• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tërmeti i djeshëm ndodhi në të njëjtin rajon ku goditi ai i 26 nëntorit”/ Paralajmërimi i sizmologut

11:21 : 29/01/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Sizmologu Llambro Duni foli në një intervistë për “News24” lidhur me tërmetin e fortë të mbrëmjes së kaluar me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, shoqëruar nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1, që riktheu panikun te qytetarët, duke i bërë të dalin sërish në rrugë.

Sizmologu Duni tha se tërmeti i mbrëmshëm ishte një paslëkundje në kuadër të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, për shkak se sipas tij, ka ndodhur në të njëjtin rajon, ku është aktivizuar tërmeti i 26 nëntorit.

“Tërmeti ka ndodhur në të njëjtin rajon që u përfshi më 26 nëntor, kështu që qartësisht është pasgoditje”, tha Duni.

A e dallojnë specialistët nëse një lëkundje është ngjarje e re?

Është vështirë të flitet jashtë një konteksti të caktuar. Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtin rajon që është aktivizuar 26 nëntori, kështu që është pasgoditje. Nëse ndodh në një zonë më të gjerë, duhet të kemi parasysh që vendi ynë është sizmik. Edhe në periudha jashtë kësaj krize, kemi regjistruar ngjarje. Kur ndodh një ngjarje e tillë është vështirë të themi është paragoditje apo pasgoditje.

Lexo edhe:

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

Sizmologu grek ka thënë se tërmeti i 26 nëntorit duhet të ishte kuptuar nga shkencëtarët shqiptarë nga lëkundjet e lehta të tokës….

Ai është personalitet i njohur i gjeologjisë, por jo sizmolog. Është shumë e lehtë të flasësh, pasi ndodh një ngjarje. Tërmetet janë të paparashikueshme. Është e vështirë të flasësh për parashikime, e kemi të pamundur të parashikojmë ngjarje tërmetore, është e pamundur në gjithë botën.

Tërmeti në Turqi dhe paralajmërimi për një tjetër tërmet të fuqishëm …

Është paralajmërim i nxituar. Alarmi për Stambollin është specifik, pasi ka ndodhur një ngjarje shkatërruese me mijëra viktima, vite më parë. Është normale që do të ndodhë, se pse në një vend sizmik priten ngjarje sizmike. Por, është vështirë të thuash kur, si e ku do të ndodhë. Shqetësimi i Stambollit është për ruajtjen e ndërtesave me vlerë.

Njerëzit po dyshojnë që çdo tërmet është paslëkundje…

Kanë të drejtë të dyshojnë, por ne kemi thënë me kohë që kjo dukuri do vazhdojë për disa muaj. Fakti që ka ndodhur në vendin që është aktivizuar në kohë, besojmë që është paslëkundje. Magnituda e një tërmeti shprehet me tipe të ndryshme magnitudash. Të gjitha tipet përfaqësojnë e paraqesin të njëjtën energji që çlirohet. Magnitudën e tërmeteve ne e paraqesim në magnitudë lokale, ndërsa qendra evropiane e paraqesin në magnituda të tjera, që nuk korrespondojnë. Është mirë të ruajmë një linjë arsyetimi, të përqendrohemi te magnituda lokale. Magnitudat e tjera janë më të mëdha se ajo lokale. Duhet të lexojmë gjithmonë ML (magnitudë lokale).

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar a mund të jetë një lëvizje e re sizmike?

Ne po diskutojmë dukurinë. Kemi instaluar në gjithë rajonin 30 sensorë, që ndjekin në vazhdimësi gjithë paslëkundjet dhe në fund do të shqyrtojmë në detaje gjithçka ka ndodhur, në bashkëpunim me ekspertë gjermanë.

Si është gjendja këtu?

Nga data e djeshme kemi rreth 15 ngjarje, ku 8 janë lokalizuar, pasi disa janë shumë të vogla dhe ndjehen vetëm në stacionin më të afërt.

Si duhet të jenë njerëzit të qetë?

Gjithçka është në funksion të strukturave ku ne jetojmë. Ata që jetojnë në struktura të sigurta, duhet të jenë të qetë. Nuk duhet të hyjmë në asnjë mënyrë në struktura të dëmtuara, pasi mjafton një lëkundje sado e vogël që të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Etiketa: lekundjasizmiologutermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

14:05 : 18/05/2026
AKTUALITET

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

22:34 : 12/05/2026
AKTUALITET

Saga e pafund e rindërtimit/ Familja Marku përjashtohet nga programi në Kurbin pas tre vitesh pritje

22:08 : 13/03/2026
AKTUALITET

Krijohet kompania shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet

16:54 : 02/02/2026
AKTUALITET

Zvarritet rindërtimi, 300 familje ende pa banesë 7 vite pas tërmetit në Kombinat

21:26 : 21/01/2026
AKTUALITET

Sako e Durrësit, erdhi nga tërmeti po ikën prej përmbytjeve!

19:32 : 09/01/2026
Para

Policia kërkon ndihmë/ Kush janë 5 personat më të kërkuar në Shqipëri (EMRAT+FOTO)

TË GJITHA

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom