• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të ketë zgjedhje të parakohshme? / Paloka zbulon strategjinë e PD-së…

12:38 : 09/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shprehet se “Anti-KÇK” bën nul Reformën në Drejtësi. Sipas Palokës, akti normativ është antikushtetues sepse i jep policisë kompetenca që i takojnë institucioneve të drejtësisë.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Paloka thekson se ” ky akt i Ramës nuk synon aspak të luftojë krimin, por thjesht të bëj show e me raste ta përdorë këtë si formë presioni ndaj atyre që nuk i shërbejnë më qëllimeve të tij kriminale”.

Për Palokën, kriminelët më të rrezikshëm po dalin çdo ditë prej burgjeve e po bëhen gati për fushatën e Edi Ramës. Nënkryetari i PD-së thotë se ulja në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe përcaktimi i afateve precize për mbylljen e saj, synojnë sipas opozitës zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. “Rama mund të bëj sikur nuk e sheh krizën në Shqipëri e të vazhdojë të bredhë nëpër botë në rolin e “liderit botëror”, po kjo është të bësh rolin e strucit në fakt”.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, Paloka thekson se ato nuk i kërkon vetëm opozita, por janë sanksionuar qartazi dhe në Kushtet e Bundestagut. Paloka thekson se ato janë zgjidhja e krizës që ka kapluar vendin, që sa vjen dhe përkeqësohet.

Opozita e rrëzon kryeministrin Edi Rama këtë vit, apo zgjedhje do ketë në 2021? Ju patët një dakordësi me mazhorancën. A mund të kemi një dakordësi tjetër, pasi qeveria thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme tani që reformat janë në kulmin e tyre? Zërat flasin se nuk mund të ketë zgjedhje pa mbaruar Reforma në Drejtësi.

Lexo edhe:

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkon sot vetëm opozita. Ato janë sanksionuar qartazi dhe në kushtet e Bundestagut por mbi të gjitha janë sot një domosdoshmëri për zgjidhjen e krizës së gjithanshme që sa vjen e përkeqësohet. Ulja në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe përcaktimi i afateve precize për mbylljen e saj, synojnë (të paktën nga opozita) pikërisht zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Rama mund të bëj sikur nuk e sheh krizën në Shqipëri e të vazhdojë të bredhë nëpër botë në rolin e “liderit botëror”, po kjo është të bësh rolin e strucit në fakt. Unë jam i bindur që Rama zgjedhjet nuk do ti dëshironte as në 2022, po çfarë do që të bëj, atyre nuk ju shpëton dot. Opozita do të bëjë gjithçka për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe në të njëjtën kohë, parlamentare e lokale. Po ajo që unë e shoh si më të rëndësishme, është që kurdo që të zhvillohen zgjedhjet fitorja e opozitës është e padiskutueshme. Humbja e Ramës është e vendosur tashmë, është një fatalitet.

Presidenti i PE-së, Davide Sassoli, deklaroi që po përpiqet të bind vendet skeptike, të kryesuara nga Franca, që procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Për ju, çfarë duhet të bëjë politika shqiptare që të përligjë këtë mbështetje dhe të kap trenin për çeljen e negociatave?

Jo vetëm Presidenti Sassoli por të gjithë faktorët dhe institucionet europiane, përfshi dhe qeveritë e vendeve anëtare, janë shprehur qartë dhe mëse një herë se e duan Shqipërinë në BE. Pra mbështetja nuk na mungon. Ajo që na mungon është vullneti i qeverisë shqiptare për të zbatuar kushtet e BE-së e ca më keq akoma, drejtimi i kundërt që ka marrë qeveria me detyrimet që ka. Shqipëria vazhdon të përkeqësojë, në vend që ti përmirësojë, parametrat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit apo të drejtat dhe liritë qytetarë. Në çdo raport ndërkombëtar, analizë apo konstatim të institucioneve ndërkombëtare këto parametra janë përkeqësuar. Mos harrojmë që vetëm pak ditë më parë, Rama u detyrua të zbythej për të ashtuquajturin ligj “antishpifje” sepse u kërcënua publikisht se kalimi i atij ligji do të përkthehej automatikisht në moshapje të negociatave. Me gjithë metodologjinë e re (e cila në fakt krijon iluzionin e ecjes përpara me hapa, po në fakt e vështirëson integrimin) Shqipëria është e detyruar të plotësojë minimalisht kushtet e Bundestagut për hedhjen e hapave drejt integrimit dhe kushtet e Bundestagut përkthehen vetëm në zgjedhje të lira e të ndershme.

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në përfundim të misionit të tij në Tiranë, tha me një gjuhë direkte se 30 qershori nuk garantoi zgjedhjet demokratike dhe nuk i shërbeu pluralizimit në vend. Nga ana tjetër, PD vijon të zbulojë kryebashkiakët e PS që kanë probleme me ligjin. Si do të zgjidhet kjo situatë?

Delagacioni i Autoriteteve Lokale të KiE-së, konfirmoi atë që më parë ishte pasqyruar dhe në raportin e OSBE-ODIHR e që direkt apo indirekt është pranuar nga të gjithë përveç Ramës. 30 qershori e damkosi përfundimisht Ramën si armik të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai u demaskua sepse jo vetëm zhvilloi një farsë antikushtetuese më 30 qershor por u detyrua që dhe në atë farsë ku garonte me veten, të tregonte se nuk mund të bënte pa përdorur të inkriminuarit e pa vjedhur apo manipuluar. Në këto kushte nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve demokratike.

Etiketa: PalokaRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
Para

Moti ekstrem, anulohet ndeshja Manchester City-West Ham

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com