• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

COVID-19/ Meta: Shqipëria ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur në kontroll krizën

21:07 : 24/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Përballë”, të gazetarit Lutfi Dervishi, ka kërkuar që qytetarët të respektojnë me disiplinë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kreu i Shtetit tha në RTSH se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohë masat e marra deri tani, parashikimi për një plan më afatgjatë, skenarët e ndikimit në ekonomi.

Meta foli dhe për takimin me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke iu referuar situatës në Itali theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë.

Ai deklaroi se kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

“Bashkëpunimi edhe brenda vet çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vet familjes për të bërë përsëri të njëjtën gjë, pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Lufti Dervishi: Z.Presidenti, ju dje njoftuat që keni ndërmend të thërrisni mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një organ konsultativ. Kjo mbledhje do të jetë virtuale apo do të jetë këtu në selinë e Presidentit të Republikës?

Lexo edhe:

Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

EMRI/ Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

Presidenti Meta: Do të ketë në konsideratë situatën e veçantë dhe respektimin edhe të distancave sociale për këtë rast.

Cila është arsye le të themi apo gjëja që ju shqetëson më shumë ose problemi kryesor që kërkoni të diskutoni në këtë mbledhje?

Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare.

Ju keni takuar Ministren e Shëndetësisë në Presidencë. Çfarë ju ka shqetësuar pas takimit me të, pas informacionit që keni marrë prej saj?

Nuk mund të them se kam patur ndonjë shqetësim pas takimit, ndoshta më shumë shqetësime kam patur para takimit. Kemi diskutuar të gjitha shqetësimet që unë kam patur vetë apo edhe nga informacionet që qarkullojnë.

Kam transmetuar disa shqetësime për të cilat kam vënë re që ka patur një gatishmëri për t’iu përgjigjur, sidomos në drejtim të marrjes së masave të jashtëzakonshme për të mbrojtur personelin tonë të shëndetësisë, që është në vijën e parë të përballimit të këtij virusi, si përsa i takon marrjes së masave shtesë për përballimin e kapaciteteve të shtuara për realizimin e terapisë intensive në rastet kur do të jetë e domosdoshme, por edhe për përgatitjen e të gjithë ambienteve të përshtatshme që do të jenë të domosdoshme për një karantinim të sigurt.

Në tërësi kemi diskutuar për të gjitha masat që i takon këtij sektori përfshirë këtu dhe angazhimin e të gjithë mjekëve apo dhe personelit, që nuk janë në shërbim aktiv, por që mund të kontribuojnë, edhe shumë prej tyre e kanë bërë këtë gjë.

Kur ju shikoni lajme që vinë nga Italia fqinje, kur shikoni kronikat brenda pavioneve dhe gjendjen me të cilën përballet Italia, çfarë mendoni për Shqipërinë?

Në radhë të parë është një dhimbje e madhe besoj, jo vetëm për mua, por edhe për çdo qytetar të Shqipërisë kur shikon lajmet tronditëse prej një kohe të gjatë nga Italia. Sepse Italia nuk është një vend i zakonshëm për ne shqiptarët, nuk është i zakonshëm as për vet Europën dhe njerëzimin.

Por në veçanti për ne, sepse sigurisht që do të ishim shumë më komodë në rast se Italia do të ishte në një situatë tërësisht normale, pasi padyshim që edhe ndihma dhe mbështetja e parë do të na vinte, si gjithmonë kur ne kemi patur kriza, kemi patur tragjedi, kemi patur vështirësi, nga Italia.

Kjo është një situatë tronditëse edhe për faktin se ne kemi gati gjashtëqind mijë shqiptarë që jetojnë atje, të cilët janë gjithashtu të rrezikuar, të kërcënuar.

Përveç planit njerëzor, të mos harrojmë se ekonomia jonë varet shumë nga ekonomia e Italisë, duke patur në konsideratë se shumica e eksporteve tona shkojnë në Itali dhe duket qartë që edhe ekonomia e këtij vendi mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë ka marrë goditje serioze.

Kështu që kur shohim situatën në Itali, përveç dhimbjes, solidaritetit e keqardhjes, të gjithë ndërgjegjësohemi që masat kufizuese duhet t’i respektojmë me një disiplinë të hekurt e shembullore, pasi në këto momente vetëm kjo do të na ndihmojë ta kemi situatën sa më në kontroll dhe njëkohësisht të mos vëmë në vështirësi shëndetësinë tonë, personelin tonë shëndetësor, duke i vendosur ata përballë disa sfidave tepër të vështira si ç’po ndodh në Itali apo në Spanjë për shkak të përhapjes së gjerë të këtij virusi.

Kur flasim për Italinë, tani është kthyer në epiqendrën e koronavirusit në kontinent, flasim për një vend që konsiderohet se ka sistemin më të mirë shëndetësor në Europë dhe është i përmbytur, nuk po e përballon dot. Domethënë me informacionet që ju keni, është Shqipëria afër këtij skenari, afër skenarit italian? Pra, a është në këtë trajektore?

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë. Kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

Bashkëpunimi edhe brenda vet çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vet familjes për të bërë përsëri të njëjtën gjë, pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll.

Mos harrojmë që Italia dhe Kina kanë marrëdhënie të tjera në kuptimin e intensitetit të shkëmbimeve njerëzore, të turizmit reciprok. Në rastin tonë ne kemi mundësitë që t’i monitorojmë më mirë të gjitha rastet, jo vetëm të personave të cilët sipas testeve rezultojnë pozitivë, por edhe të gjurmueshmërisë së kontakteve që ata kanë patur për të izoluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Etiketa: kontrollkrizaMetamundesirespektoni kufizimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

11:55 : 23/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

18:13 : 21/05/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025
AKTUALITET

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

21:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
Para

"Keqqeverisje e Ramës"/ Pollo: Ndryshe nga Maqedonia, Shqipërisë i janë shtuar kushtet

TË GJITHA

Lëshuan tituj “pa hesap”, Universiteti i Arteve “lë në baltë” profesionistët e vërtetë

21:59 : 23/05/2025

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

21:58 : 23/05/2025
Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com