• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontratat kolektive/ Sindikata e Minatorëve i përgjigjet ministres Denaj: Anshmëri e paturp!

09:44 : 06/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Një shkresë dërguar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, ka sjellë reagimin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Sindikata informon se Ministria pohon zyrtarisht se midis kompanisë Albchrome dhe sindikatës servile qenka kryer një ndryshim i kontratës kolektive më 1 tetor 2019, pak përpara njohjes ligjore të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Por, për sindikatën, bëhet fjalë për një falsifikim.

“Ndonëse kompania dhe ministria mbështetin njëra-tjetrën, pretendimet e tyre se tashmë ka një kontratë të ndryshuar apo të re nuk vërtetohen. Edhe pse Kodi i Punës, raportet e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i detyrojnë kompaninë dhe ministrinë t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së çdo minatori dhe sindikate për t’u pajisur me një kopje të kontratës kolektive, kompania refuzon, ndërsa ministria lan duart duke ia hedhur topin Albchrome-it. Kjo lojë e pisët na tregon se një kontratë e tillë ose nuk ekziston, ose është falsifikuar”, thuhet në një reagim të sindikatës.

Reagimi i plotë

NJË SHTET I KAPUR KUNDËR TË DREJTAVE TË MINATORËVE

Përvoja e hidhur e muajve të fundit na ka mësuar të mos presim shumë nga institucionet shtetërore. Mirëpo përgjigjja e 31 janarit e ministres së Financave dhe Ekonomisë (MFE) Anila Denaj, na tregoi se pushtetarët nuk kanë asnjë pikë turpi. Ata janë gati të bëhen bashkëpunëtorë të hapur në falsifikime, shkelje të ndryshme të Kodit të Punës dhe diskriminim të fortë të organizimit sindikalist të minatorëve.

Lexo edhe:

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Shitja nga Sindikatat dhe plani për resort e vileta! Si u tjetërsua Kampi i Pionierëve në Dajt

Me sa duket, tentativa e kompanisë Albchrome dhe sindikatës së saj servile, të drejtuar nga personazhe famëkeqe dhe qesharake si Taf Koleci dhe Kol Nikollaj, për të marrë me kërcënim firma minatorësh ka dështuar.

Prandaj është futur në lojë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila pohon zyrtarisht se midis kompanisë Albchrome dhe sindikatës servile qenka kryer një ndryshim i kontratës kolektive më 1 tetor 2019, pak përpara njohjes ligjore të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Me këtë falsifikim, kompania do që ta konsiderojë betejën për kontratën e re kolektive të fituar në tavolinë, jashtë çdo norme ligjore dhe ndershmërie shoqërore.

Ndonëse kompania dhe ministria mbështetin njëra-tjetrën, pretendimet e tyre se tashmë ka një kontratë të ndryshuar apo të re nuk vërtetohen. Edhe pse Kodi i Punës, raportet e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i detyrojnë kompaninë dhe ministrinë t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së çdo minatori dhe sindikate për t’u pajisur me një kopje të kontratës kolektive, kompania refuzon, ndërsa ministria lan duart duke ia hedhur topin Albchrome-it. Kjo lojë e pisët na tregon se një kontratë e tillë ose nuk ekziston, ose është falsifikuar.

Po ashtu kompania dhe MFE nuk tregojnë as se cila është shtrirja kohore e kontratës kolektive që pretendohet se është nënshkruar tashmë. Ashtu sikundër përmbajtja e saj është tërësisht misterioze, duke përbërë një shkelje të disafishtë të Kodit të Punës dhe të drejtës së informimit.

Ministria pretendon, nga ana tjetër, se kompania Albchrome e ka afishuar një kopje të kontratës kolektive të ndryshuar që në tetor, çka përbën një gënjeshtër të pastër. Të gjithë minatorët e dinë se as në tetor dhe as kurrë më parë kompania nuk ka publikuar ndonjë version të kontratave kolektive. Ato mbeten sekrete të përhershme, çka ka bërë të lindë dyshimi nëse ekzistojnë vërtet.

Për ta çuar deri në fund nëpërkëmbjen e të drejtave të minatorëve, shkresa e ministres së Financave dhe Ekonomisë arrin deri aty sa ta konsiderojë individual dhe jo kolektiv konfliktin midis SMBB dhe kompanisë Albchrome, që ka rezultuar në pushimin nga puna të katër sindikalistëve, duke mos marrë përsipër asnjë lloj ndërmjetësimi të detyrueshëm nga Kodi i Punës. Na vjen keq, por duhet t’i kujtojmë znj. ministre se arsyeja pse Elton Debreshi, Beqir Duriçi, Behar Gjimi dhe Ali Gjeta janë pushuar nga puna, ka të bëjë vetëm me veprimtarinë e tyre sindikaliste. Tani këtë fakt e di e gjithë Shqipëria, pavarësisht se zyrtarët e shtetit bëjnë sikur jetojnë në Hënë.

Për sa më sipër, ne si minatorë dhe sindikalistë shprehim indinjatën tonë të thellë për anshmërinë e paturp të një institucioni të lartë si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe të tjera organeve të shtetit shqiptar. Ne zotohemi se falsifikimet dhe shkeljet e mësipërme do t’i ndjekim jo vetëm në rrugë administrative, por edhe penale. Të falsifikosh një kontratë kolektive është krim. Të ndihmosh në falsifikim është bashkëpunim i ndërgjegjshëm në krim.

Ka ikur koha kur mund të kalohej pa lagur lumi i paligjshmërive dhe padrejtësive ndaj minatorëve!

Ne do të fitojmë sepse kemi në anën tonë ligjin, të drejtën, përkrahjen e shoqërisë dhe mbështetjen e sindikatave ndërkombëtare.

Etiketa: Anila Denajsindikata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

15:52 : 24/05/2026
AKTUALITET

Shitja nga Sindikatat dhe plani për resort e vileta! Si u tjetërsua Kampi i Pionierëve në Dajt

12:06 : 10/05/2026
AKTUALITET

“Veting për Sindikatat në Shqipëri”, kryesindikalistët shndërrohen në biznesmenë

21:14 : 01/05/2026
AKTUALITET

Nafta shqiptare, fitime offshore, si u zhdukën miliarda nga nëntoka e vendit. Roli i ish-ministres Anila Denaj

21:15 : 03/04/2026
AKTUALITET

“Vend i shenjtë” për kandidatët socialistë/ Ndotësi “1 euro” Alba Cosmetic i Adi Mehmetit, i paprekshëm

12:07 : 30/01/2026
AKTUALITET

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

19:54 : 02/07/2025
Para

Reshjet e borës/ ARRSH: Ja rrugët që kalohen me zinxhirë

TË GJITHA

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom