• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tartarizimi” i Reformës në Drejtësi

15:27 : 02/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prej 3 ditësh, rrjeti është përfshirë në ilaritet e ironi për kërkesat e çuditshme që anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, i dërgon kryetarit të kësaj strukture të rëndësishme.

Statuse në rrjete sociale, komente pa fund, batuta dhe meme kanë pasuar kërkesat e Tartarit për mungesën e kartolinave të Vitit të Ri apo për tollonat e naftës.

Por, sjella e Tartarit vetëm për të qeshur nuk është. Ai përfaqëson atë “modelin e ri” të zyrtarit që do të na sillte Reforma në Drejtësi. Atë “patriotin” që kërkonte me qiri Donald Lu, në zenitin e pushtetit të tij në Shqipëri.

Tartari, në vetëvete, është e keqja më e vogël e një procesi, që do t’i garantonte publikut një system drejtësie “hyjnore”.

Lexo edhe:

Regjisori Naun Shundi “denoncon” Reformën në Drejtësi edhe pas vdekjes/ 13 vjet gjyqeve për të marrë pagesën 1.2 mln lekë

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

Tartar Bazaj, nga shumë njerëz, sot shihet si personazh “qesharak”. Por, askush nuk mori seriozisht akuzat publike ndaj tij për falsifikim dokumentash shkollorë dhe plagosje shumë vite më parë.

Edhe kur u publikuan dokumenta mbi të kaluarën e Tartarit, askush nuk u dha rëndësinë e duhur. Një hetim i zhvilluar nga prokuroria e Donika Prelës u pushua, pasi Tartari u duhej të votonte emrin e Arta Markut për Prokurore të Përgjithshme.

Para kësaj, Tartari u emërua si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas verifikimeve “të thelluara” të kryera nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, i pajisur me shpurën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Askush nuk e konstatoi se Tartar Bazaj ka një seri procecesh gjyqësore për mashtrim si avokat, ka aplikuar me dokumenta të dyshuar si fallso, ka kryer një plagosje vite më parë kur luante “kaubojsësh” me uniform polici.

Tartari nuk është personazhi naiv. Ai ua ka “hedhur” një serie strukturash, filtrash, ekspertësh, institucionesh dhe në fund u promovua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nuk është faji i Tartarit që një tufë “syleshësh” i besuan atij dhe i dhanë pushtet të madh, aq sa vota e tij të ketë peshë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të prokurorëve të SPAK-ut e të karrierës së të gjithë prokurorëve të Republikës.

Tartari, në vetëvete nuk është problemi kardinal i Reformës në Drejtësi. Problemi qëndron tek “Tartarizimi” i Reformës.

Të ngjashëm me Tartarin ka edhe të tjerë në radhët e atyre që do të “reformojnë” drejtësinë. Në krah të Bazajt, në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ulet Nurihani (Seiti), një ish-prokurore komunizmi, që ka kërkuar dënime të rënda për ata që nuk donin Enverin.

Nurihani, për ata që ndjekin rrjetet sociale, është ajo anëtarja që shpjegoi në mënyrë “shkencore” se si konflikti i interesave është si puna e atyre dy drejtëzave.

Batutat që u shpërndanë në rrjet për Nurihanin, nuk i prishën asaj aspak qetësinë. Ajo ka dënuar në komunizëm, dhe sot është vendimmarrëse edhe në “Reformën” që do të çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

“Tartarizimi” është edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku dy anëtarë të tij kanë mashtruar me dokumentacionin, janë shkarkuar nga detyra për paaftësi apo kanë qenë në ndjekje të institucioneve ligjzbatuese për korrupsion.

Ata të dy, pavarësisht shpërthimeve të rrjetit, vijojnë të qëndrojnë hije-rëndë në detyrë e të vendosin për karrierën e gjyqtarëve e prokurorëve.

“Tartarë” ka edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilët, megjithëse mundohen të mbulojnë veprimtarinë e tyre pas perdes së “konfidencialitetit”, sërish u dalin “perla”.

KLGJ, fjala vjen, nuk i dha asnjë mbrojtje gjyqtarit Alaudin Malaj, i cili ka deklaruar zyrtarisht se i rrezikohet jeta nga “klani kriminal i Fatmir Xhafaj”. Këshilli i Lartë Gjyqësor, i emëruar sipas vullnetit të Fatmir Xhafajt, tha se nuk gjeti prova në kërkesën e Alaudinit.

“Tartar” është edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i cili u vendos në një llogore kundër Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si edhe kualifikoi Artur Metanin si Inspektor të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim flagrant me ligjin Themeltar të Shtetit.

Nuk është “Tartari”, por “Tartarizimi” problemi i këtij vendi. Dhe, përsa kohë që “tartarizimi” do të shoqërohet thjesht me batuta e ironi, çdo gjë do të vijojë sipas mendësisë së “tartarizimit”.

Etiketa: klpreforma ne drejtesitartari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Regjisori Naun Shundi “denoncon” Reformën në Drejtësi edhe pas vdekjes/ 13 vjet gjyqeve për të marrë pagesën 1.2 mln lekë

10:43 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

17:31 : 01/04/2026
AKTUALITET

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

15:03 : 28/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ Ja pse e paditi prokurorja gruan që denoncoi anëtarin e KLP, Olger Eminaj

16:40 : 25/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual i anëtarit Olger Eminaj, reagon KLP

16:08 : 24/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ SPAK sekuestron dokumenta e pamje filmike në KLP. Këshilli mbledhje urgjente

15:13 : 24/03/2026
Para

Roza Lati pa komplekse, tregon vendin më të çuditshëm ku ka bërë se*s

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom