri i vdekjeve aty nga koronavirusi për çdo një million vetë janë: Ekuadori 2, Kolumbia 0.08, Peruja 0.3, Brazili 0.3.

Kjo si çdo rrugë tjetër që po ndiqet nga shkencëtarët është ende për t’u parë se ku do të çojë.
Një gjë që e dinë mesiguri është se forca e çdo vaksine bie me kalimin e viteve që mund të jetë arsyeja se pse në Kinë, për shembull, pleqtë kanë vdekur nga vaksina dhe fëmijët jo.

Sipas shkencëtarëve, edhe nëse vaksina BCG nuk e zgjidh punën e koronavirusit ajo mund të forcojë imunitetin e trupit në përgjithësi.

“Vaksinat në përgjithëi e rrisin përgjigjen imunitare specifike ndaj patogjenit që marrin në shënjestër, për shembull me antitrupa që ndalojnë dhe neutralizojnë një lloj virusi po jo të tjerë. Mirëpo, BCG mund të shtojë aftësinë e sistemit imunitar që të luftojë edhe patogjenë të tjerë përveç bakteries TB…”, shkruan veç të tjerash revista “Shkenca”.

Shkencëtarët danezë Peter Aaby dhe Christine Stabell Benn, që jetojnë dhe punojnë në Afrikë kanë vënë re se vaksina kundër turbekulozit pengon rreth 30% të të gjitha patogjeneve të njohura nga njeriu, përfshi edhe viruseve, gjatë vitit të parë pasi është bërë.

Ka pasur argumente kundër këtij përfundimi. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që kanë vënë në dukje se vaksina BCG kishte ulur shumë vdekshmërinë mes fëmijëve, mendon se më shumë prova duhet për të vërtetuar këtë propozim.

Të gjitha këto lloj zhvillimesh duhet të trajtohen me kujdes. Vështirë se do të ketë përgjigje bindëse për këto përpjekje pa kaluar disa muaj. Kështu që autoritetet besojnë se e vetmja përgjigje për disa vende e hapësira, si Neë York-u mbetet për momentin ngadalësimi i përhapjes që mund të sigurohet mbajtja e numrave të sëmundjes të përballueshme nga kapacitetet e sistemit shëndetësor. Deri në një lajm më të mirë. /Illyriapress/

Etiketa: COVID 19turbekulozivaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
Para

Covid 19, shërohen edhe 7 pacientë / Numri total shkon në 40

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com