• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vend i shenjtë” për kandidatët socialistë/ Ndotësi “1 euro” Alba Cosmetic i Adi Mehmetit, i paprekshëm

12:07 : 30/01/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Banorët e Porto Romanos, në Durrës, në mënyrë periodike shfaqin shqetësimet e tyre të mëdha mbi ndotjen dhe rreziqet që u vijnë nga aktiviteti tregtar i kompanisë së prodhimit të bombolave të gazit, “Alba Cosmetic International”, në pronësi të sipërmarrësit Adi Mehmeti.

Megjithatë, sa më shumë qytetarët ngrihen në protesta për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, aq më shumë strukturat shtetërore bëhen të shurdhëra, duke injoruar zërin e qindrave banorëve që janë të detyruar të jetojnë çdo ditë të tyre nën rrezikun e shpërthimeve dhe pasojave mbi organizmin nga çlirimi pa kriter i gazeve.

“Alba Cosmetic Internationa”, deri më tani, ka rezultuar e paprekshme nga Policia, strukturat lokale apo edhe radha e gjatë e inspektorateve që funksionojnë në vendin tonë.

Kjo “heshtje totale” institucionale duket se e ka origjinën tek faktin që kompania e Adi Mehmetit shërben si një “vend i shenjtë” për kandidatët për deputetë socialë në prag në fushatave elektorale.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

Në vitin 2021, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, njëkohësisht edhe kandidate për deputete nga Partia Socialiste në qarkun e Durrësit, postoi një rrjete sociale foto nga një vizitë në ambjentet e “Alba Cosmetic International” në Porto Romano.

“Në kompaninë Alba Cosmetic International, që operon në sektorin e gazit të lëvizshëm, prej 7 vitesh. E regjistruar si markë në 2014, me një gamë të gjerë produktesh, me potencialin për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, kompania ka plane ambicioz”, shkruante Denaj në profilin e saj në rrjete sociale.

Në foto: Postimi i Anila Denaj në vitin 2021

Në të njëjtat gjurmë, katër vite më vonë, eci një tjetër kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Në 7 Prill 2025, Etleva Budini, e cila kandidonte për herë të parë për një pozicion si ligjvënëse, thotë se kishte zhvilluar një vizitë në ambjentet e “Alba Cosmetic International” të Adi Mehmetit.

“Një vizitë në fabrikën Alba Cosmetic International Gaspoëer në Porto Romano, Durrës, një fabrikë moderne për produktet e gazit dhe aerosolit”, shkruante Budini në atë postim.

Në foto: Postimi i deputetes Etleva Budini në Prill 2025

Pas kësaj vizite, duket se gjithçka i shkoi mbarë kandidates, e cila, për herë të parë mori mandatin e deputetit. Ligjvënësja më e re është bashkëshortja e një zyrtari të rëndësishëm policie, Boge Budini, ish-Drejtori i Portit në vitet 2013-2017, i shkarkuar pas zbulimit të një kamioni me disa ton kanabis dhe i rikthyer më vonë sërish në Policinë e Shtetit.

“Ndotësi 1 euro” i Adi Mehmetit

 Kompania e krijuar në vitin 2014 nga Adi Mehmeti, vetëm 21 vjeçar në kohën e regjistrimit, në fakt kishte vetëm pak muaj që ishte përfshirë në sektorin e gazit të lëngzhëm, kur u vizitua nga ministrja Denaj, në vitin 2021.

E krijuar si një kompani për prodhim produktesh kozmetike, “Alba Cosmetic” vetëm në janar të vitit 2021 e kishte zgjeruar disi aktivitetin e saj në prodhimin e bombulave të vogla të gazit.

Por, në periudhën që pasoi vizitën propagandistike të Anila Denajt, shoqëria e Adi Mehmetit mori një zgjerim shumë të madh, duke u përfshirë në tregun e gjerë të hidrokarbureve.

Krahas zgjerimit të aktivitetit tregtar, “Alba Cosmetic International” shtoi ndjeshëm edhe ndotjen në mjedisin përreth. Në të paktën dy raste, banorët e Porto Romanos kanë dalë në protestë kundër mbetjeve të rrezikshme, të lëshuara në ajër dhe në tokat përreth nga kompania e Adi Mehmetit.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimit gjithnjë e në rritje të qytetarëve, kompania vijon aktivitetin e pashqetësuar nga autoritetet shtetërore.

Historia e “Alba Cosmetic International” ka disa dritë-hije të çuditshme, që nisin nga përfshirja e një 21-vjeçari në mënyrë të menjëhershme në një biznes të madh, një kontratë “1 euro” me qeverinë e Edi Ramës në vitin 2018 për qiranë e mijëra metrave katrorë në Porto Romano, e deri tek një kombinim i çuditshëm me një tjetër shoqëri, “Gazpoëer  AL”, e cila rezulton si subjekt më vete, por që ushtron aktivitetin në të njëjtin vend dhe personat përgjegjës janë të njëjtët në të dyja kompanitë.

“Parfumet” e 21-vjeçarit Mehmeti

Në tetor të vitit 2014, Adi Mehmeti, i lindur në Delvinë në vitin 1993 dhe banues në Tiranë, vendos të themelojë një kompani në Porto Romano të Durrësit, me fokus prodhimin e parfumeve dhe materialeve të tjera për estetikën.

Bilancet tregtare të dorëzuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) përbëjnë një rast tipik “studimor” për tregun shqiptar. Në vitin e parë, “Alba Cosmetics International” raporton një fitim rreth 1 mijë euro. Në vitin 2016, fitoi 10-fishohet, në 100 mijë euro. Një vit më pas, në 2016, sërish ka një 10-fishim tjetër, duke arritur fitimin 1 milionë euro.

Në vitin 2017, Adi Mehmeti, tashmë 23-vjeçar, siguron një kontratë me çmim simbolik “1 euro” me qeverinë e Edi Ramës, për të marrë në përdorim disa ambiente pranë ish-Ndërmarrjes Kimike të Porto Romanos.

Në foto: Kontrata “1 euro” e miratuar nga kryeministri Edi Rama për “Alba Cosmetic International”

Në kontratën e konsultuar nga “Boldneës.al”, të miratuar nga Këshilli i Ministrave në 15 nëntor 2017, subjekti privat merrte me qira një ndërtesë 2-katëshe, me sipërfaqe 600 m2, si edhe sipërfaqe funksionale 1650 m2.

Në janar të vitit 2021, “Alba Cosmetic International” modifikon objektin e veprimtarisë, duke shtuar, krahas materialeve kozmetike, edhe mbushjen e bombolave të vogla të gazit.

Ndotja dhe rrezikimi i shkollës

Në Tetor të vitit 2022, dhjetra prindër të fëmijëve që studionin në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano, kërkuan nga drejtoria e institucionit arsimor pezullimin e mësimit, për shkak të rrjedhjes së gazit.

“Ne kërkuam që të pezullohet mësimi derisa t’i jepet një zgjidhje kësaj, për të vetmen arsye se këtu është një bombë atomike e mirëfilltë. Imagjino, një bombël në shtëpi me 16 kg të shkatërron shtëpinë po shpërtheu. Llogarite sa shkon me 15.000 tonë”, citohet një banor i zonës për median në atë kohë.

“Është bërë me mashtrim. Këtu fillimisht u vendos një fabrikë lëkure, që e largoi komuniteti. Pastaj e modifikuan siç e kanë zakon këta dhe thanë që do të bënin parfumeri. Pastaj në këtë maskë kanë filluar të bënin montimin e bombulave që të furnizojnë Turqinë”, shprehet një banor.

Në foto: Porto Romano, viti 2022

Sipas banorëve, kompania përgjegjëse është “Alb Cosmetic International” dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që shoqëria e Adi Mehmetit e nisi aktivitetin me prodhimin e produkteve kozmetike.

Por, dokumentat zyrtare tregojnë se përgjegjëse për incidentin është konsideruar “Gazpoëer  AL”.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), në një reagim për ngjarjen e Tetorit të vitit 2022, thotë se “…është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula  e sigurimit të cisternës  së GLN-s të  automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e  subjektit  Gaspower Al sha.”.

Kompania “Gazpower  AL” nuk rezulton të ketë pasur asnjëherë në objektin e aktivitetit të saj prodhimin e produkteve kozmetike. Kjo situatë ngriti dyshimet se “Gazpower AL” mund të përdorej si maskim për shkeljet e “Alba Cosmetic”. Të paktën, këtë dyshohin banorët e zonës, të cilët ishin ndjerë të rrezikuar nga të paktën 4 shpërthime gjatë viteve 2021-222.

Etiketa: Adi MehmetiAlba CosmeticAnila DenajEtleva Budinipoliciaporti i durresitporto-romano“Alba Cosmetic International”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026
AKTUALITET

Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë për operatorët dhe rrezik për dëmtim mallrash

16:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ylli Zalla i shpëtoi sërish RENEA-s, policia: U arratis duke hyrë në pyll, arrestohet 55-vjeçari që e ndihmoi

14:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

12:52 : 23/06/2026
Para

Takimi i Berishës me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş