• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borxhi doganor 224 milionë euro, problem edhe vlerësimet dhe keq klasifikimet tarifore

13:13 : 13/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Borxhi doganor i kontabilizuar deri në fund të vitit 2018 ishte 27 miliardë lekë apo rreth 224 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të zhvilluar në vitin 2019 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të publikuar këto ditë nënvizon se lista e debitorëve është shtuar me 233 subjekte të reja përgjatë një viti dhe me një vlerë të konsiderueshme.

Konkretisht sipas KLSH nga shqyrtimi i dokumentacionit, materialeve, si dhe të dhënave elektronike (data-base) të vëna në dispozicion nga Sektori i Monitorimit të Borxhit, rezulton se gjendja e borxhit doganor më 01.01.2018 paraqitet me 4521 raste, 2978 subjekte debitorë në vlerën 23,946,599 mijë lekë. Gjendja e borxhit më datë 31.12.2018 paraqitet me 4520 raste, 3211 subjekte debitorë në vlerën 27,596,148 mijë lekë, pra gjatë vitit ushtrimor 2018, borxhi doganor është shtuar me 233 subjekte debitorë ose 7.8 %, ndërsa në vlerë 3,649,549 mijë lekë ose 15.2 %.

“Nga zyra e borxhit pranë degëve doganore nuk janë ndjekur hap pas hapi masat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin doganor si dhe udhëzimet përkatëse të nxjerra për këtë qëllim për rikuperimin e detyrimeve të papaguara nga subjektet debitore, ku për 1203 raste, për vlerën 3,299,965,219 lekë, nuk kanë vijuar procedurat me nxjerrjen e Urdhër Ekzekutimi për rikuperimin me forcë të detyrimeve të papaguara, duke bërë të mundur vazhdimin e veprimtarisë doganore në sistem të subjekteve debitore” thuhet në raport.

Keqklasifikimet tarifore dhe vlerësimet doganore 919 milionë lekë dëm

Të paktën 919 milionë lekë apo rreth 7.5 milionë euro është vlera e munguar e të ardhurave në buxhet për shkak të keqklasifikimit tarifor të artikujve nga ana e Doganave apo si rezultat i vlerësimit doganor të gabuar. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vë theksin pikërisht në këto pika ndërkohë që rekomandon që të merren masa për të kontabilizohet dhe arkëtohet ky detyrim.

Lexo edhe:

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

“Ke 4 vjet që më çan…”/ Shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

KLSH sjell në vëmendje se nga auditimi si dhe nga ballafaqimi me personat përgjegjës gjatë auditimit në terren, shqyrtimit të observacioneve së bashku me dokumentacionin bashkëlidhur për aktet e mbajtura gjatë ballafaqimit në terren, si dhe shqyrtimit të observacioneve me dokumentacionin bashkëlidhur pas fazës së auditimit në terren, është konstatuar se “në dinamikën e veprimeve të përditshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka mospërputhje në procedura; të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë funksionimin e institucionit si në drejtim të procesit të vlerësimit e pranimit të deklaratave doganore të subjekteve të biznesit dhe individëve, objekt i veprimtarisë së doganave, të cilat kanë sjellë për pasojë mungesë të ardhurash për Buxhetin e Shtetit në shumën 919,541,437 lekë, nga të cilat shuma prej 919,463,101 lekë në fushën e auditimit të klasifikimit tarifor dhe vlerësimit doganor për 5003 raste dhe shuma prej 78,336 lekë në fushën e auditimit të procedurave të ndjekura lidhur me prokurimet publike”. /Monitor/

Etiketa: 224 mln euroborxhiTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

08:15 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Ke 4 vjet që më çan…”/ Shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

21:16 : 08/07/2025
NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”, shkak dyshohet borxhi ndaj shtetit

17:04 : 02/07/2025
AKTUALITET

Sherri me armë te “Ali Demi”/ Shpallen në kërkim 4 persona, i plagosuri gënjeu Policinë

11:01 : 11/06/2025
Para

Plas grushti në AKU-në e Tiranës, drejtori-vartëses: Do të të flak si leckë… (Ç'ndodhi më pas)

TË GJITHA

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025

Liverpool “mbret” i merkatos, ja 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë para

14:01 : 26/07/2025

Shpërndante video pornografike në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

13:54 : 26/07/2025

Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia! Vihet në pranga 58-vjeçari në Tropojë

13:40 : 26/07/2025

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025

Aksident i rëndë gjatë stërvitjes, gjimnasti italian përfundon në koma

13:33 : 26/07/2025

Vdekja e Besnik Koçiut te ‘313-ta’, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com