• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Rrëfehet “ministri gënjeshtar” që iku fshehtas në hotel me sekretaren e opozitës

13:23 : 23/02/2020
në SHOW BIZ

Aktori protagonist i “Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” rrëfen shfaqjen që po bën bujë në Tiranë, pasi u nxjerr të palarat politikanëve.

Nëse pyesni veten se ku qëndron ngjashmëria midis një hoteli dhe një Parlamenti, duhet të ndiqni shfaqjen “Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament”, komedia që po bën bujë këto ditë në Tiranë, pasi shënjestron politikën dhe politikanët shqiptarë.

Aktori i njohur Klod Hoxha, në rolin e ministrit të ri të qeverisë, i cili përfundon në hotel me sekretaren e opozitës, rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus” “torturën” që përjetoi nën lëkurën e politikanit, duke u specializuar në mashtrues dhe tradhtar që ia del gjithmonë.

E shkruar në vitet ’80 nga Ray Cooney, “Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” mbetet shumë aktuale edhe sot. Çfarë pa më 14 shkurt publiku në skenë me shfaqjen e kësaj komedie?

Lexo edhe:

Pas homazheve, përcillet për në banesën e fundit aktori i shquar, Birçe Hasko

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” aktori i njohur Birçe Hasko

Panë një komedi, ku nëpërmjet humorit, batutave dhe situatave prekim edhe realitetin tonë. Panë atë që përherë kemi ndjerë, por për ta thënë, kush më mirë se teatri që ka qenë dhe është opozita më e mirë e politikës mund ta thotë? Komedia është farsë, që do të thotë se asgjë nga ajo mund të ndodhë në realitet, por siç thotë edhe autori, mund edhe të ndodhë. Ne këtë ia lëmë në dorë publikut pastaj.

Cili është roli yt mes aktorëve: Rozana Radi, Dritan Borici, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika?

Nëse do të vazhdoj kështu, mund të bëhem Kryeministri i ardhshëm batutë nga shfaqja kjo (qesh). Sa për pyetjen, unë jam strategu. Jam ministri dhe si i tillë më duhet të inskenoj gjithçka aty për aty. Të gjej zgjidhje, të jap zgjidhje, por e gjitha e bazuar mbi gënjeshtra. Jam gënjeshtari më i mirë dhe çuditërisht ia dal. A nuk ia del kështu edhe politika përherë? (qesh).

Një ministër që shkon në hotel me sekretaren e opozitës. Si zhvillohet kjo ngjarje dhe sa mendon se e gjejnë veten politikanët shqiptarë?

E gjitha ndodh brenda një seance të jashtëzakonshme. Ministri vendos pa rënë në sy të Kryeministrit, të ikë fshehtas në hotel-parlament me sekretaren e opozitës. Është ministër i ri në detyrë, por nuk humbet kohë të “zgjidhë” problemet e “popullit”.

Ministri, sekretarja e opozitës dhe një dhomë hoteli, ky është trinomi që ndiqet me një mori ngjarjesh dramatike për personazhet, duke përcjellë situata dhe batuta nga më komiket. A punohet në qeverinë tuaj, apo qeverisja merr kah seksualitetit?

Pse, cila nga qeveritë nuk punon? (qesh). Ne pikërisht për të punuar jemi mbledhur në hotel (qesh). Kjo është komedia. Ministri vjen për të plotësuar epshet e tij, pra sërish një rast ku abuzohet me detyrën. Sekretarja nga ana tjetër i ka qëllimet e sakta. Është në opozitë tashmë e do t’i duhet të mbijetojë. Një komedi që sjell të qeshura pa fund, por në thelb ka dramën e saj të madhe: Abuzimi me detyrën, tradhtitë bashkëkohore, paaftësia. Një llum që nuk i dihet se kur do t’i vijë fundi ose me saktë, a do t’i vijë ndonjëherë fundi kësaj?! T’ju them të drejtën, dyshoj! Vepra ka 40 vite e shkruar, por ja ku jemi sot, po njësoj.

Të joshi si projekt sa u njohe me të, apo mendove për një moment se shumë i konsumuar është ky subjekti i politikanëve me sekretare, ndërkohë që vajzat e “Instagram”-it mund të hyjnë më shpejt se kurrë në jetën e kujtdo?

Shekspiri është vendosur dhe mbivendosur dhe sërish josh të luash. E vërteta është se vitet e fundit jam fokusuar te filmi dhe isha larguar nga teatri. Kur më ftoi regjisorja Elma Doresi për rikthim, nuk isha fort entuziast. Por kur mbërrita në skenë, u kujtova se sa i bukur është teatri dhe se sa më kishte marrë malli.

Si ishte momenti i provave, u ndjetë pak në siklet kur patë njëri-tjetrin vetëm me robdëshambër?

Ne jemi të gjithë profesionistë dhe këto gjëra nuk na bëjnë përshtypje. Ne jemi një familje e madhe aty. Provat kanë qenë edhe më të bukura se shfaqja, jua siguroj. Jam ndierë komod, me njerëz sikur kemi një jetë që njiheshim. Motoja jonë: Të gjithë për një, një për të gjithë, këtu merr vlerën dhe kuptimin e vërtetë.

Do të ftoni politikanë ta ndjekin dhe, a mendon se ata do të intrigohen ta shohin komedinë tuaj, apo do ta refuzojnë?

Do të kemi patjetër, sikundër kemi pasur që ditën e parë. Qëllimi ynë është: Një shfaqje ose një natë, Parlamenti të jetë përballë Parlamentit. Do të përpiqemi ta realizojmë (qesh).

Nga salla e të zgjedhurve me vota, në skenën e teatrit me bileta. Si ishte të hynit nën lëkurën e politikanëve shqiptarë?

E lodhshme pak. (qesh) Tani ua dimë vërtet hallin që ata kanë. (qesh) Mbahem për njeri i drejtë në shoqëri dhe person që ndihmoj dhe besoj shumë. Këtu kam të kundërtën. Më duhet të gënjej tërë kohës. Gënjeshtër mbi gënjeshtër. Situata që më duhet t’i krijoj në çdo moment. Ka shumë rëndesë, aq sa them: Jemi mirë në teatër ne. (qesh).

Duke u nisur nga filmi i fundit “Internimi”, ku luaje nën kostumin e zyrtarit të viteve ‘80, çfarë ndryshimi ndjen poshtë kostumit të zyrtarit në ditët e sotme?

Vitet ndryshojnë. Asgjë më shumë. Vitet dhe forma. Abuzim atëherë, abuzim edhe sot, abuzim edhe në ’80-ën kur vepra është shkruar. Disa gjëra, vërtet nuk do ndryshojnë…

/Panoramaplus.al

Etiketa: aktorKlod HoxhaRozana Radishfaqje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas homazheve, përcillet për në banesën e fundit aktori i shquar, Birçe Hasko

12:53 : 24/05/2026
AKTUALITET

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” aktori i njohur Birçe Hasko

11:19 : 23/05/2026
SHOW BIZ

Rozana Radi zbulon për herë të parë të vërtetën e debatit me Rezarta Shkurtën

22:28 : 15/05/2026
AKTUALITET

I jepet lamtumira e fundit aktorit Ilir Shkurti

12:39 : 06/04/2026
AKTUALITET

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti

17:48 : 05/04/2026
SHOW BIZ

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”/ Rozana Radi reagon pas lajmeve të rreme për vdekjen e saj

21:58 : 20/03/2026
Para

Video/ Iniesta dhuron spektakël në Japoni, “çmend” kundërshtarët me driblimet e tij

TË GJITHA

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom