• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosovë/ Për 20 vjet, 21 policë të vrarë në krye të detyrës

22:30 : 29/01/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Sami Thaçi, është zyrtari i 21-të policor i Kosovës që ka humbur jetën në krye të detyrës, që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 20 vjet më parë. Ky pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën gjatë një aksioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit, kurse dy zyrtarë të tjerë policor ishin lënduar, prej të cilëve njëri kishte marrë plagë të rënda.

Që nga rasti i parë i vrasjes së një zyrtari policor, që është regjistruar në shtator të vitit 2001, në vazhdimësi është ngritur edhe shqetësimi për mungesën e sigurimit shëndetësor e jetësor për të gjithë ata zyrtarë, që përkujdesen për rendin dhe ligjin.

Krahas numrit prej 21 policëve që humbën jetën në detyrë, numri i policëve të lënduar në kryerje të detyrës, konsiderohet të jetë shumë më i madh.

Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe aksidental për Policinë e Kosovës është e kamotshme, por që deri më tani, asnjë nga qeveritë e Kosovës, nuk ka arritur ta përmbushë, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.

Ai thotë se rasti i fundit i vrasjes së policit, ngre nevojën urgjente të krijimit të sigurimeve shëndetësore e jetësore për policët. Tasholli tregon se e vetmja ndihmë që familjarët e policëve që humbin jetën në detyrë, është një përqindje e pagës mujore.

Lexo edhe:

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

“Policia e Kosovës nuk kanë as sigurim jetësor dhe as shëndetësor. Mirëpo në rastet specifike të lënduarit në detyrë, ekziston mundësia që shpenzimet të realizohen nga Drejtoria e Policisë”, tha Tasholli.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë policit Artur Mrasori, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, që mbeti i lënduar të martën si pasojë e një shpërthimi gjatë aksionit të 28 janarit në Zhur të Prizrenit, tha se Ligji për sigurimet shëndetësore për policinë dhe Ligji për pensionim të parakohshëm, janë të domosdoshëm dhe do të miratohen.

“Është një kërkesë e drejtë e policisë për Ligjin për sigurime shëndetësore dhe Ligjin për pensionim të parakohshëm. Jemi në pritje të formimit të qeverisë së re për t’i dërguar këto ligje për miratim dhe kjo do të ndodhë”, tha Haradinaj.

“Gjatë këtyre dy vjetëve, është e vërtetë që kemi qenë më afër policisë edhe me buxhet edhe me përkrahje që nuk ka ndodhur ndonjëherë, mirëpo ato dy ligje janë të domosdoshme dhe duhet të realizohen”, tha Haradinaj.

Qeveria në largim e Kosovës, gjatë mbledhjes të mbajtur të mërkurën, vendosi që të ndajë 15 mijë euro për familjen policit të vrarë, Sami Thaqit, kurse nga 10 mijë euro për dy policët e lënduar gjatë aksionit në Zhur të Prizrenit.

Po në këtë mbledhje u vendos që familjeve të policëve të rënë në detyrë t’u jepet një shumë prej 300 eurosh çdo muaj, përveç pensionit që e marrin tani.

Në anën tjetër, Shaban Tasholli tregon se sindikata në disa raste ka ndihmuar familjarët e policëve që kanë humbur jetën në detyrë.

Sindikata në tri raste ka grumbulluar mjete financiare, në një rast janë ndarë 13 mijë euro, në dy raste tjera nga 2500 euro. Jemi interesuar për fëmijët e tyre, për shkollimin e tyre. Në çdo universitet dhe Kolegj privat, fëmijët e policëve të vrarë mund të regjistrohen dhe vazhdojnë studimet pa pagesë. Këto kanë qenë mundësitë tona në vijën sindikale që të ndihmojmë fëmijët e policëve të vrarë në detyrë”.

Përveç mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe jetësore, pjesëtarët e policisë pagën bazë e kanë 330 euro në muaj, kurse me Ligjin e ri, i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese Kosovës, pritet që paga bazë për Policinë e Kosovës të jetë 520 euro në muaj.

Kompensimi për familjarët e policëve të vrarë

Ardita Demaj, është bashkëshortja e policit të vrarë, Izet Demaj nga Komuna e Istogut, i cili u vra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në fund të vitit 2018. Ai ishte vrarë gjatë një shkëmbimi të shtënash me armë zjarri ndërmjet një personi të dyshuar për plaçkitje të një banke dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Aktualisht, Ardia Demaj është e papunë dhe jeton me dy vajzat e saj. Ajo tregon se pas vrasjes së bashkëshortit në detyrë, si kompensim merr 80 për qind të pagës bruto apo mbi 300 euro muaj.

Menjëherë pas vrasjes së bashkëshortit, tregon ajo, ka pasur ndihma të ndryshme, kurse aktualisht merr vetëm pensionin.

“Kjo shumë mjafton deri diku. Kërkesat familjare janë të mëdha. Në fillim pas vdekjes, janë përgjigjur edhe institucionet, edhe persona privat në forma të ndryshme”, tha Demaj për Radion Evropa e Lirë.

Në bazë të Ligjit për Policinë e Kosovës, në rast të vdekjes në detyrë të zyrtarit policor, policia paguan shpenzimet e ceremonisë se varrimit, po ashtu paguan bashkëshorten/in apo fëmijët nën moshën 18-vjeçare me një ndihmë financiare të menjëhershme në një shumë që është e barabartë me pagën mujore bruto të shumëzuar me gjashtë.

Në raste të caktuara sipas vlerësimit, thuhet në ligj, qeveria mund të ndajë shumë më të lartë financiare të menjëhershme për zyrtarin policor i cili ka vdekur në kryerje të detyrës.

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët nën moshën 18-vjeçare, kanë të drejtë në pension familjar deri në vlerën prej 60 deri në 80 për qind të pagës bruto.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme në sytë e qytetarëve, thuhet në raporte të ndryshme të organizatave joqeveritare, të cilat pasqyrojnë perceptimet rreth funksionimit dhe besueshmërisë në institucione.

Etiketa: detyrekosovepoliciavrasje

Lajme të lidhura

RAJONI

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

16:35 : 15/09/2025
RAJONI

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

15:00 : 15/09/2025
RAJONI

“Shuplaka Amerikane”, Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA godet ekonominë e Kosovës

10:09 : 15/09/2025
AKTUALITET

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

14:09 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim! Zbardhet skema e mashtrimit

12:12 : 14/09/2025
Para

Vrasja e policit në krye të detyrës, nesër ditë zie në Kosovë

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com