• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE: Mes xhunglës së ligjeve dhe El Dorados së premtuar

17:38 : 18/12/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Qysh prej fillimit të krizës financiare globale, Bashkimi Europian ka pasur sfida të jashtme dhe të brendshme, që kanë tronditur fort disa prej shtyllave ku bazohet ky projekt. Flluska e pasurive të patundshme në Irlandë, tsunami i borxheve në Greqi, kriza financiare në Spanjë dhe Portugali, mungesa e rritjes ekonomike vjetore në Itali përgjatë krejt dekadës së fundit, rritja e autoritarizmit në Hungari etj. Europa gjithashtu po humbet nga konkueshmëria e saj në tregjet globale, popullsia e saj po plaket me shpejtësi, ndërsa ritmet e rritjeve të lindjes kanë rënë ndjeshëm dhe politikat migratore po shkurajohen për shkak të ligjërimit anti-emigracion.

Një Europë e plakur, pa perspektivë zhvillimi, që vuan nga gerontokracia (pushteti i të vjetërve) vençarisht në pjesën jugore të saj, nuk ka se si të jetë shpresëdhënëse për të rinjtë europianë, por edhe për ata mijëra të rinj që presin me padurim ti bashkangjiten familjes europiane. Kjo padyshim ndikon në rritjen e skepticizmit dhe mungesës së shpresës te të rinjtë europianë. Jo vetëm po largohen në masë, për shkak të papunësisë në rritje në vendet e tyre, që në Europën Jugore është vencarisht akute, por po rritet një brez 30 vjeçarësh që për shkak të mungesës së një pune dhe stabilitetit për një jetë të dinjitetshme dhe të pavarur po jetojnë me prindërit ndonëse në moshë madhore, të pamartuar dhe pa perspektivë të qartë.

Sikundër thotë Bruce Stokes në një artikull së fundmi në Foreign Policy “një në dy të rinjë në Spanjë dhe Greqi janë të papunë. Përballë këtyre vështirësive, europianët e rinj e ndjejnë veten pa shpresë.” Më shumë se gjysma e të rinjve në gjashtë nga shtatë shtetet e analizuar nga Pew Research Center muajin e kaluar besonin se “suksesi në jetë varet nga forcat jashtë kontrollit të individit”. Kjo përfshinte 63 përqind të italianëve dhe gjermanëve dhe 62 përqind të grekërve dhe polakëve.

Së jashtmi, presioni rus që ndjehet si në rastin e shumë-diskutuar të Ukrainës, ashtu edhe përmes politikave energjetike apo kondicionalitetit të rrymave të gazit, duke i zhvlerësuar sanksionet europiane apo thjesht duke i zbehur ato. Defiçiti tregtar në rritje me Kinën, ku janë zhvendosur edhe një pjesë e mirë e industrive europiane, problemet gjermano-amerikane në lidhje me çështjen e përgjimeve apo fluksi i emigrantëve me të cilët përballen gjithnjë e më tepër, por edhe mungesa e një politike të jashtme të mirë-koordinuar dhe koherente, bëjnë që BE të vazhdojë të jetë “një gjigand ekonomik por njëkohësisht një xhuxh politik” sipas fjalëve të ish-ministrit belg te punëve të jashtme Mark Eyskens.

Lexo edhe:

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

Nga ana tjetër Bashkimi Europian vuan mungesën e një politike koherente edhe së brendshmi. Kjo si rezultat i një kuadri rregullator mjaft të ngarkuar që e pengon reformimin institucional, konkueshmërinë ekonomike si dhe krijon një deficit demokratik për të cilën BE-ja është kritikuar gjatë vencarisht në periudhën pas viteve 90-të. Sikundër na thotë së fundmi Timothy Garton Ash për të ilustruar mungesën e një strategjie efiçente ndaj problematikës me Rusinë: “Ligji i xhunglës në Moskë ballafaqohet me xhunglën e ligjeve në Bruksel”.

Duket një shprehje e qëlluar po të kemi parasysh se sa e vështirëson kjo “xhungël ligjesh” efikasitetin e një entiteti që duhej të ishte simbol i teknokracizmit, eficensës dhe transparencës, të paktën nëse do i referoheshim vizionit të themeltarëve si Monet, Shuman, De Gaspieri, Adenauer etj. Instituti i Çështjeve Ekonomike në Britaninë e Madhe së fundmi në një analizë ekonomike nëse Britania e Madhe do të përfitonte apo jo nga një dalje nga BE, i referohej faktit që kjo “xhungël” ligjesh përkthehej ndryshe në rreth 8,937 regullore europiane, 1,953 direktiva europiane, 15,561 vendime, 2,948 akte të tjerë ligjorë, 4,733 marrëveshje ndërkombëtare, 4,843 akte legale jo-detyruese, por që mund të kthehen në detyruese nëse palët firmatëre bien dakord, 52,000 standarte ndërkombëtare të dakordësuara nga BE, 11,961 verdikte të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Kjo shumësi ligjesh, direktivash, vendimesh dhe rregulloresh i vështirëson punët imazhit të BE-së nga brenda dhe nga jashtë. Sikundër argumentojnë Heather Grabbe dhe Stefan Lehnne së fundmi në një artikull të quajtur “Inteligjenca Emocionale për Demokracinë Euopiane” dhe të botuar nga Carnegie Europe, “qytetarëve të zakonshëm Europa iu duket e largët, elitiste dhe e vështirë për tu kuptuar”. Apo sikundër ka thënë së fundmi ish-ministri grek i financave Varufakis “ka zero transparencë ne Europë dhe aspak llogari-dhënie demokratike”.

Megjithëse BE ka më tepër mekanizma transparence se shumica e vendeve antare në dispozicion ose rentabilitet në shpenzimet buxhetore, ku vetëm rreth 6 përrqind e buxhetit të saj shkon për shpenzime administrative, prapëseprapë perceptimi për Europën është i tillë që e largon atë nga qytetarët e zakonshëm europianë. Këta të fundit kur iu është dhënë mundësia për të votuar, si për shembull në referendumin për Kushtetutën ku votuesit francezë dhe hollandezë e votuan kundër, apo në rastin e zgjedhjeve europarlamentare të fundit, ku vendosën të zgjedhin në masë parti euro-skeptike në të majtë dhe të djathtë të spektrit, kanë demonstruar haptazi pakënaqësinë e tyre me mënyrën sesi elitat burokratike të Brukselit punojnë.

Vende të ndryshme europiane kanë filluar të shijojnë frytet e “qeverisjes së mirë” [good governance] dhe recetat mund të përdoren me efikasitet edhe në rastin e BE në mënyrë holistike. Rritja e transparencës, korrektimi i “defiçitit demokratik”, rritja e rolit dhe peshës së parlamentit europian, por dhe rritja e rolit të qytetarëve duke iu mundësuar atyre pjesmarrje të drejtëpërdrejtë nëpërmjet referendumeve më të shpeshta, peticioneve (psh online), rritje të aksesit të tyre në GJED sikundër argumentojnë Grabbe & Lehnne do të mundësonte një Europe më të hapur, më demokratike, me fleksibilitet më të madh, më konkurruese dhe më të drejtë për shumicën e qytetarëve të saj, qofshin këta të sotëm, apo të nesërm, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët këndej dhe andej kufirit. Me qëllim të këta të fundit mos të detyrohen të arratisen drejt një mirazhi inekzistencial, por të gëzojnë frytet e një realiteti europian.

Etiketa: BEpaketa anti-shpifjexhungla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

"Ushtari i bandës së Lushnjes dënoi Salianjin dhe Olldashin" / Basha: Rama i ka bërë gabim llogaritë

TË GJITHA

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com