• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria si “autoshkollë” për Shahinin, ministreshën e Ramës

17:10 : 24/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Fotografi ilustruese: Kryeministri, Edi Rama dhe ministrat, Elisa Spiropali, Olta Xhacka, Anila Denaj, Besa Shahini, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Klosi, gjate nje seance parlamentare

Fotografi ilustruese: Kryeministri, Edi Rama dhe ministrat, Elisa Spiropali, Olta Xhacka, Anila Denaj, Besa Shahini, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Klosi, gjate nje seance parlamentare

Nga Boldnews.al

Ministresha e Ramës u “fye” dhe u fry rëndë kundër mediave, pas publikimit të skandalit ku një mësues kërkon favore seksuale ndaj një nxënësje të mitur në shkollën e Muzikës “Jakov Xoxa” në Fier. Ministrja e Arsimit Besa Shahini iu përvesh keq mediave, duke përdorur dorën e saj dhe gjuhën e Ramës.

“Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit”-tha Shahini, në një reagim në rrjetet sociale, e prekur thellë e më thellë, nga ajo që sipas saj media po shkatërron edhe më shumë viktimat e dhunës seksuale, qoftë edhe ajo kur vjen nga mësues.

Megjithatë, pa dashje ajo preku në tela kolegen ministreshë Elisa Spiropali. “Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimi”-tha ajo më tej. Po a i kujtohet kolegia e vyer, e plotfuqishme Elisë, e cila shkoi në Kavajë dhe nxorri identitetin e vajzës 13-vjeçare të abuzuar seksualisht në grup nga të paktën pesë persona?

Ku ishte Shahini, kjo “mbrojtëse” e përflaktë e të drejtave të fëmijëve, grave dhe vajzave të dhunuara? Atëkohë fshihej pas rrjeteve sociale duke mbrojtur kolegen, ndërsa sot është numri një i arsimit. I këtij arsimi që ka mbetur në mes të katër rrugëve.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

Histerizimi kundër medias nga ana e ministrucëve të qeverisë nuk është mbi çështje parimore, por mirëfilltas mënyrë për të denigruar gjithçka që ajo nxjerr në skandale ku drejtëpërdrejtë janë përfshirë zyrtarë institucionesh. Niveli politik i drejtimit të Ministrisë së Arsimit është edhe më i rëndë se vetë incidentet dhe skandalet që përfshijnë në shkollat tona.

Mësimdhënia është në nivele të kritikueshme, baza materiale dhe librat e përzgjedhur e kanë futur arsimin sidomos parauniversitar në një mish-mash të madh. Nxënësit mësojnë me xhupa veshur nga i ftohti, duke pasur mbi krye edhe plasaritjet e shumta nga tërmeti që për shkak të cilësisë së ulët të punimeve ka dëmtuar një pjesë të mirë të shkollave sidomos në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Kjo ministre që paska kaq shumë “karrierë” dhe “jetëgjatësi” 2 vjet që jeton në Shqipëri ende nuk e ka kuptuar se në tavolinën e punës së saj, (luks dhe pushtet) mbërrijnë shifra të tmerrshme, sesi shkollat në vend nuk kanë më fëmijë për të mësuar. Shumë kanë ikur në emigracion, qoftë edhe në azil ku ata vogëlushë që deri dje gjallonin godinat e bojatisura nga jashtë, por të dërmuara nga brenda, sot gjenden në kampet e luftës me një pjatë supë në duar.

Përderisa paska plot dy vite në Shqipëri, “gjithë ajo karrierë dhe barrë jetësore”, Shahini ende nuk po sheh sesi nxënësit në fshtrat e vendit degdisen në zona të tjera dukë bërë edhe dy orë rrugë në këmbë. Në rastet kur figuron ndonjë furgon, ngjishen 40 nxënës bashkë në udhëtime të rrezikshme, për të marrë dijen e cunguar.

Ministrja këtë situatë nuk do që ta shohë, por është prekur rëndë nga “virusi” i propagandës, aq sa edhe në këtë pikë nuk kanë një mendim të tyrin, por i referohen atij të “madhit”, kryeministrit Edi Rama. Me të drejtë, Shahini personalisht i është “mirënjohëse” pasi nga një anëtare OJQ-je u bë ministre, duke i dhënë mundësinë që këtë post ta përdorë si “autoshkollë”.

Etiketa: BesaRamaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

Tërmet i fortë në Itali, njerëzit dalin në rrugë

TË GJITHA

Dosja e zezë e “Abi Bank”/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe mbledhjes së borxheve në vende offshore

11:24 : 23/10/2025

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025

Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, e ëma: Debatuan për çantën e pelenave…

11:17 : 23/10/2025

Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet email-i i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

11:12 : 23/10/2025

E kishte kthyer shtëpinë në laborator kokaine, arrestohet shqiptari në Itali. I gjenden 70 mijë euro cash

11:06 : 23/10/2025

Emrat/ Goditet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohet një 22-vjeçar dhe dy kolumbiane

10:58 : 23/10/2025

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

10:51 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com