• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kim Mehmeti: Të mos bëhemi si dikur kur mbronim Stalinin nga rusët , duke harruar shqiptarinë

09:46 : 06/03/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se vërtet ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që me asgjë të mos e lëndojmë miqësinë me popullin amerikan dhe me SHBA-të, por nuk duhet t’i nënshtrohemi e t’i besojmë cilitdo diplomati të huaj.

Në vijim ai shprehet se mirënjohja ndaj miqve tanë perëndimorë nuk duhet të na bëjë të shtiremi se jemi aq mendjelehtë sa mos ta dimë që shumë nga burrështetasit tanë nuk kanë asnjë vlerë politike, se të dëgjueshëm e properëndimorë i bënë vetëm frika nga e vërteta ‘hajdutokrate’ për ta…. se sa më të ulët e kanë moralin, aq më të dëgjueshëm e më të përdorshëm janë për të huajt, me çka edhe u bënë e ‘mira’ e Perëndimit dhe fatkeqësia e shqiptarisë.

Në komentin e tij, Mehmeti shkruan se “ky dinjitet kombëtar e individual, nuk duhet të na lejojë të bëhemi siç ishim asokohe kur e mbronim Stalinin e Rusinë nga rusët, Maon dhe Kinën nga kinezët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë dhe kur u bëmë robër të Xhaxhit Enver e të Titos, të cilët miqësoheshin e armiqësoheshin me botën, jo pse i mbronin interesa shtetëror e kombëtare, por pse donin që përjetë të na sundojnë”.

“Ne shqiptarët nuk kemi mundësitë që i kanë disa popuj të tjerë, si për shembull serbët, të cilëve kur u mungon përkëdhelja dhe mbrojtja e dorës ruse, i afrohen asaj Perëndimore, dhe anasjelltas.

Ne shqiptarët jemi popull i vetmuar në këto hapësira dhe askush sa SHBA-të nuk na ka ndihmuar që më lehtë ta jetojmë vetminë në këtë Ballkan e në këtë Evropë, ku s’kemi ‘familjarë’ të afërt e të një ‘gjaku’ etnik.

Lexo edhe:

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon raport psikologjik për autorin dhe të plagosurin Luis Meçe

Ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që me asgjë të mos e lëndojmë miqësinë me popullin amerikan dhe me SHBA-të, me ‘djepin e demokracisë’ ku është ‘shpikur’ dhe mbretëron parimi se në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përhershëm”, shkruan Mehmeti.

Komenti nga Kim Mehmeti

Ne shqiptarët mirë bëjmë që mirënjohjen ndaj ndihmës që SHBA-të dhe Perëndimi ia ofruan shqiptarisë e kemi ngritur në rrafshin e shenjtërive kombëtare.

Dhe ne shqiptarët kurrë nuk kemi pasur e nuk do kemi mbrojtës më të mirë të interesave tona kombëtare se sa SHBA-të.

Ne shqiptarët nuk kemi mundësitë që i kanë disa popuj të tjerë, si për shembull serbët, të cilëve kur u mungon përkëdhelja dhe mbrojtja e dorës ruse, i afrohen asaj Perëndimore, dhe anasjelltas.

Ne shqiptarët jemi popull i vetmuar në këto hapësira dhe askush sa SHBA-të nuk na ka ndihmuar që më lehtë ta jetojmë vetminë në këtë Ballkan e në këtë Evropë, ku s’kemi ‘familjarë’ të afërt e të një ‘gjaku’ etnik.

Ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që me asgjë të mos e lëndojmë miqësinë me popullin amerikan dhe me SHBA-të, me ‘djepin e demokracisë’ ku është ‘shpikur’ dhe mbretëron parimi se në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përhershëm.

Por krahas mirënjohjes dhe shumë virtyteve tjera njerëzore, ka diçka që qëndron mbi gjitha të tjerat, diçka vendimtare që e përcakton portretin etnik e personal, diçka që e mbanë drejt boshtin kurrizor të një etniteti e të një individi, e që quhet dinjitet!

Dhe hir këtij dinjiteti ne nuk duhet t’i nënshtrohemi e t’i besojmë cilitdo diplomati të huaj, që aq e përbuzë inteligjencën tonë sa donë ta besojmë se Presidenti i Kosovës është burrështetasi më i aftë, më patriot e më atdhetar se sa Kryeministri i vendit, se Piktori është rojtari më i denjë i interesave tona kombëtare, apo se një ‘enverist’ i rreshkur, siç është kryetari i BDI-së, brenda natës mund të bëhet ‘instruktor’ i demokracisë Perëndimore?!

Pra, mirënjohja ndaj miqve tanë perëndimorë nuk duhet të na bëjë të shtiremi se jemi aq mendjelehtë sa mos ta dimë që shumë nga burrështetasit tanë nuk kanë asnjë vlerë politike, se të dëgjueshëm e properëndimorë i bënë vetëm frika nga e vërteta ‘hajdutokrate’ për ta…. se sa më të ulët e kanë moralin, aq më të dëgjueshëm e më të përdorshëm janë për të huajt, me çka edhe u bënë e ‘mira’ e Perëndimit dhe fatkeqësia e shqiptarisë.

Dhe ky dinjitet kombëtar e individual, nuk duhet të na lejojë të bëhemi siç ishim asokohe kur e mbronim Stalinin e Rusinë nga rusët, Maon dhe Kinën nga kinezët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë dhe kur u bëmë robër të Xhaxhit Enver e të Titos, të cilët miqësoheshin e armiqësoheshin me botën, jo pse i mbronin interesa shtetëror e kombëtare, por pse donin që përjetë të na sundojnë.

Etiketa: apelikim mehmetishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

14:01 : 03/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon raport psikologjik për autorin dhe të plagosurin Luis Meçe

11:26 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari!

14:18 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët protestojnë edhe në Hagë: Rama jep dorëheqjen

17:57 : 14/06/2026
AKTUALITET

Kim Mehmeti mesazh protestuesve: Ju jeni heronjtë e mi, mos u dorëzoni!

19:54 : 10/06/2026
AKTUALITET

Hall edhe për të ngrënë, mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

16:42 : 08/06/2026
Para

Loredana 'sulmon' hapur Mozzik: Lëri komentet, je babai i vajzës sime, ik q*** (Video)

TË GJITHA

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore Hygeia–Megatek

10:14 : 16/07/2026

Spiropali paraqet mocionin për hapjen e PS, “thumbon” Ramën: Qytetarëve nuk duhet t’u flasim me arrogancë

10:12 : 16/07/2026

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026

Iu gjetën katër armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

09:42 : 16/07/2026

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

09:39 : 16/07/2026

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş