• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Sot votimi për ngritjen zyrtarisht të akuzave ndaj presidentit

21:29 : 18/12/2019
në BOTA

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë sot në favor të ngritjes zyrtarisht të akuzave për shkarkim ndaj Presidentit Donald Trump, çka e bën atë presidentin e tretë në historinë e vendit që do të përballet me një gjykim në Senat.

Sipas rregullave të miratuara të martën, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të debatojë për gjashtë orë lidhur me akuzat e ngritura ndaj presidentit. Zoti Trump akuzohet për abuzim me detyrën për shkak të përpjekjeve të dyshuara për t’i bërë presion Ukrainës që të ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020-s si dhe për pengim të hetimeve që po kryente Kongresi mbi këtë çështje.

Votimi pritet të mbahet sot në mbrëmje, kur presidenti Trump do të jetë duke mbajtur një fjalim gjatë një tubimi fushate në shtetin e Miçiganit.

Ngritja zyrtarisht e akuzave pritet të marrë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve në kushtet kur demokratët e kontrollojnë atë, por me kundërshtimin e pakicës republikane.

Më pas çështja i kalon për gjykim Senatit proces që pritet të nisë në muajin janar. Për shkarkimin e presidentit do të nevojiteshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit ndaj dhe nuk ka gjasa që kjo të ndodhë në kushtet kur Senati kontrollohet nga republikanët.

Lexo edhe:

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Votimit në Dhomën e Përfaqësuesve presidenti Trump i parapriu me një seri postimesh në Twitter. Ai kritikoi hetimet kundër tij dhe përsëriti se nuk ka bërë asgjë shkelje.

“Nuk jam i shqetësuar!”, shkruante Presidenti Trump.

Presidenti i ka dërguar gjithashtu dhe një letër prej gjashtë faqesh kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ku thuhej ndër të tjera se janë demokratët dhe ajo vetë që kanë kryer shkeljet e pretenduara.

“Ju jeni ata që keni ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Ju jeni ata që po shkatërroni demokracinë amerikane, që po pengoni drejtësinë. Ju jeni ata që po i sillni dhimbje e vuajtje republikës sonë për përfitime personale dhe politike” shkruante presidenti.

Ndërkohë zonja Pelosi i ka dërguar një letër demokratëve të Dhomës së Përfaqësueve ku shkruante ndër të tjera se me votimin për të miratuar zyrtarisht akuzat me qëllim shkarkimin e presidentit ata do të ushtrojnë “një nga fuqitë më solemne që u ka dhënë Kushtetuta”, siç shprehej ajo.

“Për fat të keq, faktet e kanë bërë të qartë se Presidenti ka abuzuar me detyrën për përfitim personal e politik. Ai pengoi Kongresin duke pretenduar se nuk mund të japë llogari, se qëndron mbi Kushtetutën dhe mbi popullin amerikan…Në Amerikë, askush nuk është mbi ligjin“, shkruante zonja Pelosi./VOA/

Etiketa: akuzaPresidentiSHBAvotimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

21:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
BOTA

Katër mënyrat se si mund të përfundojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve

17:41 : 02/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
Para

Grubi: BDI do të shkojë e vetme në zgjedhje

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com