• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtare/ Këshilli i BE miraton hapjen e negociatave, 6 parakushte për Shqipërinë

10:16 : 27/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Krerët e vendeve të BE-së konfirmojnë përfundimet e ministrave të Jashtëm të BE-së për hapjen e negociateve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Drejtuesit e vendeve anëtare të BE-së zhvilluan një videokonferencë informale, të enjten në darkë, ku diskutuan për procesin e zgjerimit dhe krizën e koronavirusit.

Ata kanë miratuar dokumenti e dakordësuar më parë nga ministrat e jashtëm, më 25 mars, për zgjerimin.

“Ne mbështesim përfundimet e Këshillit të Evropës të hartuara më 25 mars mbi procesin e zgjerimit të BE-së”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të kryeministrave të vendeve anëtare.

Referuar dokumentit, për Maqedoninë e Veriut negociatat hapen pa kushte, ndërsa në rastin e Shqipërisë janë 6 parakushte, ku tre më thelsorët mbeten reforma zgjedhore, ajo në drejtësi si dhe riatdhesimi i azilkërkuesve.

Lexo edhe:

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

Pas vendimit ka ardhur reagimi nga SHBA.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, thotë se SHBA mirëpret vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me të dy vendet dhe i siguron ata që do të kenë mbështetjen dhe partneritetin e SHBA-ve në çdo hap.

“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partneri juaj në çdo hap që do hidhni”, shkkruan Pompeo, në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës, përmes një deklarate shprehet se “me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane”.

“Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend.

Vendimi i Këshillit është më shumë se një shenjë besimi që i jepet vendit tonë, Shqipërisë. Në fakt, është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Qeveria Shqiptare do ta realizojë duke përmbushur në kohë dhe si duhet të gjitha kërkesat, në përputhje me pritshmëritë e procesit të anëtarësimit në BE.

Vendimi i Këshillit është gjithashtu një njohje e qartë e përparimit të konsiderueshëm në zbatimin e agjendës së BE-së.

Ne mirëpresim miratimin nga Këshilli për vazhdimin e procesit të zgjerimit në bazë të Komunikatës së Komisionit për metodologjinë e re “Pasurimi i procesit të negociatave – Një perspektivë e besueshme në BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo do ta bëjë procesin më të besueshëm, të parashikueshëm dhe dinamik. Shqiperia është totalisht gati për të plotësuar kërkesat të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Sipas ministrisë, vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë rajonin.

“Vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë; në fakt është edhe një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, duke treguar se agjenda e zgjerimit funksionon akoma dhe se e ardhmja e rajonit është në familjen evropiane.

Shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona për shtetet anëtare të BE-së, për Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Shërbimin e Jashtëm të BE-së, që bënë të mundur arritjen e këtij vendimi për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria do të vijojë agjendën e saj të reformave me përkushtim të palëkundur.

Shqipëria do të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe do të vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.”, përfundon njoftimin e saj Ministria e Jashtme.

Etiketa: BEnegociataShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
Para

Hyrje- daljet në shtëpi/ IShP: Si të veproni për të mbajtur larg koronavirusin

TË GJITHA

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com