• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Ende ne nuk jemi brenda në epidemi!

11:12 : 13/03/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE, SHENDETI

Nga Artan Fuga

Koronavirusi? Me tetë raste të reja, pra, rreth 20 e ca të infektuar në 72 orë ende nuk është epidemi. Nuk janë ritme epidemie këto ende. Ende virusi nuk ka shfaqur fuqinë e egër epidemike.

Mund të bëhet me shumë gjasa, por ende nuk jemi. Mos t’i ikim së tashmes ose drejt së shkuarës, ose drejt së ardhmes. Kujtesa dhe parashikimi janë shpëtimtare, por ndërgjegjja dhe konstatimi i së tashmes po aq. Mos bërtisni para kohe: Më hangri ujkuuuuu! Raportojmë të sotmen, mediaaaaaaaaaaa!

Mos harroni profesionalizmin para histerisë politike dhe të turmës së të frikurve! Viraliteti i vërtetë është si në komunikimin dixhital; rritet me progresion gjeometrik, brenda disa orësh dhe nuk ka Zot ta ndalojë. Jo me pesë dhe me tetë. Kur të kemi progresionin gjeometrik eksponencial, atëherë tajfuni do të jetë sipër kokave tona. Deri tani, te ne çdo gjë është dhe mund të jetë, mund të shpallet rreziku i katastrofës si në Greqi më pas, askush nuk e di, por deri tani lokalisht nuk është ende epidemi. A e ka njeri të dhënën sesa njerëz kanë ndërruar jetë çdo ditë në Tiranë, Durrës, Shqipëri nga 1 marsi deri tani? Ajo duhet të mos hiqet nga sytë! Vorraxhiu nuk të gënjen!

Ende nuk kemi epidemi! Të ruajmë forcat dhe energjitë! Rreziku mund të vazhdojë me muaj! Mundet jo! Mos dilni nga shtëpitë – bërtasin pasanikët, ata që kanë miliona, që fitojnë pa punuar nga interesat bankare. Edhe ndonjë shkencëtar pa tru, i nxjerrë nga sënduku! Jooooo! Puna atje ku krijohen vlera të domosdoshme për shoqërinë nuk duhet ndalur! Sigurisht, mund të shtyhet për në fillim të verës lyerja e shtëpisë. Por bukë duhet prodhuar. Dalje për qejf ose për punë që shtyhen dot për më pas jo! Masa agresive dhe ekstreme jo, sepse edhe ato janë të gabuara, por masa të forta të arsyeshme, poooooo!

Lexo edhe:

Epidemia e Ebolës në Kongo/ Të paktën 671 raste të raportuara, regjistrohen 160 viktima

OBSH paralajmëron rritje të rasteve me virusin “Ebola”

Lëreni histerinë e frikës! Me çfarë të jetojnë mo ata që mezi e mbyllin muajin me punë të ndershme. Do punojnë, sigurisht! Përndryshe, vdesin për bukë. Vdes edhe ti, o rob Zoti, se nuk do të kesh energji elektrike, ujë, bukë, mish, perime, ilaçe kundër prostatit. Do të vdesë ai, por edhe ti që kujton se ke lekë plot. Por edhe duke punuar duhet me marrë masa mbrojtëse!

Sigurisht, por jo të gjithë mund të mbyllen, sikurse thotë ndokush. Sepse qyteti do energji elektrike, ka stacione pompimi me ujë, mijëra dyqane që duhet të furnizojnë urgjencat, personeli shëndetësor me mijëra ushtarakët, furnizuesit me perime e zarzavate, prodhuesit e ujit, pastruesit me mijëra, nëpunësit e shërbimeve urgjente, mijëra punonjës doganash, financash, furrat e bukës, sipërmarrjet që prodhojnë makarona, miell, tregtarët e orizit, blegtorët, prodhuesit e medikamenteve, gazetarët etj. etj. Pa këta që të punojnë, ne vdesim. Nga uria. Por për qejf lëvizje jo, sikurse përshëndes masat e rrepta të qeverisë. Edhe në punë duhet të ruhesh! Është si në luftë. Po dole nga vendmbrojtja, të ha plumbi, por amà armiku duhet përballur. Me sa më pak humbje. Duhet menaxhim, jo bërtitje histerike!

Masa të forta?

Patjetër. Madje, duheshin përpara! Duhej pasoja përpara shkakut. Jo si në Itali, sikurse na dërdëllisnin disa. Arsyeja analogjike imituese si e qenit! Duheshin masat përpara rastit të parë! Por, gjithsesi, edhe tani janë të drejta. Shumë të drejta! Shumë e drejtë masa e qeverisë për kufizimin e qarkullimit të veturave përgjatë fundjavës. Unë i përkrah. Edhe sikur 72 orë të fitohen, janë goxha. Nuk është koha për show që mos të të harrojë publiku! Të gjithë me kova uji për të shuar zjarrin, ai ndez cigaren!

Etiketa: epidemifugakoronavirus

Lajme të lidhura

BOTA

Epidemia e Ebolës në Kongo/ Të paktën 671 raste të raportuara, regjistrohen 160 viktima

14:33 : 22/05/2026
BOTA

OBSH paralajmëron rritje të rasteve me virusin “Ebola”

20:43 : 20/05/2026
AKTUALITET

80-vjeçarja kthen apartamentin në grumbull mbetjesh, banorët e pallatit në Laç në alarm për epidemi

21:08 : 11/05/2026
AKTUALITET

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik

16:25 : 27/01/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt pragut epidemik/ Mbi 11 mijë raste me infeksione respiratore në një javë

16:16 : 15/12/2025
BOTA

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

19:50 : 27/05/2025
Para

Revoltohet këngëtarja shqiptare: Ra ky virus dhe njohëm gjithë idiotët

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom