• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Situata e coronavirusit, FSHF-ja bën të ditur hyrjen në fuqi e këtyre masave

16:29 : 11/03/2020
në SPORT

Federata Shqiptare e Futbollit, duke vëzhguar situatën që ka krijuar coronavirusi në Shqipëri, ka bërë me dije marrjen e disa masave paraprake.

Aktualisht në vendin tonë, nga coronavirusi janë regjistruar 12 të prekur ndërsa një person ka ndërruar jetë.

Masat e marra kanë të bëjnë me vetë zyrtarët e futbollit shqiptar, por edhe klubet e shoqatat e këtij sporti.

Njoftimi i FSHF-së:

  1. Në Federatën e Futbollit në Tiranë, si dhe në të gjitha zyrat e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë hyjnë në fuqi këto masa në mënyrë të menjëhershme:
  2. a) Nis reduktimi i përkohshëm i stafit në zyra. Punonjësit do të paraqiten me rotacion (nga një punonjës për secilën zyrë, për të mundësuar vijimësinë e punës) dhe uljen në minimum të kontakteve dhe shkëmbimeve virale. Do i jepet përparësi kryerjes së detyrave përmes telefonit dhe internetit.
    b) Punonjëset femra me fëmijë do të punojnë nga shtëpitë;
    c) Hyrjet dhe daljet në Federatën e Futbollit do të limitohen për personat e jashtëm; çdo punë mundësisht të kryhet me telefon dhe e-mail, dhe paralelisht nëse duhet ndonjë takim i detyrueshëm me qytetarët nga jashtë institucionit, punonjësi përkatës që do të jetë në zyrë do të takohet me qytetarin jashtë mjediseve;
    d) Çdo pjesëtar i stafit që do të ketë shqetësime duhet të informojë dhe do t’i kërkohet të vetë-izolohet në shtëpi;
    e) Të gjithë punonjësve u kërkohet të jenë në kontakt të përhershëm më autoritetet shëndetësore;
    f) Federata e Futbollit do të bëjë dezinfektimin e të gjitha zyrave dhe ambjenteve të punës;
    g) Të vijojë vendosja e dezinfektuesve të duarve në të gjitha mjediset e punës së FSHF.
  3. Lidhur me pjesën e grumbullimeve stërvitore, ndeshjeve futbollistike etj., sipas protokollit të OBSH-së dhe rekomandimit të mjekeve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:
  4. a) Të gjitha ndeshjet futbollistike do vijojnë të luhen me dyer të mbyllura. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve tanë që të mos vizitojnë ambjentet sportive;
    b) Të merren masa nga të gjitha klubet që gjatë grumbullimeve stërvitore dhe ndeshjeve të evitohen kontaktet fizike;
    c) Të merren masa nga të gjitha klubet që të dezinfektohen të gjitha ambjentet stërvitore, fushat dhe stadiumet, pra të gjitha dhomat ku ekipet, stafet dhe zyrtarët e ndeshjeve do akomodohen;
    d) Të vendosen dezinfektues duarsh në të gjitha këto mjedise për tu ardhur në ndihmë futbollistëve, stafeve dhe zyrtarëve;
    e) Të gjithë stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës;
    f) Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshëm sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgona dhe çdo grumullim tjetër të detyrushëm në vende të mbyllura;
    g) Ashtu siç tashmë kemi modele nga futbolli ndërkombëtar, futbollistët dhe stafet të mos kenë fare kontakt fizik, të tipit të dhënies së duarve në fillim të takimit, gjatë apo edhe në fund.
    h) Stafet mjekësore të klubeve dhe akademive, të jenë në kontakt të pandërprerë me autoritetet mjekësore të zonave përkatëse lidhur me raste të mundshme apo të dyshuara. Çdo rast, qoftë edhe i një simptome gripi të lehtë duhet raportuar dhe ndjekur me kujdes.
  5. FSHF ka anulluar të gjitha mbledhjet publike, seminaret, ëorkshop-et dhe konferencat e shtypit. Kërkojmë mirëkuptimin e klubeve, gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Komunikimi me ta do vijojë i pandërprerë përmes telefonit dhe internetit.
  6. FSHF u bën thirrje të gjithë futbollistëve dhe stafeve teknike, të evitojnë udhëtimet personale jo të domosdoshme brenda vendit dhe sidomos jashtë vendit (sidomos drejt zonave të deklaruara zyrtarisht si të prekura nga virusi) dhe të reduktojnë takimet apo kontaktet që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe personave përreth tyre.

 

Lexo edhe:

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

Etiketa: CoronavirusiFSHFmasave

Lajme të lidhura

SPORT

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025
SPORT

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025
SPORT

Denoncimi i Tifozave Kuq e Zi: FSHF na ndaloi mos të ishim në Riga, i donin karriget bosh

17:05 : 11/06/2025
AKTUALITET

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025
SPORT

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

10:55 : 05/06/2025
Para

Koronavirusi/ 99 të prekur në Greqi, sot 10 raste të reja

TË GJITHA

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”/ Qytetari nuk merr paratë për shitjen e 61 deleve

21:14 : 03/07/2025

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

21:11 : 03/07/2025

SHBA/ Kongresi miraton mega-projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

20:59 : 03/07/2025

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

20:55 : 03/07/2025

Italia vendos targa për monopatinat, Shqipëria ende pa një ligj teksa rriten aksidentet

20:49 : 03/07/2025

90 mln euro klauzolë, 5 klube europiane ndjekin qendërmbrojtësin e Leipzig

20:44 : 03/07/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood

20:34 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com