• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirona e Lali Erit, beton dhe aheng…!

13:47 : 01/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete kulturore me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i vendit. Ajo bashki, ka kaluar emra të mëdhenj, personalitetet të vendit veçanërisht në vitet 20-30’ të shekullit të kaluar, por për të kremtuar një shekull kryeqytet, “fati i zi” e deshi që në drejtimin e bashkisë më të madhe të jetë Erion Veliaj.

Ky sqimatar i imazhit, i kurimit të propagandës, sot ofron vetëm aheng me këngë të përzgjedhura nga repertori i trevës së Tiranës. Padyshim emra të njohur të muzikës që për të paktën dy orë do sjellin një pjesë të traditës kulturore, por vetëm kaq, asgjë më shumë…

Tirana si arkitekturë është shuar e gjitha. Sot nuk gjen qoftë edhe një objekt të vetëm tipit të trevës së Tiranës. Shtëpitë e dikurshme, me qerpiç, mure guri, apo edhe tulla, janë shembur, janë zhdukur dhe nën rrënojat e saj mbinë pallate dhe kulla. E nisi Rama dhe e bitisi deri në fund Veliaj!

Sot nuk gjendet një muze i fisshëm që të tregojë historikun e Tiranës së prekshme dhe jo asaj me fotografi. Ata pak kinema të ndërtuara në vitet 20-30 me arkitekturë të veçantë u shkërmoqën nga fadromat e kryebashkiakut të mëparshëm Edi Rama. Mbi ta u lartësuan pallate, qarkullun miliona euro, u ngritën bare e restorante moderne, por varrosën historinë e një qyteti.

Lexo edhe:

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

Nuk është vetëm mani për të përfituar, por një nismë e qëllimtë që synonte zhdukjen e historisë së një kryeqyteti, për të mbjellë “hitorinë e re”, me parimin totalitar. Sot ka një përkujdesje të veçantë për të ruajtur me fanatizëm objektet kulturore të ndërtuara në vitet e sistemit komunist. Po synohet rivitalizimi i piramidës, i ngritur për nder të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1988.

U ruajt me fanatizëm fasada e Pallatit të Kulturës, ose Teatri i Operas dhe Baletit, po mbahet gjallë po me aq fanatizëm edhe Muzeu Historik Kombëtar. Nuk është aspak rastësi që çdo objekt, edhe me shije nga arkitektura sovjetike, sot jo vetëm qëndron në këmbë, por po ruhet me kujdes të veçantë due hedhur për ristrukturim miliona euro.

Mund të bëjnë mirë që e ruajnë, pasi çdo epokë ka historinë e saj, por dëmi më i madh që po bëhet është tendenca e dukshme selektive për të shkatërruar çdo ngrehinë të mëparshme të traditës dhe mbajtur vetëm një arkitekturë: atë komuniste dhe të Rilindjes së sotme.

Po zhduket me qëllim çdo traditë kulturore e mëparshme, me objekte apo edhe pasuri shpirtërore. Edhe atë kolorit të vetëm të mbetur nga tradita, siç është Sahati i Tiranës, Xhamia e Et’hem Beut apo edhe varri monumental i Kapllan Pashës, që të trija kanë një kullë të madhe mbi krye dhe kjo është pjella më e re e Lali Erit. Edhe këto tre objekte janë shuar nga gjigantët e betonit. Sahatin e Tiranës dhe Xhaminë, që as çmenduria komuniste nuk u vuri kazmën sot po e fut nën vete kulla e tmerrshme e dhënë me lejën e vetë kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vulën e “njomë” të kryeministrit Edi Rama.

Pak më lart dy objekteve të rëndësishme kulturore ndodhet edhe një monument tjetër si “Tyrbja e varrit të Kapllan Pashës”, edhe ai varrosur me kulla e madhe, “çuditërisht” me lejen e Ramës kur ishte kryebashkiak, kohë kur Veliaj thonte se shiste fiq në Rrugën e Elbasanit.

E megjithatë Lali Eri sot jeton ditë të “gëzueshme” për aq kohë sa këtë batërdi në shkatërrimin e historisë së një qyteti e mbulon me shfaqje, beton dhe aheng. Të gjithë le të marrin pjesë, edhe “Tironsit e vjetër”, ti gëzojnë ahengut, pasi nuk do të jetë çudi që pas pak vitesh edhe këngët të ndryshojnë. Gjithçka ndodh me njeriun e ri Rilindas!

Etiketa: Erion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

A e ka dëmtuar bazën e PS në Tiranë arrestimi i Veliajt? Spiropali asnjë fjalë për ta mbrojtur

22:16 : 01/05/2025
AKTUALITET

DETAJET/ Ja çështja për të cilën dëshmoi për 4 orë Mazniku, hetimi mund t’i kalojë SPAK-ut

14:56 : 28/04/2025
AKTUALITET

Njëri në burg, tjetri ministër/ Çfarë e ndau dyshen Veliaj-Mazniku dhe hija e “Nesti Angonit”

13:44 : 25/04/2025
AKTUALITET

Thirret në SPAK biznesmeni Shkëlqim Fusha

13:18 : 24/04/2025
Para

Pas afrimeve në merkato, Interi tenton rinovimet me dy yjet e skuadrës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com