• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji anti-KÇK/ Nën përgjim, Policia merr kompetencat e prokurorisë dhe gjykatave

09:31 : 01/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria miratoi një ditë më parë paketën ligjore të njohur si anti-KÇK, e cila ishte paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama prej disa muajsh. Në draftin e bërë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, bie në sy fakti se Policisë së Shtetit i jepen kompetenca që sot i ka Prokuroria dhe Gjykata.

Më specifikisht në nenin 33 të draftit, policisë i jepet e drejta që në bashkëpunim me operatorët telefonikë dhe ato që ofrojnë shërbimet e internetit, të merren të dhënat e përdoruesve, pa pasur nevojën e një vendimi gjykate apo urdhëri të Prokurorisë. Këto të fundit njoftohen, pasi policia ka përgjuar individët për të cilët ka dyshime se mund të jenë pjesë e krimit të organizuar, apo po përgatisin akte-terroriste.

“Kur në bazë të informacioneve që disponohen nga OFL-ja/Njësia Antiterror në Policinë e Shtetit dyshohet se subjekti i këtij akti normativ po planifikon, organizon apo merr pjesë në kryerjen e një krimi të organizuar apo veprimtarie terroriste dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet dhe të parandalohet në mënyra të tjera apo me aplikimin e masave parandaluese të parashikuara nga ky akt normativ, drejtuesi i OFL-së, vetëm ose në bashkëpunim më drejtuesin e Njësisë së Antiterrorit, nëse jemi në kushtet e dyshimit për veprimtari terroriste, mund të kërkojë akses për strukturat e policisë:

a) në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike e telefonike të çdo lloji, për identifikimin në kohë reale të subjektit a numrit të telefonit, të numrit të aparatit telefonik (IMEI) apo lokalizimin e antenave loguese të dy komunikuesve, si dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit;

b) në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike për komunikimin dhe postën elektronike, përfshirë internetin, ndër të tjera, edhe për identifikimin në kohë reale të përdoruesve të internetit me IP publike;

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

c) në database e regjistra elektronikë të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Mbi veprimet e kryera sipas parashikimit më sipër, drejtuesi i OFL-së informon Drejtorin e Përgjthshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorin kompetent, sipas parashikimeve të këtij akti normative”, përcaktohet në nenin 33.

Akti normativ i qeverisë ka shkaktuar reagime të shumta të organizatave të ndryshme, kryesisht atyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që sikundër ka raportuar “Zëri i Amerikës”, vendimi në fjalë nuk është konsultuar me BE dhe SHBA, sikundër është deklaruar rëndom nga zyrtarë të qeverisë.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për paketën e re ligjore, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë nuk mundi të jepte një vlerësim për të pasi, siç u shpreh zëdhënësi, “Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK”. Presim që të kuptojmë detajet” duke theksuar se “E vlerësojmë shprehjen nga Kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Edhe zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, duket se nuk është e informuar për paketën ligjore të miratuar sot. Përfaqësia e BE-së i tha Zërit të Amerikës se “Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk e ka parë aktin normative të miratuar sot dhe nuk mund të bëjë komente në këtë moment”. /BN/

Etiketa: kckpergjimeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
Para

Sherri me thika mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari

TË GJITHA

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com