A ndihmon ilaçi kundër malarjes në luftën kundër koronavirusit?

Në Francë shkencëtarët po diskutojnë nëse ilaçi klorokuinë (chloroquine), që lufton malarjen, ka vërtetë efekt kundër koronavirusit nëse miksohet me barna të tjera.

Didier Raoult, mikrobiologjist, i cili drejton pavionin e sëmundjeve infektive në një spital të Marsejës, pretendon me një studim të dytë se duke trajtuar 80 pacientë me hidroksi-klorokuinë ka pasur rezultate të tjera pozitive – 4 nga 5 pacientë shfaqën përmirësime.

Më herët ai e kishte përdorur klorokuinën bashkë me disa barna të tjera (antibiotikë dhe azithromicinë – trajton pneumoninë) për 6 ditë në 24 pacientë – treçerekut të pacientëve iu largua virusi.

Më 21 mars pretendimi i Dr.Raoult u përcoll me një postim në Tëitter edhe nga Donald Trump.

“Hidroksiklorokuina dhe azithromicina, të marra së bashku, kanë shanse reale të jenë faktorët kryesorë të ndryshimit të historisë së barnave […] shpresoj të vihen në përdorim sa më parë, njerëzit po vdesin, [ju të agjencisë së barnave] lëvzini shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë.”

Megjithatë pretendimet e Raoult janë vënë në diskutim nga komuniteti shkencor. Për rezultatet e tij ka kritika pasi nuk janë zbatuar protokollet shkencore të studimit.

Shkencëtarët druajnë për efektet anësore që mund të ketë bashkimi i këtyre barnave.

Profesori Francois Balloux nga Universiteti i Londrës e cilësoi të cekët rezultatin e arritur duke e vënë në diskutim me faktin se pacientët e Dr. Raoult kishin simptoma të lehta nga koronavirusi.

Dr. Philippe Gautret, i cili ishte pjesë e ekipit të Raoult, pranoi se ata përdorën preparatin e ilaçeve vetëm tek “pacientët të cilët nuk kishin treguar shenja të sëmundjes pas shtrimit në spital”.

LEXO EDHE  Një sapun nën çarçaf para gjumit, ja për çfarë shërben

Klorokuina dhe hidroksiklorokuina, tregtohen si barn me emrin Plaquentil, por nëse personalitete si Trump e kanë cilësuar këtë barnë si kyçe në luftën kundër koronavirusit, Dr. Anthony Fauci, nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara e ka cilësuar si “qesharake”.

Në SHBA, të paktën një person ka vdekur nga vetë-prodhimi i një preparati klorokuine, por që nuk ishte preparat farmaceutik, por një ilaçi që kryesisht përdoret për pastrimin e rezervuarëve të peshkut.

Me rritjen e frikës nga pandemia, në tregje ka pasur blerje të shumta ilaçesh që trajtojnë malarjen dhe artritin.

Sipas studimit Raoult, 65 nga 80 pacientët e trajtuar me miksimin e ilaçeve janë përmirësuar dhe kanë dalë nga spitali në një mesatare prej më pak se pesë ditësh.

Një pacient i moshës 74 vjeç ishte ende në kujdesin intensiv dhe një tjetër i moshës 86 vdiq.

Por kritikët e tij thonë se rezultatet janë mjaft tipike për virusin.

Dy studime kineze kanë treguar se “10 ditë pas fillimit të simptomave, 90 përqind e njerëzve që kanë një formë të moderuar (të sëmundjes) kanë një ngarkesë virale të kontrolluar”, tha për AFP epidemiologia Dominique Costagliola, nga instituti francez i kërkimit shëndetësor.

“Fakti që ata i morën këto rezultate duke përdorur hidroksilkolinë “nuk e bën çështjen për efektin e tij”, tha ajo. /Exit.al