• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viktima e parë nga koronavirusi/ Në spital nuk tregoi për udhëtimin në Itali, vetëkarantinohen mjekë e infermierë

09:43 : 12/03/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. 73- vjeçarja nga Durrësi, me inicialet Xh. G., e cila ishte prekur nga COVID-19, ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku qëndronte e shtruar prej disa ditësh.

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua edhe më tepër momentin që stafi mjekësor po tentonte ta niste me autoambulancë drejt spitalit të Tiranës, për mjekim më të specializuar. Stafi e futi në autoambulancë dhe në momentin që mjeti do të nisej për udhëtim, papritur mjekët që do e shoqëronin, urdhëruan ta rikthenin në spital, pasi gjendja e saj u përkeqësua dhe nuk mund të transportohej. 73-vjeçarja u infektua me koronavirus teksa ndodhej disa ditë më parë në Itali.

Duke qenë se vuante nga sëmundje të ndryshme, ajo kishte shkuar në Itali të vizitohej, ndërkohë që në Bolonja e prisnin të afërmit e saj. E shoqëruar nga bashkëshorti, ajo vendosi të kthehej me urgjencë drejt Durrësit, pasi i trembej karantinimit në Itali. Kjo lëvizje i ka kushtuar rëndë, madje ka rezultuar fatale për jetën e saj, pasi 73- vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi. Në vend që të karantinohej, ajo zgjodhi të kthehej në Durrës. Pak ditë pasi mbërriti në Durrës, e moshuara shkoi për vizitë në spital, pasi shëndeti i saj kishte shfaqur probleme.

NUK TREGOI PËR VIZITËN NË ITALI

Në spital, ajo nuk kishte treguar nga vinte (që vinte nga Italia) dhe në këto kushte, u akomodua në dhomën numër 3 në katin e katërt te patologjiku në Spitalin e Durrësit. Aty ka qëndruar e shtruar për 4 ditë bashkë me dy paciente të tjera, një 84-vjeçare dhe një grua tjetër e sëmurë. Gjatë këtyre katër ditëve, 73 vjeçarja dhe dy pacientet e tjera vizitoheshin masivisht nga familjarë e të afërm, si dhe nga stafi mjekësor. Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe persdhe personeli mjekësor që u kujdes për zonjën në fjalë para se të identifikohej me koronavirus dhe që kanë asistuar pa masa të mbrojtjes personale, iu nënshtruan testit për koronavirusin. Ata janë vendosur në vetëkarantinë.

Lexo edhe:

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

MJEKËT

Ndërkohë që për mjekët që i shërbyen 73-vjeçares, pas identifikimit të COVID-19, mundësia që të jenë prekur është pothuajse zero, pasi kanë qenë me veshje izoluese. Menjëherë pas përhapjes së lajmit se 73-vjeçarja ndërroi jetë, Spitali i Durrësit u kthye në karantinë. Forca të shumta policie qëndrojnë pas perimetrit të përcaktuar nga vetë ata, duke mos lejuar asnjë person të paautorizuar të futet në ambientet e jashtme dhe të brendshme të spitalit. Të vetmit që mund të futen në ambientet e spitalit jane stafi dhe personat qe kane nevoje për shërbim mjekësor. Këta të fundit nuk duhet të shoqërohen nga familjarë apo të afërm, por vetëm nga stafi mjekësor.

FAMILJA

Pas vdekjes së 73-vjeçares në Spitalin e Infektivit në Durrës, familja e saj mësohet se vijon të qëndrojë e izoluan në banesat e tyre. Kjo për arsye se ata mund të jenë të infektuar nga shtetasja Xh. G., pasi u kthye nga Italia. Sipas informacioneve, familja e viktimës mësohet se është me shumë pjesëtarë dhe se shumica prej tyre i ka shkuar për vizitë gjatë kohës kur mbahej e shtruar prej katër ditësh. Kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, ajo nuk ka treguar se vinte nga Italia, vend ky i prekur nga koronavirusi i ri. Kur gjendja e saj është përkeqësuar dy ditë më parë, e moshuara u ka thënë mjekëve se para disa ditësh është kthyer nga Italia, pas një vizite. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i 73-vjeçares dyshohet të jetë i infektuar, pasi ata kanë udhëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit nga Italia në Shqipëri. Po ashtu, ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është udhëtimi i viktimës me traget nga Italia në Durrës. Udhëtarët kanë qenë të shumtë, ndërsa dyshohet se Xh.G., mund të ketë infektuar edhe persona të tjerë përgjatë udhëtimit disa orësh. Familjarët e saj ende nuk kanë shfaqur një përkeqësim shëndetësor, ndërsa ditët në vijim, do të shihet reagimi i tyre nga stafi mjekësor në qytetin e Durrësit. /Panorama/

Etiketa: Covidkoronavirusviktima

Lajme të lidhura

RAJONI

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

11:45 : 03/10/2025
BOTA

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025
BOTA

Tragjedi në Nigeri, fundosja e varkës i merr jetën 26 pasagjerëve

16:34 : 01/10/2025
BOTA

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

14:43 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
Para

Përse nuk ndryhemi brenda?

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com