Sebastian Vettel beson se Mercedes do të jetë në avantazh krahasuar me skuderitë e tjera, të paktën në garat e para që do të zhvillohen.
Mercedes vendosi kohën më të shpejtë në testet e zhvilluara ndërsa edhe në ritmin e garës u dukën të fortë, duke bërë që shefi i Ferrarit, Mattia Binotto, të deklaronte që Ferrari është mbrapa zhvillimit të makinës krahasuar me skuderinë anglo-gjermane.
Piloti gjerman mendon se Mercedes është ende superiore. “Makina jonë ishte shumë e rëndë, ndërsa Mercedes dukej gati për debutimin sezonal. Jo vetëm në xhiron e shpejtë por edhe në ritmin e garës. Për momentin, Mercedes është para nesh dhe mendoj se në Australi janë favoritë, ndoshta do t’i fitojnë dy garat e para sezonale”. tha Vettel.
Gara e pare për sezonin e ri në Formula 1, do të zhvillohet më 15 mars në Australi.














