• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Tenderi, lavdëroi “Lali Erin”, fitoi 120 milionë lekë pa garë

14:00 : 10/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE
Kryebashkiaku Erion Veliaj me familjarë, banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti

Kryebashkiaku Erion Veliaj me familjarë, banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti

Nga Boldnews.al

Nuk përbën më asnjë çudi që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, “i shpërblen” mirë financiarisht ata që mbrojnë publikisht “punët e tij” të mëdha, edhe kur ato të fundit krijojnë dyshime për favorizime të kompanive të caktuara.

Këtë fat të mirë financiar ka pasur së fundmi edhe studio arkitekturore “Archispace”, e cila ka fituar rreth 120 milionë lekë (të vjetra) nga një tender i mbyllur i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, për të kryer ekspertizën e dëmtimeve të shkaktuara në disa godina nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka shpallur fituese kompaninë “Archispace” në tenderin me vlerë totale 11.800.000 lekë (të reja), pas një procedure “me negociim, pa shpallje paraprake”.

Lexo edhe:

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

Bashkia, e drejtuar nga Veliaj, e ka argumentuar zhvillimin e kësaj procedure të mbyllur, referuar Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, dt. 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Në bazë të ligjit “Për prokurimet publike”, kur vendoset aplikimi i kësaj procedure, autoriteti kontraktor, në rastin konkret Bashkia Tiranë, përzgjedh kompaninë private që do të përzgjedhë për realizimin e shërbimit.

Për tenderin “Loti i Parë: “Aktekspertizën e thelluar për objektet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, të klasifikuara sipas shkallës së dëmtimit DS 4 dhe DS 5, në Njësinë Administrative Nr. 1, në Njësinë Administrative Nr. 2, dhe Njësinë Administrative Nr. 3”, Bashkia e Tiranë ka përzgjedhur kompaninë “Archispace”.

Kjo studio arkitekturore drejtohet nga urbanisti Rais Petrela. Urbanisti rezulton të jetë një ndër ekspertët, e renditur në vijën e parë të mbështetjes së projektit të Erion Veliajt për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej”, një projekt që iu dha biznesmenit-klient, Shkëlqim Fusha, të “Fusha” shpk.

Urbanisti Petrela, në një shkrim të publikuar në “shqiptarja.com” në 17 Qershor 2017 me titull “Pse i duhej Tiranës ndërhyrja në sheshin Skënderbej”, nuk i ka kursyer lëvdatat me superlativa për Bashkinë e kryeqytetit, të drejtuar nga Erion Veliaj.

“…Në fund të fundit, i duhet thënë një “bravo” Bashkisë së Tiranës që në këto pak vite arriti të evidentojë çfarë i mungonte asaj, si dhe thyerjen e monotonisë urbane duke e veshur atë në një kostum të pastër dhe të rregullt për vetë vlerat kulturore që ajo ka…”, shkruan Rais Petrela, pronar i studios arkitekturore “Archispace”.

Duket se Rais Petrela ka goditur “në shenjë”. Lëvdatat për Bashkinë e Erion Veliajt i janë “shpërblyer” me një fond prej 120 milionë lekësh (të vjetra), të përfituara nga një tender pa garë të zhvilluar së fundmi nga institucioni.

 

Etiketa: petrelatenderiurbanisti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
Para

Përballja ndaj Dortmund-it, pjesëmarrja e yllit të PSG-së vihet në dyshim

TË GJITHA

Promovimi i romanit Kreuztanne të Ambasadorit Fate Velaj, u kthye në një takim ndërkombëtar

09:13 : 15/10/2025

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025

Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin

08:59 : 15/10/2025

Aksident në Tiranë, dy të plagosur

08:57 : 15/10/2025

Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

08:40 : 15/10/2025

Këmbimi valutor 15 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 15/10/2025

Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

08:19 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com