Henri Çili reagon lidhur me arrestimin: Cilësi skandaloze e sistemit të vjetër të drejtësisë

Henri Çili u shpreh sot në një konferencë për mediat se arrestimi i tij nuk është politik, ndërsa ka mohuar takimin me ndonjë zyrtar të drejtësisë, sikundër u deklarua. Çili tha se gjithçka lidhet me mungesën e profesionalizmit nga organi i akuzës, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.

“Unë nuk kisha asnjë precedent penal, nuk paraqesja asnjë rrezikshmëri, ndaj mund të ndiqesha në gjendje të lirë”, tha Çili, ndërsa shtoi se avokatët e tij po merren me çështjen.
Çili tha se zotëron 75 % të aksioneve të një zyre ligjore, e cila është regjistruar dhe vepron bazuar të gjitha ligjeve në fuqi.

“A është çështja ime e nxitur politikisht? Unë nuk mundoj se jam viktimë ndonjë procesi politik, nuk jam absolutisht i bindur se kjo çështje duhet interpretuar politikisht. Mendoj se kemi të bëjmë me cilësinë skandaloze të sistemit të vjetër të drejtësisë, protagonizmit të sëmurë lokal të segmenteve të drejtësisë. Si e tillë kjo çështje nuk shërben fare për askënd “si bilanc i luftës ndaj korrupsionit apo krimit”. Është një proces i pakuptimte, absurd, për të qenë i qëllimshëm, aq me pak politikisht”, u shpreh aksioneri i “Legal Studio”, tha Çili.

Pjesë nga fjala e Henri Çilit:

AKUZAT
AKUZA E PARE: MASHTRIMI: Në kuadër të veprimtarisë sime si ortaku mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë lloj arsye dhe asnjë lloj çështje. Është një marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personave të kontaktuar, të afërm të personave në procese gjyqësore për shkallën e tretë, janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike në funksion të shërbimit juridik që studio do të ofronte për këta klientë për ndjekjen e çështjes së tyre në shkallën e tretë.

AKUZA E DYTE: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar, as kam nënshkruar, as kam marrë pjesë në përpilimin e asnjë akti të falsifikuar të pretenduar nga prokuroria.

LEXO EDHE  Afera me Inceneratorët/ Berisha publikon videon: Rilindasit po kërkojnë të shpëtojnë si minjtë

AKUZA E TRETE: FSHEHJA E TE ARDHURAVE: Nuk kam fshehur asnjë të ardhur sepse me të dy çështjet për të cilat dyshohet se kam kryer ligjore, sepse nuk kam realizuar në kuadrin e Legal Studios asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi për një arsye të thjeshtë, sepse në të dy rastet çështjet kanë qenë në fazën e negocimit për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike, edhe pse kishim filluar punën përgatitore ose hapat e pare si marrja e prokurës nga i pandehuri Feti Yzeiraj dhe i rekursit në gjykatën e lartë, brenda afatit maksimal ligjor.

AKUZA E KATERT: USHTRIMI i NDIKIMIT TE PALIGJSHEM: Në lidhje me këto dy çështje për të cilat pretendohet se kam kryer shkelje ligjore, nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë funksionar të lartë të drejtësisë , as nga unë apo avokatët e studios ligjore. Po ashtu në jetën time asnjëherë nuk kam takuar asnjë gjykatës apo funksionar të drejtësisë për të ndikuar për vendimet e ardhshme gjyqësore.

AKUZA E PESTE: PASTRIME i PRUDUKTIT TE VEPRES PENALE: Përderisa nuk realizuar asnjë të ardhur kështu që shprehimisht nuk kam çfarë produkti të pastroj. Dhurimi i dy njësive të shërbimit, nga ana e sipërmarrësit Seit Fishta në Velipojë është bërë me vullnet të lirë, është kryer konform ligjit, janë paguar taksat dhe është kryer në funksion të një kooperimi të ardhshëm midis nesh sipërmarrës dhe kompleksit Fishta në qytetin e Velipojës. Konkretisht kemi folur zotin Fisha, për ide dhe projekte, për të zhvilluar atje kurse trajnimi, shkolla vere, aktivitete të ndryshëm. Është e vërtetë se kontaktin me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore e një prej klientëve të mi me të, por konteksti dhe arsyeja e dhurimit janë krejt të tjera dhe nuk lidhen fare me shpërblimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta për këtë çështje e vëllezërve Aliko