• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama kërcënon me gaz lotsjellës, “zgjohet” Sandër Lleshaj. Kishte “humbur” prej 1 jave

18:00 : 21/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kryeministri Edi Rama ka hyrë pa gjeneralin e qeverisë së tij në atë që ai e konsideron “luftë me armikun e padukshëm-korona virus”.

Për arsye ende të paqarta, Rama ka lënë tërësisht në hije Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, njeriun që u tregua i gatshëm për të bombarduar me tymuese protestuesit e opozitës dhe Unazës së Re në protestat e një viti më parë.

Pas një jave mungese totale, Lleshaj u shfaq së fundi kalimthi me një postin në rrjetet sociale, ku riposton thëniet e Edi Ramës për ndalim qarkullimin total të së Dielës, si edhe për mundësinë e përdorimit të gazit lotsjellës kundër qytetarëve. Më tej, heshtje totale.

Ndërkohë, nga vila e tij në Surrel, kryeministri urdhëron trupat policore të ndërmarrin veprime force për disiplinimin e qytetarëve të cilët, në përmbushje te nevojave të tyre emergjente, thyejnë fashat e orareve të ndalim-qarkullimit, një detyrë që, në fakt, i takon Ministrit të Brendshëm.

Lexo edhe:

Policia hyn me forcë në selinë e opozitës, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara

Si një gazsjellës mund të pengojë pranimin e Bosnjës në BE

Të dhëna, të pakonfirmuara zyrtarisht, flasin për një përplasje Rama-Lleshaj në një prej mbledhjeve të fundit të Qeverisë, para se Rama të “karantinohej” në shtëpinë e tij, në periferi të Tiranës.

Përtej aludimeve, është e qartë si drita e diellit që Sandër Lleshaj nuk duket të jetë në krye të detyrës.

Pozitat e tij drejtuese i ka marrë kryeministri Rama, i cili, krahas kryepolicit, po luan edhe figurat e mjekut, ekonomistit e psikologut për qytetarët shqiptarë, në një tentativë të dukshme për të fituar sa më shumë kredenciale politike.

Sandër Lleshaj, një ish-gjeneral që dha dorëheqjen nga karriera ushtarake për t’u përfshirë në jetën politike, qëndroi për rreth 5 vite në hije, si këshilltar i Edi Ramës për Sigurinë Kombëtare.

Lleshajt i ndriti fati politik në fund të vitit 2018, kur Rama e emëroi në postin e Ministrit të Brendshëm. Kryeministri kishte nevojë për një ministër të bindur në dikasterin më delikat, pasi kishte dështuar me dy figura politike-Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.

Sandër Lleshaj e mori me hov të madh detyrën. Duke ruajtur një profil jo shumë të lartë politikë, për shkak të përvojës minimale në këtë fushë, Lleshaj u tregua ndërkohë aktiv për t’i shuar çdo kokëçarje shefit të tij.

Ai zgjodhi forcën e kërbaçit dhe gazit të shumtë lotsjellës përballë protestuesve të Unazës së Re, të cilët kundërshtonin projektin kontravers urbanistik, i cili u prishte shtëpitë e tyre.

Nga zyra e tij në Ministrinë e Brendshme, Lleshaj nisi krekosjen jo vetëm përballë protestuesve të Unazës, por edhe ndaj atyre opozitarë, ndërkohë që këta të fundit nuk po merrnin veten nga sasia e pamasë e gazit lotsjellës që Policia hodhi ndaj tyre në mënyrë të pakuptimtë.

Lleshaj lodroi edhe për disa muaj të tjerë, nën përkëdheljet e Edi Ramës, derisa erdhi momenti që “u zhduk” në këtë periudhë pandemie, pikërisht atëherë kur Policia e Shtetit ka më shumë nevojë për mbështetje sa më të madhe logjistike dhe programore, detyra të cilat janë nën kompetencën e Ministrit të Brendshëm.

Natyrisht, edhe pa praninë e Lleshajt, drejtuesit e Policisë do të vijojë të bëjnë detyrën e tyre, madje edhe më shumë se aq, nëse kryeministri Rama do të kërkojë “çudira” nga vila e Surrelit.

Por, të paktën “zhdukja” e tij prej shumë ditësh, nëse nuk ka ndonjë arsye madhore shëndetësore apo familjare, mund të jetë një konfirmim se ai ka bërë mirë që u dorëhoq nga grada “gjeneral”.

Sandër Lleshaj tregoi forcën në kohë “paqeje”. Në kohë “lufte”, ai ka zgjedhur të jetë qytetar i thjeshtë.

Gjithësesi, ka një thirrje të kryeministrit, e cila mund t’i ngjallë shqisat. Edi Rama deklaroi këtë të Shtunë, si gjithnjë në rrjetet sociale, se Policia mund të përdorë gazin lotsjellës kundër qytetarëve që nuk respektojnë distancën e sigurisë për mos-përhapjen e virusit.

Fakti që gazi lotsjellës mund të përdoret sërish kundër qytetarëve, ndoshta do të ringjallë shqisat e Sandër Lleshajt. Ai tashmë është një prej ekspertëve më të mirë për të mbytur qytetarët e thjeshtë me gaz.

Etiketa: gaz lotsjellesRama kërcënonzgjohet Sander Lleshaj

Lajme të lidhura

BOTA

Policia hyn me forcë në selinë e opozitës, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara

17:46 : 24/05/2026
BOTA

Si një gazsjellës mund të pengojë pranimin e Bosnjës në BE

08:27 : 29/04/2026
AKTUALITET

Gazi lotsjellës në xhami dhe Komuniteti Mysliman në “agoni”

11:43 : 22/02/2026
AKTUALITET

Polici e skaduar njësoj si gazi!

15:03 : 26/01/2026
BOTA

Turqia në ‘flakë’ pas arrestimit të Imamoglu! Hidhen bomba molotov drejt turmave protestuese

20:39 : 20/03/2025
AKTUALITET

Hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës nga policia, qytetarja humbet ndjenjat!

19:29 : 26/11/2024
Para

"Publikimi i videos nga Rama"/ PD: Burim paniku

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom