• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lekët lumë” te Posta e Laert Duraj/ 1.7 mln USD hapësirë virtuale në tender pa garë

08:38 : 18/12/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Posta Shqiptare, e drejtuar nga Laert Duraj, ka vendosur të shpenzojë 1.7 miliardë lekë të vjetra (rreth 1.7 milionë dollarë) për blerjen e hapësirës virtuale për “hybrid mail”, në një procedurë tenderuese me garë dukshëm “fiktive”.

Në Buletinin e Prokurimeve, të publikuar më datë 16 Dhjetor 2019, Posta Shqiptare ka njoftuar se kompania “Sinteza &Co” është shpallur fituese e tenderit “Blerje Hibrid Mail”, me fond 175.122.533 lekë pa TVSH.

Në këtë tender kanë marrë pjesë edhe dy kompani të tjera, të cilat duket se kanë qenë thjesht për “formalitet”.

Lexo edhe:

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera!

Në njoftimin e fituesit, Posta Shqiptare informon se në tenderin e zhvilluar në 20 Nëntor 2019, krahas kompanisë “Sinteza”, kanë marrë pjesë edhe “Elektrosek” shpk dhe “Albdesign PSP”.

Këto dy kompani janë skualifikuar, me të njëjtat argumenta: “Nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion tjetër ligjor, ekonomik apo teknik”.

Pra, për të thjeshtuar shpjegimin e procedurave, dy kompanitë duket se kanë vendosur vetëm emrin në këtë tender, për të siguruar “konkurencën”, ndërkohë që ato nuk duket se kanë pasur asnjë interes për të qenë fituese në prokurimin publik të zhvilluar nga “Posta Shqiptare.

Objekt i tenderit ka qenë blerje e “Hibrid mail”, ose më saktë blerje hapësirë virtuale për të aplikuar një ndër metodat e dërgimit të postës.

“Hybrid mail” është një sistem që ndërthur postën e thjeshtë me postën elektronike. Nëpërmjet këtij sistemi, dërguesi mund të ngarkojë në internet (upload) materialin që kërkon të dërgojë.

Ky material, nëpërmjet postës elektronike e-mail, i dërgohet zyrës postare ku ka adresën pritësi, në Shqipëri ose jashtë saj. Punonjësit e zyrës pritëse, marrin materialin e dërguar me e-mail, e printojnë, e vendosin në zarf së bashku me pullën postare dhe e dërgojnë në adresën e kërkuar.

Ky sistem shkurton kohën e shkëmbimit të materialeve postare, por nga ana tjetër ngre dyshime mbi cënimin e fshehtësisë së korrespondencës.

Gjithësesi, klientët që do të kërkojnë një shërbim të tillë, prezumohet që heqin dorë nga e drejta e “fshehtësisë së korrespondencës”.

Për realizimin e shërbimit “Hybrid mail” kërkohet një investim paraprak, kryesisht në blerje hapësirë virtuale, nëpërmjet të cilit ngarkohen “upload” materialet, të cilat më pas dërgohen.

Pjesë e tenderit ka qenë edhe krijimi i një hapësire (dhome) të posaçme për ofrimin e këtij shërbimi, si edhe blerja e pajisjeve elektronike (kompjuter-server-printer) për aplikimin praktik të tij.

Ky tender është anuluar më parë nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili i kërkoi autoritetit kontraktor, Posta Shqiptare, që të modifikonte specifikimet teknike, pas ankesës së një kompanie ofertuese.

Pas ri-zhvillimit të tenderit, në të morën pjesë 3 kompani, një prej të cilave, “Sinteza &Co” me një ofertë konkrete dhe dy të tjerat, pa asnjë ofertë dhe asnjë dokumentacion.

Në përfundim, fituese u shpalla, pa asnjë surprizë, kompania e vetme që kishte dhënë një ofertë, “Sinteza”, e cila ka marrë përsipër të realizojë shërbimin për një vlerë prej 174. 7 milionë lekë të reja (rreth 1.7 milionë dollarë amerikanë).

Tenderi 1 mln USD/ Çfarë i lidh Postën Shqiptare, “Sinteza & Co” dhe “politikanin e madh”?

Etiketa: laert durajposta shqiptaretendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera!

17:34 : 03/07/2026
AKTUALITET

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

16:23 : 19/06/2026
AKTUALITET

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

22:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, “arrest me burg” për francezin

10:53 : 27/05/2026
AKTUALITET

Krijuan një skemë mashtrimi me faqe false të Postës Shqiptare, arrestohet francezi, në kërkim një gjerman

14:31 : 25/05/2026
Para

Ja, ky është shkrim, kështu do jenë kronikat për Edin tani e tutje

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş