Një ftesë për qeverinë dhe kujtesë për SPAK-un

Nga Zef Preçi

Listimi i vendit tone, i vetmi ne Europe, nder vendet Shqipëria do të mbetet edhe gjatë vitit 2020 në një monitorim të zgjeruar sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sigurisht qe eshte nje njolle e zeze ne imazhin e vendit tone perballe investitoreve te huaj. Sic dihet, Moneyval eshte një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave.

Nderkaq nje numer reformash gjysmake te ndermarra gjate kater-pese viteve te fundit ne vendin tone, sic eshte edhe reforma ne drejtesi, nuk kane arritur te japin asnje pergjigje, qofte edhe te pjesshme, lidhur me shumat e parave te pompuara ne ekonomine shqiptare si para nga aktiviteti kriminal i droges (marijuana), sidomos gjate vitit 2016. Pavaresisht kesaj, jane te pakten dy tregues qe lidhen me efektin e ketyre parave ne ekonomine tone.

E para eshte mbicmimi i monedhes sone kombetare, gje qe shihet qarte se sebashku me faktore te tjere, po ndikon negativisht ne perkeqesimin e klimes se biznesit ne vend. Po keshtu, per kete shkak vihet re edhe rritja e cmimeve per meter katror te siperfaqeve te ndertimit rezidenciale e atyre te biznesit, edhe pse shitjet (kryesisht ne cash dhe nepermjet zyrave noteriale) jane minimale.

E dyta, eshte rritja e qarkullimit te parave jashte kanaleve bankare. Vitin e kaluar eshte shënuar një nivel i lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar (sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë Euro).

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, nivel qe është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua ne ate kohe nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Rritja e qarkullimit te parave jashte kanaleve bankare vitet e fundit ka pasur një trend në rritje dhe eshte shoqeruar me gjallerimin e tregut te parave me fajde, ndersa interesi vjetor i ketyre “huave” shkon deri në 20% e me shume si dhe ne mjaft taste shoqerohet edhe me ngjarje kriminale.

Se treti, ne qarqet akademike, ne sherbimet e specializuara si dhe ne agjencite ligje-zbatuese te vendit dhe ato aleate ekzistojne dyshime te arsyeshme se nje numer investimesh publike sipas modelit te partneritetit publik-privat (PPP) apo investimesh private joprodhuese (psh kullat shumekateshe ne Tirane e ne bregdet) po perdoren per pastrimin e parave me origjine kriminale qe vijne nga kultivimi dhe trafikimi i droges.

LEXO EDHE  Snowden: Paralele me të shkuarën për të kuptuar Covid-19

Raporti i Moneyval 2020 thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Niveli i lartë i sektorit informal, i kombinuar me qarkullimin e lartë të parave cash, përbën një rrezik ne rritje per ekonomine tone kombetare. Ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave, edhe sipas raportit te Moneyval te vitit 2018.

Jane pikerisht ky kompleks aresyesh qe, nder te tjera, kane motivuar Moneyval për perfshirjen e vendit tone ne listen e saj per vitin 2020. “Shqipëria do të mbetet në ndjekje apo monitorim të zgjeruar dhe do të vijojë të raportojë tek Moneyval në vazhdimësi për të forcuar zbatimin e masave kundër pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Shqipëria pritet që të raportojë sërish në seancë brenda një viti” – thuhet në raport.

Ne keto kushte, mendoj se qeveria nuk duhet te mjaftohet me qendrimet publike deklarative te zyrtareve te larte per rritje te kapaciteteve per parandalimin e pastrimit te parave, por duhet te angazhoje institucionet pergjegjese shteterore ne permbushjen e funksioneve dhe te detyrave te tyre ligjore.

Pavaresisht debatit (jo pa vend) te kushtetueshmerise se aktit normativ qe vuri ne levizje Operacionin “Forca e ligjit”, mendoj se do te ishte nje prove te kredibilitetit te qeverise nese do te perfshinte ne lista edhe klientet e saj, kompanite me te cilat ka nenshkruar kontratat qindra miliona Euroshe te PPP-ve si dhe ata ndertues private kullash qe kane paraqitur projekte ndertimesh gjigande ne nje kohe qe bilancet e tyre financiare flasin per fitime vjetore dhjetra here me te vogla se projektet e investimeve te miratuara nga institucionet qeveritare.

Cdo mbulim i aktivitetit te tyre nuk eshte asgje me shume se bashkefajesi dhe perdorim i autoritetit shteteror per legjitimimin e pastrimit te parave. E nese qeveria nuk ndihmon ne hetimin e kanaleve permes te cilave kane penetruar e po penetrojne ne ekonomine reale te vendit tone parate e pista, mendoj se eshte detyre e SPAK-ut qe te filloje hetimet “kryesisht”, mbasi rreziqet qe vijne nga ky fenomen jane shume te medha dhe mbrojtja e sistemit tone ekonomike-shoqeror prej tij eshte detyre e perhershme e te gjitha agjensive ligje-zbatuese.