• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka marrëveshje PS-PD për zgjedhjet e parakohshme?/ Rama i zënë me “rindërtimet”, ja ç’thotë Taulant Balla…

08:54 : 01/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, mohon që mes opozitës së bashkuar dhe Partisë Socialiste, të ketë një marrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Balla e konsideron një fantazi “marrëveshjen” për zgjedhjet e parakohshme, që sipas tij bëhet për të mbajtur me oksigjen aleancën jashtëparlamentare.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me aleancën”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, vjen një ditë pasi kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi në një intervistë se “i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhieqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”.

“Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, ç’ka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh, në veçanti Reformën Zgjedhore dhe të përpjekjes së PD dhe opozitës së bashkuar për ti dhënë zgjidhje kësaj krize poltike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershëm”, tha Basha.

Në reagimin e tij, Balla sqaron arsyen sepse ka reaguar ai, duke u shprehur se Kryeministri Edi Rama po merret me rindërtimin dhe s’ka asnjë minutë kohë për të harxhuar.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

“Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake”, shkruan Balla.

Nuk dihet sesa mund të qëndrojë edhe kjo deklaratë e Taulant Ballës, i cili më parë njoftonte qëndrimet e mazhorancës socialiste në Kuvend, dhe më pas ndodhte e kundërta. Kështu ndodhi edhe në rastin e paketës anti-shpifje, kur Balla deklaronte i bindur se nismat do të miratoheshin pasi Presidenti i Republikës ktheu ligjin për rishqyrtim në Kuvend, ndërsa në seancë, ishte po Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, që njoftoi se mazhoranca tërhiqej deri sa të jepte opinionin e tij Komisioni i Venecias. Ndaj nuk është çudi që edhe ky reagim i Ballës për çështjen në fjalë të përgënjeshtrohet po nga vetë ai, pas pak ditësh…

Ja postimi i Taulant Ballës

Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën.

Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparlamentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër. Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste.

Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit.

Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!

* Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake.

Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.

Etiketa: BallaBashaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

VIDEO/ Me shpejtësi mbi 150 km/orë, ja çfarë ndodh në autostradën Tiranë-Durrës

TË GJITHA

U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

11:56 : 27/10/2025

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

11:55 : 27/10/2025

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI

11:48 : 27/10/2025

“Pse u arratis Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

11:36 : 27/10/2025

Drejtësia raporton sot në Kuvend, Tabaku: Lejoni pyetjet, Kuvendi s’është kuti postare

11:36 : 27/10/2025

Berisha lexon në Kuvend mesazhet e “Taos” nga SKY ECC

11:29 : 27/10/2025

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com