Meta: Sjam për largimin e Ramës, por të rrijë brenda ligjit

Presidenti Ilir Meta, duke komentuar raportet me Ramën, u shpreh sonte se ai nuk po e bën këtë levizje për largimin e Ramës. Rama le të rrijë, tha Meta, por brenda kufinjve ligjorë.

Kreu i shtetit tha se është në këtë betejë për të mbrojtur kushtetutën për ta kthyer në legjitimitetin e vitit 1998, kur u votua me referendum nga populli.

LEXO EDHE  Me pushime në Ksamil, humb jetën aksidentalisht 69-vjeçarja

Më herët, Meta është shprehur për shpartallimin e sorrave të rilindjes, dhe kthimin tek qytetarët, të institucioneve të bulevardit.