• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masat/ Izolimi i qytetarëve dhe shprehja lapidar e Agollit mbi “kokën e çmendur”

14:10 : 27/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ashpërsimi i masave të izolimit, thuajse deri në ekstremin e mbijetesës, po forcon bindjen e qytetarëve mbi paaftësinë dhe keqmenaxhimin e situatës shëndetësore nga ana e qeverisë së Edi Ramës.

Kryeministri Rama ka urdhëruar marrjen e masave të reja për javën e ardhshme, gjatë të cilës do të dali nga shtëpia vetëm një person, pasi të jetë pajisur me leje të posaçme.

Ndërkohë, me një kokëfortësi ekstreme dhe në kundërshtim të hapur me sugjerimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shefi i qeverisë vijon të deklarojnë se testimet për korona-virusin do të vijojnë të jenë në shifra të limituara, vetëm tek ata që konsiderohen “të dyshuar realë”.

Nga njëra anë forcimi i masave të izolimit dhe nga ana tjetër numri i ulët i testimeve, janë tregues të qartë se kryeministri Rama e ka situatën tërësisht jashtë kontrollit, përtej shprehjeve të tij emocionale se “po bëhem copash përditë për popullin”.

Lexo edhe:

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të testimeve, krahasuar me vendet e rajonit e më gjerë.

Qeveria ka zgjedhur që të zhvillojë një numër të kufizuar testesh për korona-virus, me qëllim që të mos mbingarkohet sistemi spitalor, i cili gjendet në situatën më të vështirë pas strategjive tërësisht të gabuara dhe me sfond korruptiv të fondeve për atë sektor.

Nëpërmjet numri të ulët të testimeve, spitalet shqiptare, me shumë mundësi, do të jenë në gjendje të përballojnë përkohësisht fluksin e pacientëve të prekur nga virusi.

Por, kjo metodë, tërësisht e gabuar, duket se është edhe shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare. Ndërkohë që Edi Rama synon të mburret me shifra të ulëta të të prekurve falë “masave të tij”, nga ana tjetër, shtohet rreziku që personat e infektuar dhe të patestuar, të përhapin virusin në një masë shumë të madhe të popullsisë.

Në rast se konfirmohet ky skenar i errët, nuk është më thjesht paaftësi, por edhe kriminale.

Për t’u shpëtuar pasojave politike, pasi gjendja e qytetarëve nuk duket se është në planin e tij primar, Rama ka zgjedhur që të izolojë thuajse 80 përqind të qytetarëve shqiptarë gjatë ditëve të ardhshme (do të ketë leje-dalje për një person në familje me mesatarish 4-5 persona).

Për fatin e keq të shqiptarëve, Edi Rama ka zgjedhur të dëgjojë vetëm veten- ai refuzon të dëgjojë sugjerimin e OBSH-së për “testime, testime, testime”.

Ai ka vendosur të refuzojë paralajmërimin tjetër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që “izolimi social” nuk është zgjidhja para korona-virusit. Zgjidhja është testimi, identifikimi i të prekurve, izolimi i tyre dhe shërbimi shëndetësor.
Kjo është zgjidhja që rekomandon OBSH-ja. Por, zbatimi i rekomandimit kërkon që një shtet të ketë primarë shërbimin shëndetësor për qytetarët. Në Shqipëri, fondet e Shëndëtësisë kanë shkuar për oligarkët e koncensioneve.

Dhe, për të “respektuar” klientët qeveritarë, Edi Rama po bën përpjekje maksimale-po izolon shumicën absolute të qytetarëve për të mos prekur qindra-milionë eurot e koncensionarëve.

Rekomandimet e OBSH-së, natyrisht, nuk vlejnë përballë sjelljes së kryeministrit Edi Rama. Për situatën aktualë, më shumë duket se është aktuale vargu i Dritëro Agollit “një kokë e çmendur, të gjithë i çmend!”

Etiketa: agollimasatRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Ja si po i kalojnë ditët në izolim familja Obama

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com