• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jo vetëm Dvoranin, Meta sulmon edhe Ruçin: Lejoi miratimin e ligjit që shkel Kushtetutën

12:59 : 17/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të ashpra sot ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, ndërsa kërkoi një hetim të thelluar ndaj tij duke e cilësuar veprimtarinë si kriminale.

Por, në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Meta ka evidentuar shkeljet jo vetëm të Dvoranit, por edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, lidhur me miratimin e ndryshimeve ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë kuadër, Meta tha se edhe pse Ruçi kërkoi një opinion nga Venecia për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, të enjten e kaluar, pranoi kalimin e një ligji, që i heq kompetencat kreut të shtetit.

Meta u shpreh se kjo është një tallje me Komisionin e Venecias, sa kohë kur Kuvendi ka qenë i paduruar për të pritur opinionin e tij.

“Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit, çfarë mekanizmi duhet të përdoret? Cilat mund të ishin zgjidhjet më të mira ndërkombëtare kur organi më I lartë i ngarkuar me ligj, refuzon ta bëjë?

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

Mirë po çfarë bëri?

Venecia i konfirmoi Kuvendit se do të dërgonte një komision faktmbledhës.

Kuvendi në mënyrë më të pabesë, ndërkohë që Venecia kishte mbërritur në Tiranë, vetëm disa orë para takimit, voton në seancë plenarë në errësirë projektligjin për shtesa e ndryshime mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese atë proces të ligjit që rregullon procesin e betimit të gjykatësve të Kushtetueses.

Përmbajtja e këtij ligji dhunon nenin 129 të Kushtetutës dhe të gjitha parimet e balancimit të pushteteve. Votimi është një tjetër atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetutës për kontrollin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nuk do të pranohet kurrë nga presidenti.

Ky nxitim në panik i mazhorancës për të vënë para faktit të kryer Venecian, që e kishte ftuar para dy muajsh, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet KE-së, Venecias në veçanti dhe ambasadorëve që i kërkuan thirrjen e Venecias.

Me këtë veprim mazhoranca ka ftuar një komision të nderuar si Venecian dhe nga ana tjetër e ka zhvleftësuar atë mision.

I kërkoj ndjesë Venecia që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimin final të grushtit të shtetit dhe i siguroj se nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit dhe kthimin e Gjykatës Kushtetues në një polici të shtetit PPP”, tha Meta.

Në vijim ai shtoi se do të marrë pjesë në seancën plenare të komisionit të Venecias që të njoh të gjithë me përpjekje edhe më të rënda se këto për përpjekje për të instaluar grusht shteti në këtë vend.

“Ne Teatër nuk kemi, por Rilindja është teatri dhe Estrada numër e këtij shteti dhe popullit.

Shikoni çfarë thotë Kuvendi, Ardian Dvoranit më 8 nëntor:

Për votimin që do të bënte të hënën, i kërkon që nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të informohet.

Ja përgjigja që i jep Dvorani pa mbledhur KED dhe që është vetëm një votë në 9:

Në fund fare ky i thotë se ditën e sotme, më 8 nëntor sapo ka marrë lerën dhe deri ën çastin e dërgimit të këtij informacioni në KED nuk ka ardhur asnjë informacion për të ushtruar të drejtën e presidentit për emërimin.

Ndaj, vlerësoj që zonja Arta Vorpsin-pa mbledhur këshill-të konsiderohet si e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Por, në datën 5 nëntor- se jemi në fazën penale të përpjekjes për grusht shteti dhe po ashtu, të goditjes së tij, -kemi letrën që Presidenti i ka dërguar zotit Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi, e protokolluar nga Kuvendi. Lerën për të cilën më datë 8 nëntor ai thotë se nuk di gjë.

Kjo letër i është dërguar Dvoranit dhe ambasadave dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca. Aty thuhet se Presidenti, me këtë vendim paraprak, synon respektimin e normës kushtetuese të radhës në emërimin e Gjykatës Kushtetuese dhe situatës jo të zakonshme të krijuar nga keqmenaxhimi i listave nga KED.

Vazhdon presidenti:

Ky vendim për pezullimin e vendimit administrative të listës deri në realizimin e zgjidhjes nga Kuvendi të anëtarit të dytë ka për qëllim ruajtjen e kushtetutshmërisë së anëtarëve të rinj të kësaj gjykate-dhe ai kemi nënvizuar të gjithë atyre që ia dërguam, edhe ambasadave-dhe nënvizon vullnetin e Presidentit të Republikës. Që e ka këtë vullnet dhe kërkon heqjen e pengesave dhe në fund fare u thotë: dhe presidenti kërkon bashkëpunimin e Kuvendit që të vlerësojë mundësinë për shqyrtim në seancë plenare të zgjedhjes së anëtarit.

Nuk jam marrë shumë me ligjin e KÇK se nuk më bën shumë përshtypje dhe se ja ku është përgjigja e shqiptarëve në sondazh që nuk e besojnë atë.

Duan të çojnë të gjithë kamikazët në Gjykatës Kushtetuese që do të dështojë, sepse ata nuk duan që anëtarët të kalojnë me dinjitet nga Presidenca, por duan t’i fusin nga oxhaku I gjykatës kushtetuese që ta nxijnë edhe atë siç nxinë edhe reformën në drejtësi.

Këta e thirrën Venecian, nuk e thirra unë. Dhe këta një ditë para se Venecia që të vinte këtu për këtë ligj që e thirrën, e bënë fakt të kryer dhe iu lutën që të mos e përfshini ju këtë në opinion, se ne e kaluam.

Ju mendoni se unë kam gjë personale me Dvoranin, por nëse ai është në rregull, unë nuk kam asnjë gjë me Dvoranin”, tha Meta.

Etiketa: dvoraniMetaruci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
Teknologji

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

09:17 : 16/06/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
Para
FOTO ILUSTRUESE

Aksident/ Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi (EMRI)

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet