• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi, nafta dhe kriza globale

12:37 : 11/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Ditët e fundit përpos shpërthimit të pakontrolluar të pandemisë globale të koronavirusit, zhvillimi tjetër i rëndësishëm është ulja e beftë e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Kjo pasoi një takim të vendeve të OPEK-ut dhe një mosdakordësi të fortë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Kjo e fundit që është dhe prodhuesi më i madh në botë, i kërkoi Moskës që të ulnin ndjeshëm prodhimin për shkak të rënies së menjëhershme të kërkesës në tregjet globale për shkak të frenimit të lëvizjes si rezultat i përhapjes masive të Covid-19 dhe masat që kanë marrë shtetet e prekura.

Rusia natyrisht ishte skeptike për shkaqe financiare por më tepër edhe për shkak kalkulimesh gjeopolitike. Vëmendja e Rusisë ishte kryesisht e orientuar drejt Amerikës dhe frika ishte se ulja e menjëhershme e prodhimit do të ndihmonte industrinë e naftës në SHBA (shale oil) e cila po vuan ndërkohë nga çmimet e ulëta dhe borxhi i lartë. Për shkak të teknologjisë që aplikon, kjo lloj industrie është në prag të kolapsit nëse çmimet vijojnë e bien në tregjet globale.

Por basti i Arabisë Saudite nuk gjen mbështetje të plotë as në vendet e Gjirit Persik, ku fjala bie Katari qysh vjet ka dalë dhe zyrtarisht nga OPEK-u dhe nuk ka ndërmend të ndjekë urdhrat e Riadit. Gjithashtu politika e ndjekur nga Arabia Saudite dëmton aleatët e tyre amerikanë të cilët nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj rënies së ndjeshme të çmimit si rezultat i mbiprodhimit saudit.

Lexo edhe:

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

Bordi ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Ndonëse kjo masë është ndërmarrë për t’i bërë presion Moskës për rënie dakord të kufizimit të prodhimit, indirekt janë amerikanët që në peiudhë afatshkurtër do ndjejnë goditjen kryesore. Rusia gjithashtu donte t’i kundërpërgjigjej Washingtonit për sanksionet e këtij të fundit ndaj gazsjellësit të Rrymës së Veriut 2 dhe kompanisë së fuqishme ruse Rosneft.

Nga ana tjetër, si rezultat i masave të marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit, që nisin nga karantina deri te frenimi i fortë i tregtisë botërore, shumë analistë të tregjeve dhe ekonomistë po paralajmërojnë një recesion të fortë që mund të ketë kohështrirje dhe pasoja më të mëdha se kriza financiare globale e 2008-ës.

Kjo ndër të tjera edhe për shkak të rënies drastike të normave të interesit duke asgjësuar në thelb ndërhyrjen e politikave monetare për të stimuluar kërkesën por edhe për shkak të mungesës së alternativave në politikën fiskale duke qenë se shumë nga vendet e zhvilluara ballafaqohen me rritje anemike ekonomike apo stanjacion i stërgjatur (psh. Italia), ose borxh i lartë apo deficite strukturore.

Akoma më keq dhe më të pakta janë mundësitë ne vende me ekonomi të dobët, pa prodhim dhe pa strategjira zhvillimi që kanë njëkohësisht gjithë simptomat e renditura më lart si Shqipëria. Aq më tepër kur vjen pas një goditje shkatërrimtare tërmeti dhe ballfaqohet me një pandemi ndërkohë që shërbimi spitalor është degraduar si pasojë e koncesioneve korruptive, partneriteteve pirat-plaçkitëse, mjekëve dhe infermierëve që kanë emigruar në masë etj.

Në këto kushte, duhet një mobilizim i gjithanshëm shtetëror, shumë më pak propagandë bajate dhe retorikë televizive, një stimul fiskal për bizneset që po rrënohen pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, politika të mençura dhe jo alarmiste, shpërblim (jo thjesht premtim) adekuat për burimet njerëzore të angazhuara dhe angazhimi maksimal i burimeve diplomatike ndër të tjera për të tërhequr ndihma, materializuar premtime, thithur investime (ose së paku mbajtur këto që kemi), garantim dhe jo karantinim për turistët që do vijnë gjatë sezonit veror etj.

Etiketa: kalemajkrizanafta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

10:09 : 19/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

11:23 : 17/06/2026
BOTA

Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi

16:59 : 16/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

12:16 : 16/06/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran, çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj

11:32 : 15/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:13 : 13/06/2026
Para

E bujshme/ Pirlo rikthehet te Juventusi në rol drejtuesi

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetbetciograndpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet