• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shpërthen” Ngjela: Për 15 ditë Rama mbrojti krimin shtetëror, i kërkoi Bashës…

14:15 : 15/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokati Spartak Ngjela, dikur një alet i Kryeministrit Edi Rama, ka shpërthyer përmes një postimi të gjatë në rrjet, ndërsa shprehet entuziast lidhur me arrestimet e kryera me urdhër të Prokurorisë, të atyre që cilësohen përgjegjës për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Këtë ditë filloi arrestimi i keqbërësve, pjella të korrupsionit të nivelit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dje u arrestuan 18 të inkriminuar, ndërtues, kontrollorë dhe administratorë shtetërorë. Kjo është hera e parë pas 75 vjetësh që instituti i akuzës po tregon se është me shqiptarët dhe jo me keqbërësit e tyre”, shkruan Ngjela në reagimin e tij.

Në vijim, Ngjela shkruan se “shqiptarët kanë njëqind vjet që vuajnë padrejtësinë e imponuar nga abuzimi i qeverive të tyre ose terroriste, ose abuzuese me korrupsion enorm shtetëror”.

“Gjendja e sotme krijoi përplasjen përfundimtare të drejtësisë me padrejtësinë.

Tërmeti vrau 51 shqiptarë të vuajtur nga padrejtësitë, dhe vetë shteti fliste sikur këtë fatkeqësi e kishte dërguar Zoti. Por ishte e kundërta: të gjithë të vdekurit i vrau krimi shtetëror në bashkëpunim me mafien e ndërtimit.

Lexo edhe:

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Kryeministri shqiptar në fillim tha se ndërtesat e rrëzuara janë shtesa pa kriter që i kanë bërë njerëzit, kurse në Turqi na tha se “janë ndërtesa të vjetra të kohës së komunizmit dhe disa të tjera që janë ndërtuar kur nuk kishte kontroll shtetëror”, shkruan avokati.

Sipas tij, Rama për 15 ditë rresht foli disa herë me gjuhën e paturpshme në mbrojtje të një krimi shtetëror, sepse nuk foli fare për abuzimin në ndërtim, kuptohet se është dhe vetë i implikuar në këtë krim.

“Kurse, pas arrestit, pasi e dha edhe vetë lajmin e arrestimit, i mërzitur, iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike që të bashkoheshin.Të bashkoheshin, përse? Sigurisht, është e qartë: kundër goditjes antikorrupsion dhe kundër arrestimit të mafies së ndërtimit, kjo kuptohet”, shkruan Ngjela.

Komenti nga Spartak Ngjela

Pyetja që kanë ngritur shqiptarët e vrarë shpirtërisht gjatë këtyre ditëve të pastërmetit tragjik të 26 nëntorit, ka qenë kjo: me kë do të jetë prokuroria shqiptare në hetimin e vdekjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, me shqiptarët apo me ata që kanë vjedhur shqiptarët? Dje, në paraditen e e datës 14 dhjetor 2019, kjo pyetje u zgjidh: prokuroria po tregon se do të jetë me shqiptarët.

Këtë ditë filloi arrestimi i keqbërësve, pjella të korrupsionit të nivelit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dje u arrestuan 18 të inkriminuar, ndërtues, kontrollorë dhe administratorë shtetërorë. Kjo është hera e parë pas 75 vjetësh që instituti i akuzës po tregon se është me shqiptarët dhe jo me keqbërësit e tyre.

l.

Pse deri tani nuk është goditur mafia e ndërtimit, dhe, bashkë me të, edhe korrupsioni i lartë shtetëror?

Sepse edhe prokuroria, edhe gjykata, kanë qenë të përfshirë në korrupsion. Dhe duhet të kuptohemi: korrupsioni shtetëror shqiptar, i gjithi si një trup, ka qenë dhe është i përqëndruar te mafia e ndërtimit. Të gjitha të ardhurat monetare, korrupsioni i lartë shqiptar i ka përfituar te lejet apo licensat që i ka shitur mafies së ndërtimit. Aty ka përfituar edhe qindra apartamente që i ka shitur në treg. Shumë prej tyre janë edhe tek ata që u palosën nga tërmeti i 26 nëntorit: do t’i shikoni.

Madje, ndërkaq duhet të theksojmë se, vetë mafjen e ndërtimit e ka krijuar korrupsioni kryeministror shqiptar- të gjitha qeveritë, pa përjashtim.

Korrupsioni shtetëror shqiptar ka qenë i gjithi i lidhur si një kompani keqbërësish kundër shqiptarëve – prokurori, gjykatë, qeveri, dhe pushtet vendor. Të gjithë bashkë kanë qenë dhe janë, sigurisht. Por tani janë të trembur.

Duhet të kuptohemi: korrupsioni qeveritar, po nuk ka me vete pushtetin gjyqësor (gjykatë prokurori), nuk bie dot në korrupsion.

Prandaj gjendja në Shqipëri ka qenë tepër e rëndë dhe, para se të fillonte reforma në drejtësi, dukej si e pashpresë.

Arrestimet e datës 14 dhjetor treguan më në fund se reforma në drejtësi, filloi të funksionojë.

ll.

Ka disa raste në histori kur natyra ka goditur shoqëritë e dërmuara nga abuzimet e pushteteve politikë, dhe ato shoqëri janë shpërbërë. Kjo është situatë ku po ndodhet sot edhe shoqëria shqiptare, dhe vetë shteti shqiptar, në këtë kohë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit të këtij viti.

Korrupsioni i lartë shtetëror u kuptua që këtë po priste, shperbërjen e Shqipërisë.

Nga sjellja e tyre, u kuptua që individët e spikatur të korrupsionit shqiptar, menduan se Shqipërisë i erdhi fundi, dhe reforma në drejtësi që po zhvillohej enkas kundër tye, mori gjithashtu fund.

Por, goditja penale e djeshme, nëse do të vijojë, do të hedhë hapin e parë të procesit që do të vendosë drejtësinë ligjore në Shqipëri. Shqipëria e ka domosdoshmëri të prosperitetit të saj vendosjen e drejtësisë.

lll.

Duhet të theksojmë se shqiptarët kanë njëqind vjet që vuajnë padrejtësinë e imponuar nga abuzimi i qeverive të tyre ose terroriste, ose abuzuese me korrupsion enorm shtetëror.

Gjendja e sotme krijoi përplasjen përfundimtare të drejtësisë me padrejtësinë.

Tërmeti vrau 51 shqiptarë të vuajtur nga padrejtësitë, dhe vetë shteti fliste sikur këtë fatkeqësi e kishte dërguar Zoti. Por ishte e kundërta: të gjithë të vdekurit i vrau krimi shtetëror në bashkëpunim me mafien e ndërtimit.

Kryeministri shqiptar në fillim tha se ndërtesat e rrëzuara janë shtesa pa kriter që i kanë bërë njerëzit, kurse në Turqi na tha se “janë ndërtesa të vjetra të kohës së komunizmit dhe disa të tjera që janë ndërtuar kur nuk kishte kontroll shtetëror”.

Po tani.

Tani ai kthehu, por ishte i trembur. Fakti që, në pesëmbëdhjetë ditë rresht, Rama foli disa herë me gjuhën e paturpshme në mbrojtje të një krimi shtetëror, sepse nuk foli fare për abuzimin në ndërtim, kuptohet se është dhe vetë i implikuar në këtë krim. Kurse, pas arrestit, pasi e dha edhe vetë lajmin e arrestimit, i mërzitur, iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike që të bashkoheshin.Të bashkoheshin, përse? Sigurisht, është e qartë: kundër goditjes antikorrupsion dhe kundër arrestimit të mafies së ndërtimit, kjo kuptohet.

Është naiv. Kërkon të mbrojë abuzimin shtetëror që ka vrarë njerëz dhe i ka shkaktuar një dëm mbi një miliardë euro shoqërisë shqiptare, duke kërkuar ndihmën e opozitës jashtë parlamentare. Po kaq ia pret.

lV.

A ka ndonjë fakt që na tregon se goditja penale do të vijojë, dhe ndërkaq edhe reforma në drejtësi do të vijojë të implementohet?

Po ka një fakt tepër sinjifikativ: një ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se këto ditë do të fillojë goditja e SPAK-ut kundër korrupsionit të lartë shtetëror, prokuroria filloi goditjen penale kundër mafies së ndërtimit dhe krimit shtetëror. Ky është fakt real shpresëdhënës se në Shqipëri do fillojë goditja e krimit shtetëror.

Këto sigurisht që janë të lidhura.

Nëse goditja penale e filluar dje, do të vijojë dhe nuk do të kursejë askënd, as në mafien e ndërtimit dhe as në korrupsionin shtetëror, atëherë duhet ta pranojmë se Shqipëria po hyn në një modern age – në një epokë të re.

Shqiptarët, duke filluar që nga ideologjia e Rilindjes Kombëtare, kanë luftuar dhe kanë pritur që të hyjnë domosdoshmërisht në një epokë moderne. Por, deri tani nuk kanë hyrë dot, sepse kanë qenë të pushtuar nga qeveri abuzuese, të cilat i kanë ndaluar të hyjnë në jetën reale të epokës moderne që ka krijuar qytetërimi perëndimor.

Por, goditja penale që u ushtrua dje, tregoi se në këtë kohë të re po hyhet me një proces real.

Etiketa: ngjelaRamatermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025
Para

4 rregullat e jetëgjatësisë në ishullin e 100-vjeçarëve

TË GJITHA

Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

08:54 : 26/08/2025

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

08:46 : 26/08/2025

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

08:27 : 26/08/2025

Mbështetje sociale sa për “sy e faqe”! Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon

08:23 : 26/08/2025

Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 26/08/2025

Ulen ndjeshëm temperaturat në vend! Ja sa shënon termometri sot

08:01 : 26/08/2025

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com