• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndihma për Shqipërinë – 5 fakte të rëndësishme

15:53 : 18/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Rreth 1,16 miliardë euro u premtuan për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar si mbështetje për përpjekjet për rindërtim pas tërmetiti të 26 nëntorit 2019.

Premtimet u bënë gjatë një konference të posaçme, të mbajtur të hënën mbasdite në Bruksel, të titulluar “Së bashku për Shqipërinë.”

Fondet janë premtime në parim, të cilat duhet të konkretizohen në marrëveshje formale, gjatë javëve të ardhshme.

Nuk ka garanci se e gjithë kjo shumë do të konkretizohet dhe lëvrohet—pjesa më e madhe e saj janë hua të cilat duhet të mbështeten mbi projekte konkrete që të lëvrohen.

Më poshtë Exit News sjell pesë karakteristika të rëndësishme të ndihmës së premtuar.

Lexo edhe:

Copëtohet Serbia pas humbjes me Shqipërinë, pas trajnerit ikin edhe 5 lojtarë

Rastësia e pabesueshme, Manaj shënoi ndaj Serbisë në të njëjtën minutë që humbi penalltinë në Shqipëri!

Gati 70% e ndihmës është borxh
Rreth €805 milionë euro të premtuara janë hua nga katër banka ndërkombëtare: Banka Islamike për Zhvillim (€365 milionë), Banka Botërore (€160 milionë), Banka Europiane e Investimeve (€100 milionë), Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (€100 milionë) dhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (€80 milionë).

Sipas Ministrit Ahmetaj, huaja nga Banka Islamike do të jetë me interes 1 për qind, ndërsa Banka Botërore dhe ajo e Këshillit të Europës zakonisht ofrojnë interesa më të ulta se bankat tregtare.

Huatë e BERZH-it dhe të BEI-së, me gjasa, do të jenë më terma tregtare.

Vendet Islamike zënë thuajse gjysmën e premtimeve
Vendet Islamike janë premtuesit më të mëdhenj të ndihmës, me rreth 485 milionë euro premtime, ose rreth 42 për qind të totalit të premtuar. Megjithatë, vetëm dy vende islamike kanë premtuar mbështetje, Turqia (€45 milionë) dhe Katari (€5 milionë)—pjesa dërrmuese e premtimit është një hua nga Banka Islamike për Zhvillim (€365 milionë), e cila është edhe premtuesi më i madh nga të gjithë premtuesit ndaj Shqipërisë.

Bashkimi Europian ka dhënë ndihmën më të rëndësishme
Bashkimi Europian (mbi €216 milionë) ka dhënë ndihmën më të rëndësishme, falas dhe të pakushtëzuar. Më shumë se gjysmën e ndihmës së BE-së e ka premtuar Komisioni Europian (€115 milionë), dhe pjesën tjetër vendet anëtare (€101 milionë)—thuajse të gjitha vendet anëtare kanë premtuar, shumica shumë €1-2 milionë.

Italia dhe Turqia janë, me diferencë, vendet me ndihmën më të madhe
Italia mbetet partneri më i rëndësishëm i Shqiëprisë në fushën e mëbshtetjes me ndihmë. Ajo ka premtuar €65 milionë mbështetje duke qënë me diferencë të madhe vendi më bujar.

Pas saj vjen Turqia me premtimin për rreth (€45 milionë)— një pjesë e ndihmës turke do të jetë ndërtim direkt shtëpish dhe objektesh kulturore.

Pas tyre vjen Gjermania (€11 milionë) dhe Zvicra (€9 milionë).

Më poshtë është tabela e plotë e të gjithë premtuesve dypalësh dhe shumëpalësh.

Ndihma do të kushtëzohet për zbatimin e saj
Institucionet perëndimore, përfshi BE-në, tre bankat europiane dhe Bankën Botërore, kanë vendosur standarde të rëndësishme për lëvrimin e ndihmës së premtuar.

Ato kërkojnë mbi të gjitha që fondet dhe përpjekjet përkatëse rindërtuese të menaxhohen nga një agjenci apo program i posaçëm për rindërtimin, e cila duhet të veprojë në bazë parimeve të transparencës, llogaridhënies, qartësisë, barazisë etj. /Exit.al/

Etiketa: AhmetajfakteShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Copëtohet Serbia pas humbjes me Shqipërinë, pas trajnerit ikin edhe 5 lojtarë

14:31 : 13/10/2025
SPORT

Rastësia e pabesueshme, Manaj shënoi ndaj Serbisë në të njëjtën minutë që humbi penalltinë në Shqipëri!

10:20 : 13/10/2025
AKTUALITET

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025
SHOW BIZ

Vendosi 10 mijë € skedinë për fitoren e Shqipërisë, zbulohet se sa fitoi Dijonis Biba

18:50 : 12/10/2025
SPORT

Katër gola të shënuar, Shqipëria U-19 barazon në miqësoren e dytë kundër Irlandës

18:28 : 12/10/2025
AKTUALITET

1 në 5 persona blejnë online/ Shqipëria, më “mosbesuesja” në rajon, preferon blerjet tradicionale

18:01 : 12/10/2025
Para

Kontributi në futboll, Tirana merr vlerësimin “Titulli i Madh”

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

14:53 : 13/10/2025

Medvedev kërcënon SHBA-të për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk: Mund të përfundojë keq

14:53 : 13/10/2025

Kurti: Këtë javë nisin diskutimet për qeverisjen qendrore

14:50 : 13/10/2025

E nisin javën mbarë, këtyre 3 shenjave të horoskopit u buzëqesh fati

14:36 : 13/10/2025

Trump i hapur për negociata me Iranin, kritikon Obamën për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore

14:34 : 13/10/2025

Copëtohet Serbia pas humbjes me Shqipërinë, pas trajnerit ikin edhe 5 lojtarë

14:31 : 13/10/2025

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

14:28 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com