• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tubimi/ Meta letër Drejtorit të Policisë: Më 2 mars populli firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit

17:44 : 25/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Institucioni i Presidencës, ashtu sikundër ka paralajmëruar edhe më herët, ka informuar sot me një shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Shtetit, organizimin e një manifestimi nga Presidenti i Republikës, në datë 2 mars 2020, ora 17:00.

Në shkresë thuhet ndër të tjera se: ‘SH.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave të Tij kushtetuese si President i Republikës, do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.

Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Lexo edhe:

Meta letër mbretëreshës Margreth II me rastin e 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike

Meta apel qeverisë: Reflektori, respektoni lirinë e medias

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Nr._______ Prot.                                Tiranë, më ___.___.2020

Lënda:  Njoftim për organizimin e një manifestimi nga Presidenti i Republikës, në datë 2 mars 2020, ora 17:00.

ZOTIT ARDI VELIU

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË

Të nderuar Drejtues,

Në mbështetjë të nenit 47, 86 pika 1, 88 pika 3, 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe referuar procedurave të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju informojmë zyrtarisht se, SH.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave të Tij kushtetuese si President i Republikës, do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.

Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim.

Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 5 të ligjit të sipërcituar, ju bëjmë me dije se:

–     Drejtues i këtij manifestimi paqësor është SH.T.Z. Ilir Meta, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë.  Organizator dhe persona kryesor ndihmës të këtij manifestimi, do të jenë zoti 1. Zoti Bahri Shaqiri, Këshilltar i Presidentit, 2. Zoti Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit, 3. Zoti Shemsi Premçi, Këshilltar i Presidentit, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

–     Aktiviteti do mbahet më datë 2 mars 2020, ora 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur.

–     Numri i pjesëmarrësve është jashtë çdo parashikimi.

–     Numri i personave të tjerë ndihmës në këtë manifestim është në varësi të kontributit të secilit qytetar që do të shprehë dëshirën dhe angazhimin për të marrë pjesë.

–     Qytetarët janë ftuar të kenë me vehte Flamuj Kombëtar dhe buqeta me lule mimoze të frekëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë.

–     Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërkohë që Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj që të merrni masat respektive për garantimin  e rendit dhe sigurisë publike në datën dhe orarin e njoftuar.’

Etiketa: #Meta#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta letër mbretëreshës Margreth II me rastin e 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike

16:39 : 28/05/2020
AKTUALITET

Meta apel qeverisë: Reflektori, respektoni lirinë e medias

22:37 : 05/05/2020
AKTUALITET

Meta: Politikanët shqiptarë fshihen pas ndërkombëtarëve dhe i lejojnë të tallen me Kushtetutën

21:34 : 05/05/2020
AKTUALITET

Meta: Të shtohen përpjekjet për rihapjen e ekonomisë, me qëllim ringritjen sa më të shpejtë

18:21 : 30/04/2020
AKTUALITET

A është menaxhuar si duhet situata në Shqipëri/ Meta: Asnjë vend nuk ka patur masat perfekte

17:11 : 25/04/2020
AKTUALITET

Presidenti Meta uron muajin e bekuar të Ramazanit

19:36 : 23/04/2020
Para

Arratisen drejt Francës! Zbulohet lidhja e Anna Likës me futbollistin e njohur shqiptar!

TË GJITHA

“Republika e Kryetarit Suprem, Kuvendi i Gazëve dhe Zengjineve”!

13:25 : 21/07/2025

Berisha publikon pamjet: Ja si u manipulua votimi me “Trenin Bullgar” në 11 maj

13:19 : 21/07/2025

Pikëpyetjet e dosjes Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s

13:11 : 21/07/2025

Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

13:08 : 21/07/2025

Bastet e paligjshme/ Llabani: Lokalet “333” dhe “CR7” kanë mbështetje policore dhe politike

13:05 : 21/07/2025

Berisha: Rama i dha kartelit “Troplini” stadiumin “Niko Dovana” si shpërblim për fushatën

13:05 : 21/07/2025

Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, Prokuroria kërkon 45 vite burg për 3 të pandehurit

12:48 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com