• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sëmundjet që rëndojnë shqiptarët, duhet të kenë kujdes nga Covid-19

07:34 : 24/03/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Ashtu si shumica e vendeve europiane, barra e sëmundjeve në Shqipëri anon më së shumti nga çrregullimet e aparatit të qarkullimit të gjakut dhe tumoret.mjeket-600×360

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 këto dy sëmundje ishin përgjegjëse për 70 për qind të vdekjeve në vend. Duke qenë se këto dy sëmundje kanë përhapje gjithnjë e në rritje, mjeket sugjerojnë që të jenë më të kujdesshëm ndaj Covid 19. Statistikat që ka prodhuar Kina dhe Italia tregojnë se të vdekurit nga Covid-19 më së shumti vuanin nga këto sëmundje.

Në vitin 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.804, duke shënuar 428 vdekje më pak se në vitin paraardhës me një ulje prej 1,9 %. Numri mesatar i vdekjeve natyrore çdo ditë është rreth 60.

Vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %. Në vitin 2018 ndërruan jetë rreth 11.6 mijë persona nga kjo sëmundje, ose rreth 32 në ditë.

Brenda grup sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 31,7 %, “Sëmundjeve kronike të zemrës” me 27,2 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,3 %.

Lexo edhe:

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Në vitin 2018 ndërruan jetë 3,695 persona nga kjo sëmundje, ose rreth 10 në ditë.

Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %.

Vdekjet nga grup sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, shënon një rritje prej 3,4 %, krahasuar me vitin 2017. Në këtë grup, 50,0 % të rasteve e zënë vdekjet mbi moshën 84 vjeç dhe shkaku specifik i vdekjes “Vdekje nga pleqëria” zë 97,2 % të vdekjeve në këtë grup.

Në Itali, sipas Institutit shëndetësor Italian (ISS), sëmundjet e vërejtura në mesin e pacientëve që vdiqën nga koronavirusi shpesh janë të shumta. Të dhënat janë studuar në në 268 nga 1016 të ndjerë (26.4% e kampionit së përgjithshëm). Numri mesatar i patologjive të vërejtura në këtë popullatë është 2.7 (mesatarja 2, Devijimi Standard 1.5). Në përgjithësi, 3 pacientë (1.1% të kampionit) kishin 0 patologji, 7 (26.1%) kishin 1 patologji, 69 kishin 2 patologji (25.7%) dhe 126 (47.0%) kishin 3 ose më shumë patologji.

Shqiptarët kanë barrë të lartë sëmundjes, Koronavirusi i rrezikon

Me gjithë mangësitë në statistikat e treguesve të shëndetit të popullatës, trendi tregon për rritje të shpejtë të sëmundjeve të zemrës, tumoreve, diabetit etj., gjatë viteve të fundit, teksa ekspertët lajmërojnë për një përkeqësim të mëtejshëm në vitet e ardhshme si rezultat i plakjes të popullatës.

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%.

Nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014, të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona (për 10 mijë banorë) pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave.

Të dhënat nga portali global www.healthdata.org tregojnë se në fund të 2015-s, shqiptarët kishin barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon, gjithashtu edhe vdekshmërinë më të lartë për çdo diagnozë. Shqipëria renditet në zonën e kuqe për vdekjet e parakohshme, të cilat ishin mbi parashikimet.

Vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Europës Juglindore referuar Barrës Globale e Sëmundjeve, gjithashtu tumoret janë në rritje. Përpos shifrave të frikshme të rritjes së nivelit të sëmundshmërisë, shqiptarët kanë bërë përpara me jetëgjatësinë. Për vitin 2015, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 76,1 vite për meshkujt dhe 79,7 vite për femrat. Në vitin 1990, jetëgjatësia për femrat ishte 71 vjeç dhe për meshkujt 67 vjeç.

Por ekspertët në Institutin e Shëndetit Publik pohojnë se rritja e jetëgjatësisë lidhet me përmirësimin e nivelit të jetesës në popullatën shqiptare, por nga ana tjetër, rritja e barrës së sëmundjeve tregon për nivelin e lartë të pabarazisë dhe një nivel më të lartë të diagnostikimit. Doktor Petrit Mali, mjek pneumolog, thotë se për sëmundjet respiratore që janë shkaktari i tretë i vdekjeve në botë, por edhe në Shqipëri ka avancuar trajtimi, duke e rritur ndjeshëm jetëgjatësinë për të sëmurët e kësaj kategorie. Dy dekada më parë, sëmundjet e mushkërive shkaktonin vdekje të parakohshme në fillimet e moshës së tretë. Por diagnostikimi i hershëm dhe avancimi i trajtimit mjekësor bën sot që kjo kategori pacientësh të ketë jetëgjatësi shumë më të lartë.

Por situata shihet të jetë përkeqësuar në shtimin e rasteve të kancerit. Edmond Gashi, mjek në klinikën onkologjike në QSUT, pohon se vitet e fundit janë shtuar rastet tumorale sidomos në moshat e reja. Ato tipologji tumoresh që ishin karakteristikë e moshave të vjetra, kanë zbritur te moshat e reja. Femrat gjithnjë e më shumë po preken nga kanceri i gjirit dhe i uterusit, ndërsa meshkujt nga prostata.

Burimet në onkologjik pohojnë se rastet me kancer janë dhjetëfishuar vitet e fundit dhe statistikat nuk janë të sakta. Shumë persona operohen dhe diagnostikohen jashtë, ndërsa ka shumë raste nga Kosova që trajtohen në Shqipëri. Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se po preket grup mosha e re 20-40 vjeç. /Monitor/

Etiketa: COVID 19semundjeshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

08:23 : 29/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
SHENDETI

Si ta kuptoni se dhimbja juaj e kokës lidhet me diabetin

15:22 : 27/06/2025
AKTUALITET

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

20:41 : 22/06/2025
AKTUALITET

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

12:41 : 21/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
Para

Kosovë, arrin në 61 numri i të prekurve nga Covid 19

TË GJITHA

SHBA/ Shpenzimet ushtarake arrijnë majat, një trilion dollarë në vit për Pentagonin

12:42 : 29/06/2025

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025

Parma tërhiqet për Ardian Ismajlin, klubi tjetër italian mbetet kandidati kryesor

12:26 : 29/06/2025

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025

Musk kritikon sërish projektligjin fiskal të Trump: Shkatërron ekonominë e vendit tonë!

12:14 : 29/06/2025

Pogba firmos me Monacon mes lotësh, i rikthehet futbollit pas 2 vitesh mungesë (Video)

12:03 : 29/06/2025

Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho

11:50 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com